Tibeti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rajoni Autonom i Tibetit është një nga pesë rajonet autonome të Kinës, thjesht quhet Tibet, që është rajoni autonom nancional me kombësinë tibetiane si kryesore. Ai ndodhet në zonën kufitare jug-perëndimore të Kinës dhe në pjesën jug-perëndimore të rafshnaltës Çihaj-Tibet. Pjesët jugore dhe perëndimore e këtij rajoni kufizohen me Birmaninë, Indinë, Butanin, Sikimin dhe Nepalin. Vija kufitare e përgjithshme e tij zgjatet afro 4 mijë kilometra. Sipërfaqja e Tibetit është mbi 1 milion e 220 mijë kilometra katrore, duke zënë 12,8 % të sipërfaqes së përgjithme të Kinës.

Rajoni Autonom i Tibetit ndodhet mesatarisht 4 mijë metra mbi nivelin e detit, është pjesa kryesore e rafshnaltës Çinhaj-Ttibetit, quhet “çatia e botës”. Popullsia e përgjthshme e këtij rajoni është mbi 2 milionë e 600 mijë, ndër ta 2 milionë e 500 mijë janë banorë tibetianë, që zënë 96% të popullsisë së përgjithme të Tibetit. Tibeti ëshë një rajon me popullsinë më të vogël dhe përqindjen më të vogël të shpërndarjes së popullsisë në Kinë, mesatarisht është më pak se 2 veta në çdo kilometër katror.

Tibeti (kuq)

Historia dhe gjendja aktuale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qysh para erës së re, paraardhësit tibetianë që jetonin në rafshnaltën Çinhaj-Tibet, patën lidhje me banorët e kombësisë hane në krahina të brendshme të Kinës. Me kalimin e kohës së gjatë, fise të shumta të shpërndara në rafshnaltën tibetiane bashkoheshin gradualisht dhe formuan në kombësinë tibetiane të tanishme.

Në fillim të shekullit 7-të të erës së re, mori fund gjendja e ndarë dhe e turbulltë në zonat qendrore të Kinës, që zgjatën mbi 300 vjet. Krahas kësaj, heroi i kombësisë tibetiane Songzanganbu formoi zyrtarisht mbretërinë Tufan me kryeqytetin Lhasa. Në pushtetin e tij Songzangabu kishte adoptuar teknologjinë e përparuar të prodhimit dhe arritjet politiko-kulturore të dinastisë Dang, dhe njëkohësisht kishte ruajtur marrëdhëniet shumë të mira me dinastinë Dang në fushat politike, ekonomike, kulturore etj.

Në mesin e shekullit 13-të, rajoni i Tibetit u përfshi zyrtarisht në hartën e Kinës dhe pas kësaj Tibeti ndodhet gjithmonë nën administrimin e qeverisë qendrore kineze, megjithëse u ndërruan disa dinasti dhe disa pushtete qendrore.

Pas formimit të saj në vitin 1644, Dinastia Qing administroi Tibetin me dorë akoma më të rreptë në mënyrë, që administrimi i pushtetit të Tibetit nga qeveria qendrore të ishte më ligjor dhe më sistematik. Në vitin 1727 dinastia Qing vendosi një ministër në Tibet, që në emër të qeverisë qendrore të kontrollonte administrimin lokal të Tibetit.

Në vitin 1949 u shpall Republika Popullore e Kinës. Në bazë të historisë dhe gjendjes aktuale të Tibetit qeveria qendrore vendosi të zbatonte kursin e çlirimit paqesor të Tibetit. Në përputhje me vullnetin e banorëve tibetianë, qeveria qendrore zbatoi në Tibet reformën demokratike, anulloi sistemin feudal të bujkrobërisë, si rezultat miliona bujkrobër dhe skllevër u çliruan dhe fituan lirinë personale, u bënë të zotët e shoqërisë së re. Pas disa vjet zhvillimesh stable, në shtator të vitit 1965 u formua zyrtarisht Rajoni Autonom i Tibetit.

