Tibetanët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kombësia Tibetiane është kombësia kryesore e Tibetit. Gjuha e saj i përket degës së gjuhës tibetiano-birmaneze të familjes gjuhësore han-tibetiane. Kombësia tibetiane merret kryesisht me bujqësi e blegtori, qytetarët tibetianë merren kryesisht me zejtari, industri dhe tregti. Banorët tibetianë besojnë budizmin tibetian. Ata janë entuziastë e të hapur dhe janë të aftë të këndojnë e të kërcejnë. Këngët tibetiane janë tingëlluese e të bukura, kur interpretohen, shoqërohen edhe me valle. Banorët tibetianë vishen me këmishë me mëngë të gjata prej pëlhure ose mëndafshi, burrat jashtë vishen me dolloma të gjata e të gjera, kurse femrat jashtë vishen me dolloma pa mëngë dhe e lidhin mesin me shirit. Në zona të ndryshme veshjet e tyre ndryshojnë. Ushqimet e tyre kryesore janë ushqimi prej mjelli të thekrit ose mjelli të bizeles së pjekur. Banorëve tibetianë u pëlqejnë shumë çaji me gjalp, çaj me qumësht, raki prej thekri, mish dele dhe mish qingji. Në kohën e lashtë banorët, që jetonin në rafshnaltën e Tibetit, kur vdisnin varroseshin në tokë, kurse tani tek banorët tibetianë është e përhapur varrimi qiellor, varrimi kremationi dhe varrimi ujor.

Refernca[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1]