Tomi dhe Xheri (teatër)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Tomi dhe Xheri është një shfaqje teatrale e luajtur në teatrin Dodona në Prishtinë. Premiera e kësaj shfaqjeje ishte më 9 prill të vitit 1997 pas së cilës pasuan edhe 89 repriza duke arritur një numër prej 17493 shikuesish.

Kritika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Filmi vizatimor "Tomi dhe Xheri" është njëri ndër filmat më të shikuar në ekranin e vogël nga fëmijët tanë. Dy protagonistët më të njohur dhe më të dashur të fëmijëve Tomi dhe Xheri, përkatësisht Macja dhe Miu lozën në skenën e teatrit të fëmijëve në kryeqendrën tonë. Interesimi i vogëlushëve për këtë premierë ishte jashtëzakonisht i madh. Një pjesë e publikut në sallën e mbushur mbeti në këmbë. Posa u shfaqën në skenë këta protagonistë i habitën fëmijët ; të mdhenjë qenkan, thanë zëshëm ata. Loja interesante me shumë të papritura të përshkuara me humor të kapshëm nga vogëlushët bëri që të pëlqehet dhe të ndiqet gjatë tërë kohës me interesim prej tyre. Aktorët e Teatrit të Rinjve, Fëmijëve dhe Kukullave Valdet Rama dhe Faik Gashi edhe në këtë lojë të gjatë interpretuan bukur dhe i kënaqën dashamirët e vegjël të skenës".[1]

Të dhënat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Autor : Hivzi Krasniqi ;
Regjia : Faik Gashi ;
Luajtën : Valdet Rama dhe Faik Gashi ;
Kostumet : Boris Qershkov ;
Skenografia : Merita Behluli dhe Mehmet Behluli ;
Muzika : Efraim Kastrati.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ V. Veliu, U shfaq premiera "Tomi dhe Xheri", Bujku, 15. 4. 1997