Fakte të përgjithshme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rajoni Autonom i Tibetit është një rajon ku përqëndrohen më shumë banorë tibetianë në Kinë, domethënë 45% të popullsisë së përgjithshme të banorëve tibetianë. Përveç kombësisë tibetiane, në Rajonin Autonom të Tibetit banojnë edhe kombësia Mënba, kombësia Luoba, kombësia hane, kombësia Hui etj., si dhe banorët Deng dhe banorët Xiarba etj.

Kombësia tibetiane[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kombësia Tibetiane është kombësia kryesore e Tibetit. Gjuha e saj i përket degës së gjuhës tibetiano-birmaneze të familjes gjuhësore han-tibetiane. Kombësia tibetiane merret kryesisht me bujqësi e blegtori, qytetarët tibetianë merren kryesisht me zejtari, industri dhe tregti.

Banorët tibetianë besojnë budizmin tibetian. Ata janë entuziastë e të hapur dhe janë të aftë të këndojnë e të kërcejnë. Këngët tibetiane janë tingëlluese e të bukura, kur interpretohen, shoqërohen edhe me valle. Banorët tibetianë vishen me këmishë me mëngë të gjata prej pëlhure ose mëndafshi, burrat jashtë vishen me dolloma të gjata e të gjera, kurse femrat jashtë vishen me dolloma pa mëngë dhe e lidhin mesin me shirit. Në zona të ndryshme veshjet e tyre ndryshojnë. Ushqimet e tyre kryesore janë ushqimi prej mjelli të thekrit ose mjelli të bizeles së pjekur. Banorëve tibetianë u pëlqejnë shumë çaji me gjalp, çaj me qumësht, raki prej thekri, mish dele dhe mish qingji. Në kohën e lashtë banorët, që jetonin në rafshnaltën e Tibetit, kur vdisnin varroseshin në tokë, kurse tani tek banorët tibetianë është e përhapur varrimi qiellor, varrimi kremationi dhe varrimi ujor.

Kombësia Mënba[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kombësia Mënba është një kombësi e lashtë, që banon në rafshnaltën e Tibetit, përqëndrohet kryesisht në zonën Mënyu në pjesën jugore të Rajonit Autonom të Tibetit, një pjesë prej tyre banojnë të shpërndarë në distriktet Motuo, Linzhi, Çuona etj. Mënba merret kryesisht me bujqësi, njëkohësisht edhe me blegtori, pylltari, gjueti dhe zejtari. Burrat e gratë e kombësisë Mënba vishen me dolloma të gjata me ngjyrë të kuqe, me qeleshe të verdhë ose të zezë; gratë zbukurohen me bylyzyk, vathë etj., kurse burrat vënë në brez shpatë. Burrat e gratë Mënba kanë qejf të pijnë raki dhe të thithin duhan. Ushqimet e tyre kryesore janë oriz, misër, elb etj. Shumica e tyre besojnë budizmin tibetian, kurse në disa zona ata besojnë shtrigësinë primitive. Zakonisht ata bëjnë varrim ujor, por bëjnë edhe varrim me dhe, varrim qiellor dhe varrim kremation.

Kombësia Luoba[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Banorët Luoba banojnë kryesisht në zonën luoyu të pjesës jug-lindore të Rajonit Autonom të Tibetit. Kjo kombësi merret kryesisht me bujqësi, është e aftë për thurrjen e artikujve prej bambuje. Burrave u pëlqejnë jeleku i gjatë prej leshi, kapelet prej lëkurës së ariut etj, femrat vishen me këmishë me mëngë të ngushta dhe fund të ngushtë, kërcellin e këmbës e lidhin me një copë pëlhure të tërë. Ushqimet e tyre kryesore janë misër, njëkohëisht ata hanë edhe oriz dhe elb.

