Titulli "Hero i Popullit" në Shqipëri
Kjo listë është marrë në "Kryesinë e Organizatës për Dëshmorët e LANÇ-it dhe Dëshmorëve të tjerë të Atdheut". Titulli Heroi i Popullit është titulli më i lartë, pas atij të Heroit Kombëtar. Ky titull në sistemin e kaluar jepej nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, i propozuar nga kryesia e Byrosë Politike. Ai jepej me motivacionin "Për plotësimin e detyrave me heroizëm të lartë". Me ndryshimin e sistemeve në Shqipëri, ky titull "hiqet nga qarkullimi", duke u zëvendësuar nga tituj të tjerë që jepen nga Presidenti i Republikës. Për kontributin e tyre gjatë Luftës, apo për pjesëmarrje në ngjarje të rëndësishme si Rilindja Kombëtare, Shpallja e Pavarësisë, Lufta e Dytë Botërore.
Ismail Qemali [redakto]
Burrë shteti, patriot, një nga kontribuesit më të mëdhenj në Shpalljen e Pavarësisë. Kryeministri i parë i vendit, por edhe ministri i parë i kësaj qeverie.
Enver Hoxha [redakto]
Një nga themeluesit e Partisë Komuniste. Sekretar I i Komitetit Qendror, komisar Politik i Frontit Antifashist, shef i Shtabit të Ushtrisë Nacional çlirimtare. Ismail Qemali edhe sot kujtohet me krenari si hero i popullit shqipetar.
Bule Naipi [redakto]
Një nga aktivistet e para femra të Lëvizjes Antifashiste, partizane e varur në litar në Gjirokastër nga gjermanët.
Vasil Laçi [redakto]
Anëtar i njësiteve guerile që vepronin vend, atentatori i mbretit Viktor Emanueli III, kur ky i fundit ishte për vizitë në Tiranë.
Myslim Peza [redakto]
Themelues i çetës së Pezës, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Antifashist dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, zëvendëskryeministër i Qeverisë Demokratike të Beratit.
Avni Rustemi [redakto]
Patrioti i shquar i lëvizjes kombëtare. Ai në Paris të Francës do t'i bëjë atentat me pasojë vdekjen Esad Pashë Toptanit, një prej figurave antikombëtare.
Rahman Parllaku [redakto]
Pjesëtar i Luftës Antifashiste. Mori poste drejtuese në ushtri, nga komandant batalioni e deri tek komandant divizioni. Pas luftës ka qenë zëvendësministër i Mbrojtjes dhe deputet.
Petrit Dume [redakto]
Pjesëmarrës në Luftën Antifashiste, kuadër i lartë i Partisë Komuniste. Dënuar nga Enver Hoxha në 1974 bashkë me disa prej bashkëpunëtorët e tij.
Hito Çako [redakto]
Pjesëmarrës i Luftës Antifashiste në brigadën që mori pjesë në çlirimin e Kosovës. Pas çlirimit ka qenë zëvendësministër i Mbrojtjes.
Vasil Shanto [redakto]
Patriot, kundërshtar i pushtuesit fashist. Pushtimi fashist e gjeti duke vuajtur dënimin me burg për idetë e tij patriotike. Ai ishte nga të parët që mori armët kundër italianëve.
Hekuran Pobrati [redakto]
Pjesëmarrës aktiv në Luftën Antifashiste. Pas çlirimit ka punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ishte një nga kontribuesit për shkatërrimin e bandave antikomuniste.
Asim Aliko [redakto]
Kundërshtar me armë i pushtuesit. Pas çlirimit futet në shërbim të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ka një kontribut të veçantë në luftën kundër bandave antikomuniste.
Haxhi Lleshi [redakto]
Pjesëmarrës aktiv dhe një nga drejtuesit kryesor të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit ai mbajti postin e kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor.
Hysni Kapo [redakto]
Komisar i brigadës V Sulmuese. Një nga kuadrot më të lartë të Partisë Komuniste dhe krahu i djathtë i Enver Hoxhës deri në vdekjen e tij.
