Tigri siberian

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Tigrat Siberianë ushqehen edhe me pashk
Tigër Siberian në ujë

Tigri Siberian apo Tigri Amur (Panthera tigris altaica) është një nënlloj i tigrit dhe "macja" më e madhe që ekziston. Në natyrë sot jetojnë më pak se 500 tigra siberianë, të cilët jetojnë në Rusinë Lindore dhe vendet në kufi me Korenë Veriore dhe Kinën.

Pamja e jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Tigri Siberian është nënlloji më i madh i tigrave. Gjatësia e trupit shkon nga 190 deri në 220 cm, në raste të rralla ajo arrin deri në 280 cm. Gjatësia e bishtit arrin rreth 100 cm, lartësia prej toke e deri në krah shkon deri në 110 cm. Tigrat Siberianë meshkuj mund të arrijnë një peshë nga 180 deri në 306 kg, femrat nga 100 deri 167 kg.

Tigrat Siberianë e kanë ngjyrën e leshit më të çelët se sa nënllojet e tigrave të tjerë të cilët jetojnë në jug. Vijat nuk janë si të tigrave të tjerë komplet të zeza, por shpesh ka tigra me vija të përhimëta me të zezë dhe të përhimëta me ngjyrë kafe. Leshi i tij është i trashë dhe i gjatë që ta mbrojë atë nga të ftohtit të Siberisë, ku mbretërojnë temperatura të ulta ekstreme që kapin shifrat deri në -45 °C. Në verë leshi është më i shkurtër se në dimër. Tigri i Siberisë për mbrojtjen nga të ftohtit e madh ka një shtresë të trashë dhjami deri në 5 cm në barkun e tij. Gjatësia e leshit të tigrit siberian në verë mund të arrijë një gjatësi deri në 10 cm.

Ushqimi dhe gjuetia[redakto | redakto tekstin burimor]

Tigri siberian gjuan kafshë si drerë dhe derra të egër, të cilët përbëjnë rreth 90 % të ushqimit të tij të përfituar nga gjuetia. Ka pasur raste që tigri siberian të përballet në luftë edhe me kafshë të egra grabitqare siç janë arinjtë ose edhe qentë e egër. Ka ndodhur që tigri siberian të mbysë arinjtë, por ka ndodhur edhe e kundërta kur tigri siberian është mbytur prej tyre.

Tigri siberian është edhe një notues i mirë. Si i tillë, përveç kafshëve të pyllit ai gjuan dhe peshq. Tigri siberian konsumon për ushqim një sasi të konsiderueshme peshku, vlerat e të cilave luaten nga 10 deri 20 kg në ditë.

Shumimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Përhapja dhe rreziku i shfarosjes[redakto | redakto tekstin burimor]

Statusi ligjor[redakto | redakto tekstin burimor]

Rreziqet që e rrezikojnë shumimin e tigrave[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Panthera tigris altaica

Burimi i informacionit[redakto | redakto tekstin burimor]

Literaturë[redakto | redakto tekstin burimor]

  • John Seidensticker: Riding the Tiger. Tiger Conservation in Human-dominated Landscapes Cambridge University Press, 1999 ISBN 0-521-64835-1
  • Vratislav Mazak: Der Tiger. Nachdruck der 3. Auflage von 1983. Westarp Wissenschaften Hohenwarsleben, 2004 ISBN 3-89432-759-6
  • Ronald M. Nowak: Walker's Mammals of the World. Johns Hopkins University Press, 1999 ISBN 0-8018-5789-9
  • David Macdonald: Die große Enzyklopädie der Säugetiere. Deutsche Ausgabe: Könemann in der Tandem Verlag GmbH, 2004 ISBN 3-8331-1006-6
  • Werner J. Egli: Der letzte Kampf des Tigers. (Gjermanisht) (shqip: Lufta e fundit e tigrit)

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]