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Industria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në të kaluarën në Tibet kishte vetëm artizanat tradicional me qilime tibetiane, batanije prej leshi, përparse, qizme tibetiane, tase prej druri etj., nuk ekzistonte industria moderne. Pas çlirimit paqesor të Tibetit në vitin 1951, veçanërisht pas reformës demokratike në vitin 1959, industria filloi të zhvillohet me shpejtësi, tani janë formuar sektorët industrialë të energjisë motorike, metalurgjike, të qymyrgurit, të makinerive, të petro-kimisë, të materialeve të ndërtimit, të industrisë së pyjeve, të shkrepseve, të plastmasit, të tekstileve, të ushqimeve, të lëkurës, të letrës etj., shumica prej tyre janë ndërmarrje të vogla, që janë të shpërndara në qytetet Lhasa, Linzhi, Zhikaz etj. Në vitin 2003 vëllimi i realizuar i prodhimit të përgjithshëm industrial në Tibet u arrit 1 miliard e 800 milionë dollarë amerikanë. Pesha specifike e industrisë në ekonominë kombëtare të Tibetit ishte 15%. Në të ardhmen Tibeti do të zhvillojë aktivisht industrinë, do të rregullojë strukturën e prodhimit dhe do të përqëndrojë forcat në ndërtimet e çështjeve të mineralëve, të ekonomisë pyjore dhe të produkteve blegtorale, do të forcojë modifikimin teknologjik të ndërmarrjeve industriale, që të rritet pesha specifike e vëllimit industrial në vëllimin e përgjithshëm të prodhimit kombëtar.

Bujqësia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në prodhimin bujqësor të Tibetit bujqësia dhe blegtoria zhvillohen paralelisht, të cilat kanë karakteristika të veçanta bujqësore me klimë të ftohtë të rafshnaltës dhe dallime rajonale dhe vertikale. Në Tibet kulturat bujqësore mbillen kryesisht në zonat e luginave me kushte natyrore relativisht të mira, por llojet e kulturave nuk janë të shumta, kryesisht janë thekër, pastaj edhe grur, lakër vajdhënëse dhe bizele, si dhe pak oriz, misër. Ndër to thekër mbillet në sipërfaqe të mëdha në zonat 2500-4500 metra mbi nivelin e detit, sepse ajo është rezistente ndaj të ftohtit.

Blegtoria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Blegtoria është degë kryesore e ekonomisë bujqësore të Tibetit, ka histori të lashtë dhe ka rezervë të madhe zhvillimi. Në gjithë Rajonin Autonom të Tibetit ka afro 82 milionë hektarë kullota natyrore, ndër to 56 milionë hektarë janë të shfrytëzueshme, shifër kjo që përbën një të pestat e asaj të gjithë vendit, pra Tibeti është një nga pesë zonat e mëdha blegtorale të Kinës. Kullotat e gjithë Rajonit Autonom janë ndarë në shumë tipe, mbi 90% të tyre janë stepa të maleve të larta me barëra të vlerës së lartë. Blegtoria e Tibetit përbën 60% të vëllimit të përgjithshëm të bujqësisë. Bagëtitë e Tibetit janë kryesisht jak, dele tibetiane dhe dhi tibetiane, ndër to më shumë janë jak. Jaku është një lloj race e veçantë në rafshnaltë, ka veçori rezistente ndaj të ftohtit, ndaj oksigjenit të pakët dhe ka qejf të ftohtin dhe lagështirë, pra quhet “anija e rafshnaltës”. Jaku ka prodhim të lartë të mishit dhe të qumështit, përdoret edhe si mjet transporti. Delja tibetiane ka veçori rezistecën ndaj të ftohtit të madh dhe thatësirës, ka efekt të lartë ekonomik.