Margarita Tutulani [redakto]
Një nga gratë e para që iu kundërvu pushtuesit fashist. Aktiviste e Partisë Komuniste bashkë me shoqet e saj ajo dha një kontribut të madh në luftë.
Mehmet Shehu [redakto]
Një nga komandantët e Luftës Antifashiste. Ishte themeluesit e parë të ushtrisë shqiptare. Komandant i Brigadës së I Sulmuese. Pas çlirimit ishte kryeministër i vendit.
Mujo Ulqinaku [redakto]
Një nga organizatorët e parë të lëvizjeve popullore në qytetin e Durrësit kundër pushtimit fashist. Humbi jetën në luftë me forcat italiane në momentin e zbarkimit në tokën shqiptare.
Myslym Keta [redakto]
Pjesëtar i Luftës Nacionalçlirmtare, një nga pjesëtarët e guerileve të qytetit të Tiranës. Pas çlirimi ishte një nga kontribuuesit në Ushtrinë Shqiptare.
Perlat Rexhepi [redakto]
Pjesëtar i Luftës Nacionalçlirmtare. Intelektual i zoti ai ishte nga të parët që organizoi të rinjtë komunistë kundër pushtuesit fashist.
Qemal Stafa Heroi i Popullit [redakto]
Punoi për organizimin e shoqërisë "Besa Shqiptare". Ai ishte një nga shkruesit më të shpeshtë të organit të shoqatës. Për idetë e veprimtarinë e tij u arrestua dy herë brenda vitit 1937. Studioi në Itali për Drejtësi në qytetin e Firences. Kur u kthye në Shqipëri në vitin 1939 u arrestua dhe u burgos, gjyqi e dënoi me 6 vjet burg dhe punë e detyrueshme. Kur vendi u pushtua nga italianët, Qemali përgatiti rebelimin në burg duke siguruar dhe arratisjen, por ku dhe u plagos. Pas kësaj ai shkoi në Itali për të vazhduar studimet, por u arrestua nga autoritetet italiane sepse zhvillonte një propagandë antifashiste. Ai u burgos në Firence ku qëndroi disa muaj, u lirua për mungesë faktesh dhe mundi të rikthehej në Shqipëri. Për punën e tij ai u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror dhe sekretar politik i rinisë komuniste. Vritet në 5 maj 1942.
Dekreti i shpalljes Hero i Popullit [redakto]
Titulli i nderit Hero i Popullit është një titull që është dhënë gjatë regjimit komunist, me propozim të Kryesisë së Byrosë Politike ndaj Presidiumit të Kuvendit Popullor. Ai titull shpallej me dekrete të veçanta. Ky titull është dhënë deri në fillim të viteve 1990 dhe më pas u zëvendësua me titullin me të njëjtat vlera Urdhri i Shqiponjës.
Heronjtë e Popullit [redakto]
- Abaz Shehu
- Abdyl Elmazi
- Abdyl Frashëri
- Ahmet Haxhia
- Ajet Xhindolli
- Ali Demi
- Ali Kelmendi
- Alim Xhelo (Tërbaçi)
- Asim Aliko
- Asim Vokshi
- Asim Zeneli
- Avni Rustemi
- Avni Rustemi
- Bajo Topulli
- Bajram Curri
- Bajram Tusha
- Bardhok Biba
- Beqir Balluku (hequr titulli)
- Branko Kadia
- Bule Naipi
- Çelo Sinani
- Çerçiz Topulli
- Çybra Sokoli
- Dedë Gjo Luli
- Dervish Hekali
- Dile Marku
- Dino Kalenja
