Thomas Jefferson

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Thomas Jefferson
Thomas Jefferson
Presidenti i 3-të i Shteteve të Bashkuara
4 mars 18014 mars 1809
Paraardhësi: John Adams
Pasardhësi: James Madison
Zëvendëspresidenti i dytë i SHBA-së
4 mars 17974 mars 1801
Paraardhësi: John Adams
Pasardhësi: Aaron Burr
Sekretar i Shtetit i Shteteve të Bashkuara (i pari)
22 mars 179031 dhjetor 1793
Paraardhësi: John Jay (Marrëniet me Jashtë)
Pasardhësi: Edmund Randolph
Ministër i Financave i Shteteve të Bashkuara
17 maj 178526 shtator 1789
Paraardhësi: Benjamin Franklin
Pasardhësi: William Short
Delegat në Konferencën e Konfederatës nga Virginia
3 nëntor 17837 maj 1784
Paraardhësi: James Madison
Pasardhësi: Richard Henry Lee
Guvernatori i dytë i Virxhinias
1 qershor 17793 qershor 1781
Paraardhësi: Patrick Henry
Pasardhësi: William Fleming
Delegat i Virxhinias në Kongresin e Dytë Kontinental
20 qershor 177526 shtator 1776
Paraardhësi: George Washington
Pasardhësi: John Harvie
Të dhënat personale
Lindi më: 13 prill 1743
Lindi në: Shadwell, Kolonia e Virxhinias, Amerika Britanike
Vdiq më: 4 korrik 1826 (90 vjeç)
Vdiq në: Charlottesville, Virginia, SHBA
Profesioni: Politikan, Jurist
Bashkëshortja Martha Wayles (m.1772; v.1782)
Fëmijë 6
Feja: Deizëm
Nënshkrimi
Thomas Jefferson


Thomas Jefferson

Thomas Jefferson (13 prill 1743 - 4 korrik 1826) ishte një nga Baballarët Themelues të Shteteve të Bashkuara. Ai ishte autori kryesor i Deklaratës së Pavarësisë dhe më vonë shërbeu si Presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara nga 1801 deri në 1809. Më parë ai kishte qene zgjedhur zëvendëspresidenti i dytë i Shteteve të Bashkuara nën presidentin John Adams, nga 1797 në 1801. Ai ishte një ithtar i demokracisë, republikanizmit dhe të drejtave të individit që motivuan kolonistët amerikanë për tu shkëputur nga Britania e Madhe dhe të formojnë një komb të ri. Ai i krijoi dokumente formative dhe vendime në nivel kombëtar dhe lokal.

Xheferson ishte kryesisht me origjinë angleze, i lindur dhe arsimuar në koloninë e Virxhinias. Ai u diplomua nga Kolegji i William dhe Mary dhe punoi për një kohë të shkurtër si avokat, duke mbrojtur skllevërit që kërkonin lirinë e tyre. Gjatë Revolucionit Amerikan, ai përfaqësoi Virxhinian në Kongresin Kontinental që miratoi Deklaratën, hartoi ligjin për lirinë fetare si një ligjvënës Virginia, dhe ka shërbyer si guvernator i kohës së luftës (1779-1781). Ai u bë ambasador i Shteteve të Bashkuara në Francë në maj 1785, dhe më pas i pari Sekretar i Shtetit në 1790-1793 nën presidentin Xhorxh Uashington. Xheferson dhe Xhejms Madison organizuan Partinë Demokratike Republikane për të kundërshtuar Partinë Federaliste gjatë formimit të Sistemit të Parë Partiak. Me Madisonin, ai shkroi anonimisht Rezolutat e diskutueshme të Kentakit dhe Virxhinias në vitet 1798-1799, që kërkonin të inkurajonin të drejtat e shteteve në kundërshtim me qeverinë kombëtare duke zhvleftësuar Aktet e të Huajve dhe Rebelimit.

Si President, Xheferson vuri në plan të parë interesat e vendit në tregëtinë detare kundër piratëve të Barbarisë dhe politikave agresive tregtare britanike. Ai organizoi gjithasgtu Blerjen e Luizianës, që dyfishoi territorin e vendit. Si rezultat i bisedimeve të paqes me Francën, administrata e tij reduktoi forcat ushtarake. Ai u rizgjodh në mandatin e dytë në vitin 1804. Mandati i dytë i Xhefersonit u karakterizua më probleme, duke përfshirë gjykimin e ish-nënpresidentit Aaron Burr. Tregtia e jashtme amerikane u ul shumë, kur Xhefersoni zbatoi Aktin e Embargos në vitin 1807, duke iu përgjigjur kërcënimeve britanike ndaj anijeve të SHBA-së. Në 1803, Jefferson filloi një proces të diskutueshëm të largimit të fiseve indiane nga Territori i Luizianës i sapo organizuar. Ai nënshkroi gjithashtu Aktin e Ndalimit të Importimit të Skllevërve në vitin 1807.

Xheferson zotëronte shumë disiplina, si topografia, matematika, frutikultura dhe mekanika. Ai ishte një arkitekt i provuar në traditën klasike. Interesi i madh i Xhefersonit në fe dhe filozofi i dha atij presidencën e Shoqatës Filozofike Amerikane. Ai iu shmang fesë së organizuar, por u ndikuar nga krishterimi dhe deizmi. Xheferson ishte i përgatitur mirë në linguistikë dhe fliste disa gjuhë. Ai themeloi Universitetin e Virxhinias pasi u tërhoq nga postet publike. Xheferson ishte një shkrues produktiv letrash dhe kishte letërkëmbim me shumë njerëz të shquar dhe të rëndësishëm gjatë jetës së tij. Libri i tij i vetëm i plotë Shënime mbi Shtetin e Virxhinias (1785), konsiderohet si libri më i rëndësishëm amerikan i publikuar para vitit 1800.