Pylltaria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipërfaqja pyjore në Tibet është rreth 6,3 milionë hektarë, duke zënë 5% të sipërfaqjes së përgjithshme të Rajonit Autonom, shifër kjo shumë më e ulët se niveli mesatar i Kinës. Por rezervat drusore të gjithë Rajonit Autonom i kalojnë të 1,4 miliardë metrat kub, duke zënë vendin e dytë në Kinë, pra Tibeti është bazë shumë e rëndësishme e rezervimit në Kinë. Burimet pyjore të gjithë Rajonit Autonom përqëndrohen në rrjedhën e mesme e të poshtme të lumit Jaluzanbujiang, në zonën Shannan dhe në luginat e pjesës lindore, janë kryesisht pyje orgjinale. Pyjet larshi me bredhin si kryesor janë rritur me shpejtësi në sipërfaqe të mëdha, të papara në botë.

Veprat në ndihmë të Tibetit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tibeti që quhet “çatia e botës”, për shkaqe historike dhe natyrore, zhvillimi ekonomiko-shoqëror i tij ka qenë gjithnjë shumë i prapambetur. Në vitin 1994 qeveria qendrore kineze mbajti mbledhjen e tretë mbi punën e Tibetit, ku u përcaktuan 62 vepra në ndihmë të Tibetit, duke përfshirë ato të bujqësisë, blegtorisë, energjisë, të transportit, të postë-telekomunikacionit etj., investimet e përgjithshme të shtetit i kaluan të 4,86 miliardë yuanët. Tashmë këto vepra u ndërtuan dhe u vunë plotësisht në shfrytëzim. Duke nxitur zhvillimin e ekonomisë së Tibetit, këto 62 vepra të ndihmës së Tibetit kanë ndryshuar edhe jetën e zakonet e banorëve të rafshanaltës, që nuk kishin ndryshuar aspak gjatë mijërave vjetëve. Sot në kryeqendër të Rajonit Autonom të Tibetit – Lhasa, banorët e Lhasas mund të shikojnë shumë programe televizive në shumë kanale; Në rrjedhët e tre lumenjve të lindjes së Tibetit shfrytëzimi kompleks i tokave të lëna djerë dhe shëndrrimi i tyre në oaze të gjerbra të jetës; në pjesën jugore të Tibetit ndërtesa të larta të shkollave janë ngritur në vend të ndërtesave njëkatshe, fëmijët e fshatarëve duke marrë me vete ëndrren e paraardhësve të tyre hynë në klasa të gjera e të ndritura; Sheshi i Pallatit Budara, i shtruar me gurë graniti, ku valviten gjatë gjithë vitit flamuj shumëngjyrësh dhe lëvizin vizitorë të shumtë, është bërë dritare e demonstrimit të bukurisë së rafshnaltës së Tibetit para botës.

Burimet turistike në Tibet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Liqeni Namucuo[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në gjuhën tibetiane liqeni quhet “cuo”. Në Tibet numërohen mbi 1500 liqene të mëdha dhe të vogla me sipërfaqen e përgjithshme prej 240 kilometrash katrore, duke zënë një të tretën e sipërfaqes së përgjithshme të liqeneve të Kinës. Liqenet e rafshnaltës janë jo vetëm me sipërfaqe relativisht të madhe, por edhe janë shumë të thella, prandaj rezervat ujore të Tibetit janë të mëdha. Liqeni më i madh i Tibetit është Namucuo. Në gjuhën tibetiane “Namucuo” do të thotë “liqeni qiellor” ose “liqeni i shenjtë”, që është vendi i shenjtë i famshëm i budizmit tibetian. Ai ndodhet në mes të distriktit Dangxun të qytetit Lhasa dhe distriktit Bango të qarkut Naqu. Në jug-lindjen e këtij liqeni ngrihet maja kryesore e lartë e vargmaleve Nianqingdangula, të mbuluara gjithmonë me dëborë, kurse në veri ai lidhet me kodrat e rafshnaltës, rreth liqenit shtrihen stepa të gjera, “liqeni qiellor” si një pasqyrë kolosale në stepën e madhe të Tibetit verior. Qielli i kaltër, liqeni me ngjyrë të gjelbërt, dëbora e bardhë, barërat jeshile, çadrat prej leshi të blegtorëve dhe lulet e larmishme të stepës janë të gërshetuara duke formuar një tabllo madhështore të mrekullueshme të natyrës.

