Titulli "Hero i Punës Socialiste"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

"Hero i Punës Socialiste" është titulli më i lartë në fushën e ndërtimit të socializmit në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe u jepet shtetasve, rretheve, qyteteve, fshatrave, organizatave shoqërore, institucioneve, ndërmarrjeve, kooperativave bujqësore, fabrikave, sektorëve, brigadave, njësive, reparteve e nënreparteve ushtarake dhe grupeve të punonjësve për përfundime të jashtëzakonshme dhe të qëndrueshme me rëndësi të madhe për të gjithë vendin, të arritura në sektorin e ekonomisë, të shkencës, kulturës, artit, të revolucionit tekniko-shkencor dhe për veprimtari e merita shumë të shquara në shërbim të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.