Xheferson kishte në pronësi disa plantacione në të cilat punonin nga qindra skllevër. Shumica e historianëve tani besojnë se, pas vdekjes së gruas së tij në vitin 1782, ai kishte një marrëdhënie me skllaven e tij Sally Hemings me të cilën kishte të paktën një fëmijë. Historianët kanë lavdëruar jetën publike të Xhefersonit, duke vënë në dukje autorësinë e tij kryesore të Deklaratës së Pavarësisë, gjatë Luftës Revolucionare, përpjekjet e tij për liritë fetare dhe tolerancës në Virxhinia, dhe Blerjen e Luizianës, kur ai ishte president. Studiues të ndryshëm modernë janë më kritikë ndaj jetës private të Xhefersonit, duke theksuar, për shembull, mospërputhjen mes zotërimit të skllevërve dhe parimeve të tij liberale politike. Dijetarët presidencialë vazhdimisht e renditin Xhefersonin ndër presidentët më të mëdhenj.

Jeta e herëshme dhe karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Thomas Xheferson u lind më 13 prill 1743, në shtëpi, në Shadwell të Kolonisë së Virxhinias. Ai ishte i treti nga dhjetë fëmijët. Xheferson ishte me prejardhje angleze dhe ndoshta Uellsi dhe u lindu një subjekt britanik. Babai i tij Peter Jefferson ishte bujk dhe topograf, i cili vdiq kur Thomas ishte katërmbëdhjetë vjeç. Nëna e tij ishte Jane Randolph (Xhein Randolf). Peter Jefferson u zhvendos me familjen e tij në plantacionin Tuckahoe në vitin 1745 pas vdekjes së një miku të tij, që e kishte emëruar atë kujdestar të fëmijëve të tij. Xhefersonët u kthyen në Shadwell në vitin 1752, ku Peter vdiq në vitin 1757. Pasuria e tij u nda midis djemve të tij, Thomas dhe Randolph. Thomas trashëgoi rreth 5000 akre (2.000 ha) tokë, duke përfshirë edhe Monticello. Ai mori autoritet të plotë mbi pronën e tij në moshën 21 vjeçare.

Arsimimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Xhefersoni i filloi mësimet e tij të fëmijërisë pranë fëmijëve Randolph me mësues në Tuckahoe. Në vitin 1752, ai hyri në një shkollë lokale të drejtuar nga një ministër skocez prezbiterian. Në moshën nëntë vjeçare, ai filloi të studionte latinisht, greqisht dhe frëngjisht. Ai mësoi të ngasë kuaj dhe filloi studimet e natyrës. Nga viti 1758 deri në 1760 atij i dha mësim Reverend James Maury pranë Gordonsville, Virginia, kryesisht histori, shkencë dhe klasikë, ndërsa jetonte në familjen e Maurit.

Xheferson hyri në Kolegjin e William & Mary në Williamsburg, Virxhinia, në moshën 16 vjeçare dhe studioi matematikë, metafizikë dhe filozofi nën profesorin William Small. Small e prezantoi atë në empiricistët britanikë, si John Locke, Francis Bacon, dhe Isak Njuton. Xheferson përmirësoi frengjishten dhe greqishten e tij si dhe aftësitë e tij në violinë. Ai u diplomua dy vjet pas fillimit në vitin 1762. Ai studioi drejtësinë nën tutelën Profesor George Wythe për të marrë licencën e tij të juristit, duke punuar ndërkohë si nëpunës në zyrën juridike të Wythes. Ai lexoi gjithashtu një shumëllojshmëri të gjerë të veprave klasike dhe politike angleze.

Xheferson i cmonte librat e tij. Në vitin 1770, shtëpia e tij Shadwell u shkatërrua nga zjarri, duke përfshirë një bibliotekë prej 200 vëllimesh të trashëguara nga babai i tij. Megjithatë, ai e kishte ripërtëriti bibliotekën e tij me 1250 tituj në vitin 1773, dhe koleksioni i tij u rrit në pothuajse 6.500 vëllime në vitin 1814. Britanikët e dogjën Bibliotekën e Kongresit atë vit, dhe ai i shiti më shumë se 6.000 libra Bibliotekës për 23.950 dollarë. Ai synonte të paguante një pjesë të borxhit të tij të madh, por ai rifilloi koleksionin për bibliotekën e tij personale, duke i shkruar John Adams, "Unë nuk mund të jetoj pa libra".

Puna si avokat dhe përfaqësimi në Dhomën e Qytetarëve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Xheferson u pranua në shoqatën e juristëve të Virxhinia në 1767 dhe më pas ka jetuar me nënën e tij në Shadwell. Përveç ushtrimit të ligjit, Xheferson përfaqësoi Albemarle si delegat në Shtëpinë e Qytetarëve të Virxhinias nga viti 1769 deri më 1775.

Banimi në Monticello, martesa dhe familja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karriera politike (1775 - 1800)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vitet si President (1801 - 1809)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vitet e fundit të jetës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Thomas Jefferson

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]