Pallati Budara, pallati ku qëndronin Dalai Lamë-t

Pallati Budara[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pallati Budara në malin veri-perëndimor të qytetit Lhasa, kryeqendër të Rajonit Autonom të Tibetit, është korpusi më i madh i pallateve me nivelin më të lartë mbi nivelin e detit në botë. Ai filloi të ndërtohej në shekullin e 7-të të erës sonë. Ai është 13 katësh me mbi një mijë dhoma, duke zënë një sipërfaqe prej 41 hektarë tokë. Të gjitha ndërtesat u ndërtuan me granit. Brenda këtij pallati kanë kullat për vendosjen e trupave të Dalej Lamave të kohëve të ndryshme, pallate të kullave dhe pallate të tjera. Çdo kullë, ku vendoset trupi i Dalej Lamas, është ilustruar me ar dhe i zbukuruar me margaritar etj. Kulla më e madhe është ajo e Dalej Lamas së pestë, 14,85 metra e lartë, e cila u lye me 119 mijë liang ar (liang është njësi e vjetër e peshës kineze, një liang=31,25 gramë) dhe u zbukurua me mbi 4 mijë kokra margaritarë, si dhe shumë sende të çmuara të panumërta. Dalej Lama jeton, punon dhe kryen çështje fetare në pallatin Budara. Dhoma e fjetjes së tij është në katin më të lartë të pallatit, për arsye se ajo ndriçohet gjithë ditën nga dielli, prandaj quhet pallati i rrezeve të diellit. Në vitin 1961, pallati Budara u caktua nga qeveria qendrore e Kinës si pika kryesore e monumenteve kulturore, e mbrojtur nga shteti, ai ruhet e restaurohet me fondin e posaçëm, që ofrohet çdo vit nga shteti. Nga pranvera e vitit 1989 e deri në verën e vitit 1994, shteti hodhi prapë 53 milionë yuanë për restaurimin e gjithanshëm të pallatit Budara, që ai të bëhet më i ndritur.

Tempulli Dazhao dhe rruga Baguo[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tempulli Dazhao në qendër të qytetit Lhasa u ndërtua, në vitin 674 të erës sonë, me qëllim pritjen e princeshës së dinastisë Dang, Vençën, për në Tibet nga mbreti i Tibetit Songzanganbu me rastin e martesës së tyre. Në këtë tempull ka pallat budist dhe ndërtesa të tjera. Pallati budist 4 katsh me çatinë me tjegulla të lyera me ar është madhështor dhe i ndritur, i ndërtuar me stilin e dinastisë Dang dhe njëkohësisht edhe me karakteristika të arteve arkitektorale të Nepalit dhe të Indisë. Në qendër të pallatit u vendos skulptura sa madhësia e Sakiamunit në moshën 12 vjeç, prej bronxi dhe e lyer me ar, e sjellë nga princesha Vençën nga kryeqyteti Çanan. Në koridoret e pallatit e tempullit u pikturuan pamjet madhështore të hyrjes së princeshës Vençën në Tibet dhe afresku i tipit tibetian imitilogjive, që është afro një mijë metra i gjatë me figura shumë të gjalla. Në rrugën Baguo, afër tempullit Dazhao, janë hapur njëri pas tjetrit dyqane të vogla të tregtarëve vendorë, të Nepalit dhe të Indisë, ku shiten punime të ndryshme karakteristike artizanale. Fenomeni më tërheqës është që njerëzit besimtarë, radhiten gjatë rrugës, duke u përkulur me gjithë trupin e kokën për dhe duke u avancuar përpara. Kjo është formma më e lartë e faljes lamaiste, që tregon besnikërinë e tyre të pakufishme ndaj budizmit. Këtu vijnë për t’u falur shumë njerëz nga krahina të tjera të largta, vijnë edhe qytetarë vendas. Çdo mëngjës herët rreth tempullit Dazhao ata përkuleshin afro gjysmë orë dhe pastaj kthehen në shtëpi për të ndërruar veshje e për të pastruar duart, pasi të hanë mëngjesin, ata shkojnë në punë. Njerëzit e krahinave të brendshme të vendit stërviten me ushtrime Taigji etj. edhe përkulja e trupit dhe e kokës është si një ushtrim fizik. Por, megjithatë, përkulja e kokës është ende një aktivitet fetar, por sikur ka përfshirë edhe përmbajtje të reja, është bërë një formë speciale e jetës së qytetarëve të Lhasës me ngjyrë të veçantë.

