Thirrja (film)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Thirrja film shqiptar. Regjia: Fehmi Hoshafi. Skenari: Kujtim Gjonaj, Ilinden Spase. Muzika: Tasim Hoshafi. Prodhuar nga "Shqipëria e Re". Viti: 1976. Kohëzgjatja: 69 min.

Bashkëpunëtorë: Bardhyl Martiniani, Arben Basha, Arben Rino.

Aktorë: Astrit Çerma, Liri Lushi, Ndrek Luca, Albert Verria, Nikolin Xhoja, Vangjel Heba, Tinka Kurti, Viktor Bruçeti, Lutfi Hoxha.

Përshkrimi: Kujtim Morava shkon të punojë në një fshat shumë të prapambetur ku vepron ende kanuni. Kujtimi merr pjesë në prishjen e kishave dhe të xhamive të cilat quheshin qëndra të mbështetjes së kanunit dhe të prapambetjes. Filmi bazohet në ngjarje reale të reformave partiake të fundit të viteve 60.