- Emin Duraku (gjithashtu hero i popullit në Jugosllavi)
- Emine Metaj
- Enver Hoxha
- Enver Zymberi
- Estref Osoja
- Fahri Ramadani
- Fato Berberi
- Fejzi Micoli
- Fran Ivanaj
- Fuat Babani
- Gjok Doçi
- Hajdar Dushi
- Hajdar Tafa
- Hajredin Bylishi
- Hajredin Bylyshi
- Hasan Gërxhaliu
- Haxhi Lleshi
- Hekuran Pobrati
- Hibe Palikuqi
- Hiqmet Buzi
- Hito çako (hequr titulli)
- Hydajet Lezha
- Hyqmet Buzi
- Hysen Çino
- Hysni Kapo
- Ilia Kici (Dashi)
- Inajete Dumi
- Isa Boletini
- Ismail Qemali
- Ivan Milutinoviç (gjithashtu hero i popullit në Jugosllavi)
- Ivo Lola Ribar (gjithashtu hero i popullit në Jugosllavi)
- Jaho Gjoliku
- Jordan Misja
- Jorgo Sulioti
- Kajo Karafili
- Kanan Maze
- Kastriot Muço
- Koci Bako
- Kozma Naska
- Kozma Nushi
- Laze Ferraj
- Lefter Talo
- Liri Gero
- Llambro Andoni
- Llazo Palluqi
- Luigj Gurakuqi
- Maliq Muço
- Manush Alimani
- Margarita Tutulani
- Marte Tarazhi
- Mbrik Lokja
- Mehmet Shehu
- Meleq Gosnishti
- Memo Bejko
- Memo Meto
- Met Hasa
- Mic Sokoli
- Mihal Duri
- Mihal Grameno
- Mine Peza
- Misto Mame
- Mitro Xhani
- Muhamet Prodani
- Mujo Ulqinaku
- Mumin Selami
- Musa Fratari
- Mustafa Kaçaçi
- Mustafa Matohiti
- Mustafa Xhani (Baba Faja)
- Muzafer Asqeri
- Myslym Keta
- Myslim Peza
- Myslym Shyri
- Naim Gjylbegu
- Nazmi Rushiti
- Nezir Zasella
- Ndoc Deda
- Ndoc Mazi
- Ndreko Rino
- Nik Ndreka
- Nimete Progonati
- Nuri Luçi
- Pal Mëlyshi
- Perlat Rexhepi
- Persefoni Kokëdhima
- Petrit Dume (hequr titulli)
- Prenda Tarazhi
- Qemal Stafa
- Qeriba Derri
- Rahman Parllaku (hequr titulli)
- Ram Metaliaj
- Ramiz Aranitasi
- Ramiz Sadiku (gjithashtu hero i popullit në Jugosllavi)
- Ramiz Varvarica
- Reshit Çollaku
- Rexh Delia
- Rexhep Kolli
- Riza Cerova
- Sadik Bekteshi (hequr titulli)
- Sadik Stavaleci
- Sado Kosheno
- Sali Murati (Vranishti)
- Selam Musai
- Shefqet Peçi
- Shenjaze Juka
- Shkurte Cara (Skuraj)
- Shote Galica
- Shyqyri Alimerko
- Shyqyri Ishmi
- Skënder Çaçi
- Spiro Kote
- Sulejman Vokshi
- Teki Kolaneci
- Themi Vaso
- Theodhori Mastora
- Tom Kola
- Tuk Jakova
- Vangjel Argjiri
- Vasil Laçi
- Vasil Shanto
- Vehbi Hoxha
- Veli Dedi
- Vojo Kushi
- Xheladin Beqiri
- Xhemal Kada
- Xhorxhi Martini
- Ylbere Bylybashi
- Zaho Koka
- Zigur Lelo
- Zija Kambo
- Zonja Çurre
- Zylyftar Veleshnja
|
Heronj të popullit |
||
|---|---|---|
| Heronj | Abdyl Frashëri • Ali Demi • Ali Kelmendi • Bardhok Biba • Çerçiz Topulli • Ded Gjo Luli • Enver Hoxha • Isa Boletini • Ismail Qemali • Liri Gerro • Luigj Gurakuqi • Mic Sokoli • Misto Mame • Mujo Ulqinaku • Qemal Stafa • Selam Musai • Themo Vasi • Vasil Laçi • Vojo Kushi | |
| Heroina | Bule Naipi • Margarita Tutulani • Persefoni Kokëdhima • Zonja Çurre | |