Tempulli Zashilunbu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tempulli Zashilunbu është tempulli më i madh i sektit të Verdhë të budizmit në Tibetin e prapshëm, ka një histori mbi 500-vjeçare. Ai është qendra e veprimeve fetare e aktiviteteve politike të Bançan Lamas. Ai u ndërtua në shpatet e malit, ka mbi 50 pallate fetare dhe mbi 200 dhoma. Ndër to pallati i budës Maitreya është 30 metra i lartë, ka 5 kate sallash, ku vendoset busti i budës 26,2 metra i lartë. Ky bust u derdh me 6700 liang ar dhe mbi 115 mijë kile tunxi. Në bust janë zbukuruar mbi 1400 kokra diamant, margaritar, gurë të çmuar etj.

Arsimi në Tibet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kina zbaton arsimin falas në Tibet, domethënë të gjitha shpenzimet e një nxënësi që nga shkolla fillore dhe deri në shkollë të lartë, i përballon shteti. Kjo politikë e privilegjuar zbatohet vetëm në Tibetin e Kinës. Në Tibetin e vjetër nuk kishte patur asnjë shkollë dhe as bëhej fjalë për universitet, kurse tani në Tibet ka 4 universitete. Për të ndihmuar Tibetin në zhvillimin e arsimit, qysh nga viti 1985 qeveria qendrore kineze ka hapur në krahina të brendshme kurse (shkolla) tibetiane, duke përgatitur për Tibetin afro 10 mijë të diplomuar të shkollave të larta, të mesme e fillore. Veshjet, ushqimet, banimet dhe shpenzimet mësimore të tyre i përballon shteti. Deri në fund të vitit 2003, në Tibet numërohen 1011 shkolla të tipeve të ndryshme dhe 2020 pika të mësimdhënies, ku studiojnë 453,4 mijë nxënës e studentë, përqindja e hyrjes në shkollë të nxënësve të moshës shkollore arriti në 91,8%; përqindja e analfabetizmit u ul nën 30%. Qysh nga viti 1992, kur filloi të ngrihet në Tibet “vepra e shpresës” me qëllim të ndihmës së fëmijëve të moshës shkollore në zona të varfra, në Tibet janë hapur mbi 180 “shkolla fillore të shpresës”, ku 36 mijë nxënës morën ndihmën monetare.

