Thimi Filipi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Thimi Filipi
U lind në(1926-03-01)1 mars, 1926
Korça, Shqipëria
VdiqGabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti
Profesioni
  • aktor

Thimi Filipi (Korçë, 1 Mars 1926 - 1 korrik 1990) ka qenë një aktor i mirënjohur shqiptar.

Jetëshkrim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Thimi Filipi ka lindur në qytetin e Korçës në vitin 1926. Rolet e tij të para do të jenë në trupat jo profesioniste në qytetin e Korçës. Gjatë Luftës së Dytë Botërore mori pjesë në formacionet partizane, ku punon për krijimin teatrove partizane. Me mbarimin e luftës fillon punë në spitalin e Korçës. Mbaron kursin për aktrim dhe fillon të luajë disa role me teatrin profesionist të qytetit. Në vitin 1954 fillon punën si aktor profesionist pranë teatrit “Andon Zako Çajupi”. Roli i tij i parë do të jetë në dramën Lulja e kujtimit. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh që do ta bënin shumë të njohur tek publiku.

Në kinematografi do të interpretojë në më se 30 filma artistikë dhe televizivë. Roli i tij i parë në kinematografi do të përkojë me filmin e parë, tërësisht shqiptar, Tana, në rolin e sekretarit të partisë. Do të pasonin role të tjera, si ai i Nezirit, tek filmi Përballimi, Fahredini tek Njeriu me top, Xhemal Struga tek Ballë për ballë, Nashua tek Si gjithë të tjerët, Gramozi tek Asgjë nuk harrohet, babai i Irenës te Pranvera s’erdhi vetëm etj. Më 1986 mori Çmimin “Aleksandër Moisiu”.

Ndahet nga jeta në Korçë, në 1 korrik të vitit 1990.

Për meritat e tij artistike, më 5 gusht të vitit 1991 Thimi Filipi nderohet me titulli i lartë “Artist i Popullit” (pas vdekjes).

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Thimi Filipi tek IMDb