Feja në Tibetë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Murgj budistë

Budizmi tibetian dhe lamatempuj[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Budizmi tibetian, që është përhapur në Tibet, Mongolinë e Brendshme të Kinës, quhet nga populli “lamaizmi”, është feja budiste me ngjyrat lokale tibetiane dhe e shkrirë nga fetë e lashta vendase me ato të hyra nga India e lashtë dhe nga krahinat e brendshme të Kinës. Për shkak të ndikimeve të budizmit të kombësisë Hane të Kinës dhe të budizmit indian, shumica e tempujve të budizmit tibetian kanë marrë formën e pallateve të kombësisë Hane dhe mbi këtë bazë janë zhvilluar edhe më tej, pra janë në përgjithësi madhështore me kollona të larta e të pikturuara bukur e me finesë. Si pallati Potala, lamatempulli Zepën në Lhasa dhe tempulli Tar në Çinhaj e të tjera janë veprat e mrekullueshme të arkitekturës së lashtë. Përsa i përket strukturës së lamatempullit në Tibet, ai përbëhet zakonisht nga “Zalun” - Instituti budist, “Lakang” – salla budiste, kulla e shpirtit, ku vendoset trupi i budës së gjallë, koridori i rrotullimit të shkrimeve të shenjta, drejtoria e budës së gjallë, banesa e lamas dhe kulla e lamas, ku vendoset trupi i lamas pas vdekjes. Kurse “Zalun”, që shërben për leximin e shkrimeve të shenjta nga murgjet dhe ku vendoset busti i budës, dhe “Lakang” janë ndërtesat kryesore të gjithë lamtempullit, që janë të larta dhe ndodhen në qendër të lamatempullit. Në kontrast të qartë me to janë ndërtesat e tjera rreth e përqark, veçanërisht ato mijëra banesa të ulëta të lamave. Sallat e leximit të shkrimeve të shenjta mund të nxënë një mijë deri në disa mijë lama për lexime në të njëjtën kohë.

Në tempujt tibetianë mbizotërojnë edhe ngjyra misterioze të budizmit tibetian. Sallat e pallateve janë zakonisht të larta e të mëdha, ku valviten shumë flamuj shumë ngjyrëshe, në kollonat e pallateve janë varur shumë sixhade të ngjyrave të larmishme, por me rreze të errëta. Muret e tempulit janë lyer me ngjyrë të kuqe dhe mbi mure përdoren shirita të bardha ose me ngjyrë kafe; kurse salla e shkrimeve të shenjta dhe kulla janë lyer me të bardhë, në muret e bardha përdoren korniza të zeza të dritareve, këto ngjyra theksojnë misterizmin.

Zakonet fetare të banorëve tibetianë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Banorët tibetianë gëzojnë lirinë e plotë të besimeve fetare. Në Rajonin Autonom të Tibetit shumica e banorëve të kombësisë tibetiane, të kombësive Mënba, Luoba dhe Nasi besojnë budizmin tibetiaan. Njëkohësisht edhe shumë banorë besojnë islamizmin dhe kristianizmin. Tani në gjithë Rajonin Autonom të Tibetit ka mbi 1700 terrene të aktiviteteve të budizmit tibetian me afro 46 mijë murgje e mugeshë; 4 xhami me afro 3 mijë besimtarë myslimanë; një kishë kristiane me rreth 700 besimtarë. Të gjitha aktivitetet fetare zhvillohen normalisht, kërkesat fetare të besimtarëve janë plotësuar plotësisht dhe liria e tyre e besimit fetar është respektuar.

Doket e zakonet e banorëve tibetianë janë respektuar dhe mbrojtur. Banorët e kombësisë tibetiane dhe të pakicave të tjera kombëtare kanë të drejtat dhe lirinë e tyre të jetës dhe të zhvillimit të aktiviteteve shoqërore sipas dokeve e zakoneve të veta. Krahas ruajtjes së stileve e formave tradicionale të veshjeve, ushqimeve dhe banesave të kombësive, ata kanë adoptuar edhe disa doke e zakone të reja në veshje, ushqime, banesa, udhëtim, martesë, varrim etj, që demonstrojnë jetën e shëndetshme të qytetërimit modern. Në Rajonin Autonom të Tibetit janë ruajtur dhe trashëguar disa festa tradicionale, si Viti i Ri sipas kalendarit tibtian, festa Sagëdava, festa Vangguo, festa Xueton etj. si dhe shumë festime fetare të tempujve, njëkohësisht shumë festa e festime të reja të Kinës dhe të botës.

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skulptura prej mjelli me gjalp[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arti i skulpturës me mjell e gjalp demonstron përmbajtje shumë të gjera, duke përfshirë tregime budiste, tregimet e Sakiamunit, tregime historike, gojëdhëna, etj. Format e saj janë të shumta dhe ajo ka nivel të lartë artistik, që demonstron figura të ndryshme si të gjalla, si hëna, dielli, yje, lule, pemë, barëra, shpendë e kafshë, pagoda, kulla, buda të ndryshme, funksionarë civilë e oficerë ushtarakë dhe shumë të tjera.

Skulptura prej mjelli gjalp ndahet në dy lloje të mëdha, si ajo e mesme dhe e vogël për falje para budave dhe ajo e madhe për soditje. Të voglat, shërbejnë për falje para budave, ato përpunohen me kujdes në figura të sakta e të gjalla, si dhe me ngjyra të larmishme. Edhe llojet e tyre janë të shumta, si ato të gëzueshme, të mbarësisë, të festimeve etj. Zakonisht figurat skulpturore për falje vendosen dhjetra ose qindra së bashku, duke formuar një stil të veçantë interesant.

Opera e Tibetit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Opera e Tibetit në gjuhën tibetiane quhet “Agjilam”, shkurtimisht “Lam”, që do të thotë “motra shenjtore”. Arti i operës së Tibetit ka një histori të lashtë. Ajo ka shumë fraksione. Ajo intepretohet në formë nacionale. 8 programet si “Princesha Ven Chëng”, “Princi Nosan” etj.janë bërë klasike. Opera e Tibetit interpretohet me motive të bukura, me maska e veshje të larmishme, njëkohësisht edhe në mënyrë legjendare. Të gjitha këto tregojnë bazën e fortë kulturore të operës së Tibetit. Opera e Tibetit është një art kompleks i interpretimit në formë koreografike dhe me përmbajtje tregimtare. Qysh nga shekulli i 15-të, murgu i fraksionit Gëju të budizmit Tang Dongjie përpunoi vetë tregimet e budizmit në operën koreografike dhe vetë drejtoi vënien në skenë në zona të ndryshme. Kjo qe forma fillestare e operës së Tibetit. Pas përpunimeve, pasurimit dhe ngritjes së saj nga shumë rapsodë, opera e Tibetit tashmë nuk është më orgjinale, ajo ka skenar, shfaqje koreografike, motive të caktuara të këndimit, grim, rroba e maska të ndryshme, shoqërim orkestral etj. pra është një art kompleks. Në Tibet shihen shumë trupa popullore të operës së Tibetit. Ato japin shfaqje kudo dhe në çdo kohë, si në sheshet e fshatrave me një çadër të madhe, ose me mushama. Shfaqjet e tyre i shikojnë me gëzim të madh shumë banorë të ardhur rreth e përqark, dhe janë shumë të mirëpritura prej tyre.

Tangka[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fjala Tangka është shqiptimi i fjalës tibetiane, që ka kuptim qëndismë ose piktura e bobinës me ngjyrë prej pëlhure, mëndafshi ose letre, dhe që është një lloj pikturash me karakteristika kulturore të Tibetit.

Për Tangka përdoret si material bazë pëlhura prej liri ose pëlhura e trashë, ose më i shtrenjtë mëndafshi. Thuhet se princesha Ven Chëng e dinastisë Dang kur hyri në Tibet, solli shumë teknologji të prodhimit, si të tekstileve etj, nga këto pëlhura të Tangkas mund të shohim se këto teknologji të prodhimit ishin përdorur dhe përhapur në atë kohë në Tibet. Lëndët e ngjyrave për Tangka janë lëndë minerale jo të tejdukshme dhe lëndë bimore, duke përzjerë me raport tutkallin e kafshës dhe lëngë tëmthi të kaut. Tangka e lyer me këtë recetë të ngjyrave dhe me klimën e thatë të rafshnaltës së Tibetit, qoftë pas qindra vjetëve, nuk ndryshon ngjyrën, ruan freskinë e ngjyrave si një vepër e re artsitike. Përmbajtjet e Tangkas janë shumë të gjera, por më shumë me përmbajtje fetare. Tangka është si një tabllo e zakoneve shoqërore.

Refernca[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]