Tonin Çobani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tonin Çobani
U lind më5 nëntor 1947
Shkodër
Kombësiashqiptarë

Tonin Çobani (lindur më 05.10.1947) është shkrimtar,  studiues dhe kritik letrar me një veprimtari krijuese që shtrihet thuajse në një gjysmë shekulli. Firmën e tij e mbajnë 39 tituj librash (monografi shkencore, eseistikë, fiction), që së bashku me ribotimet i afrohen Tonin Çobani mban gradën shkencore Doktor Shkencash (PhD) në fushën e letërsisë pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike (QSA), Tiranë. Ka qenë pedagog i jashtëm në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, si lektor i Letërsi shqipe (1997-1998) dhe si titullar i Eseistikës në Departamentin e Gazetarisë (2008-2014). Ka qenë gjithashtu pedagog  i Shkrimit Akademik pranë Universitetit “Kristal” (Tiranë) që nga viti akademik 2008-2009 e deri më 2014. Ka dhënë edhe leksione të Historisë së artit e të Mendim kritik. Në Tiranë, ku jeton familjarisht nga viti 1998, ka qenë gazetar i rubrikave kulturore (Koha Jonë) dhe në vazhdim ka ushtruar funksione të ndryshme pranë Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit (sot AMA).

Arsimimi

Gjatë vitit akademik 1977-1978, ka kryer me shkëputje nga puna studimet pasuniversitare për kritikë letrare, pranë Institutit të Lartë Arteve (sot Akademia e Arteve, Tiranë), duke mbrojtur tezën: Qëndrimi ndaj Figurës së Naim Frashërit dhe veprës së tij gjatë viteve 1912-1939. Pas këtij kualifikimi pasuniversitar ai i kushtohet seriozisht kritikës letrare (dhe artistike) dhe studimeve historiko-letrare, duke publikuar në shtypin qendror artikuj, studime dhe përmbledhje me studime, ku mund të veçohen monografitë dhe botimet e shumta për jetën dhe veprën e Gjergj Fishtës, të Lekë Dukagjinit, Frang Bardhit, Pjetër Zarishit dhe Nënë Terezës.

Mësimet fillore i ka nisur në qytetin e lindjes, Shkodër, ku prezenca e familjes Çobani dokumentohet në regjistrat e kishës nga viti 1734. Gjatë viteve 1961-1965 ka kryer shkollën e mesme pedagogjike të atij qyteti me rezultate të shkëlqyera.  Ato rezultate kanë përcaktuar vazhdimin e studimeve të larta në Universitetin e Tiranës, pranë Fakultetit Histori-filologji, dega Gjuhë-letërsi shqipe (1965-1969) dhe emërimin e tij si mësues letërsie në gjimnazin e qytetit të Lezhës qysh në moshë 22-vjeçare.

2. Veprimtaria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Krahas mësimdhënies në gjimnaz e qytetit të Lezhës (1969- 80; 1986-87; 1991-98), u mor me muzikë (si orkestrant pranë Pallatit të Kulturës dhe si kompozitor amator); organizoi aktivitetet artistike të gjimnazit: krijoi dhe drejtoi orkestrën, korin dhe  teatrin e gjimnazit. Ndërkohë dha kontributin e tij me studime pedagogjike dhe kulturore, një pjesë e të cilave gjetën dritën e botimit në shtypin lokal. Më 1979 i akordohet medalja “Naim Frashëri”. Të gjitha këto bënë që të marrë detyra drejtuese në sektorët e kulturës të qytetit dhe të rrethit: Drejtor i Drejtorisë Kulturore (1980-86) dhe Shef Kulture (1987-91). Nga Këshilli i Bashkisë Lezhë  i është dhënë titulli “Qytetar Nderi”(2018)

Shkrimin e parë kritiko-letrar e ka botuar në gazetën “Drita” 1976, ndërsa 2 vjet më vonë fiton një nga çmimet vjetore të revistës “Nëntori” për recension libri artistik. Në vitin 1988 boton librin e parë “Kërkime letrare” me recensentë: prof.dr. Dhimitër Shuteriqi, prof.dr.Jup Kastrati dhe prof.dr.Razi Brahimi. Vetëm pas viteve ’90 provoi të botonte tregime (Çmimi i Parë në takimin e dytë të shkrimtarëve ndërkufitarë, Pogradec 2004) dhe t’i kushtohej më intensivisht publicistikës, gjegjësisht eseistikë (Çmimi “Velia 1999”) e studimeve historiko-letrare dhe sociologjike. Ka marrë pjesë me kumtesa në disa veprimtari shkencore brenda dhe jashtë vendit.  

3. Libra të botuar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I. Monografi shkencore:[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1.      “Princi i përfolur Lekë Dukagjini”, monografi (resume anglisht), EB Listan & TOENA: Tiranë, 2003.

2.       “The vilified prince Lekë Dukagjni”, LAP, Lambert Academic Publishing  2017

3.      “Frang Bardhi dhe relacionet e tij”, monografi, Misioni Katolik Shqiptar: Zagreb, 2006.

4.     “Pjetër Zarishi dhe Krijimi i rruzullimit”, monografi, TOENA:Tiranë, 2007.

5.     “Figurat mitologjike në Lahutë të Malcis”, monografi (resume anglisht), TOENA: Tiranë, 2008.

6.     “Nënë Tereza, nderimi në trevat shqiptare” album shqip-anglisht (bashkautor), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës: Prishtinë, 2010.

7.     “Nënë Tereza, nderimi në trevat shqiptare” (bashkautor),  album shqip-kroatisht (Përk. Nikollë Martini): Zagreb, 2013.

8.     “Lahuta e Malcis, ngjizja mitologjike  dhe fjalori i figurave mitologjike”, monografi (resume anglisht), Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë,2012.

9.     “Gjergj Fishta dhe Kanuni i lekë Dukagjinit”, Botimet Gjergj Fishta, Tiranë, 2014.

10.   Mitologji shqiptare, Albas, Tiranë, 2017

II. Përmbledhje me studime dhe ese:[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1.      Kërkime letrare”, studime dhe kritika letrare, SHB Naim Frashëri: Tiranë, 1988.

2.      “Miti dhe antimiti fishtjan”, dhjetë ese për Fishtën, EB Lisitan: Tiranë, 1999.

3.      “Paralele kulturore të një qyteti”, artikuj dhe studime, EB Lisitan: Tiranë, 2001.

4.      “Fishtologji, studime, EB Gjergj Fishta: Lezhë, 2006.

5.      “Gjergj Fishta, fillimet letrare”, EB Gjergj Fishta: Lezhë, 2017.

III. Tregime dhe novela:[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1.       “Puthje pa puthje”, tregime, EB Lisitan: Lezhë, 1996.

2.      “Një grua përballë vetvetes”, novelë, EB Lisitan: Lezhë, 1997.

3.      “Etyde në prozë, gjashtë triptikë”, tregime, TOENA: Tiranë, 2002.

4.      “Variacione me fjalën komb”, eseistikë, EB Lisitan: Tiranë, 2004.

5.       “Lekë Dukagjini, kështjella e ligjeve”, Albas: Tiranë, Tetovë, Prishtinë, 2015.

6.      “Legjenda dhe vende shqiptare”(bashkautor: Rita Petro, Tonin Çobani), Albas: Tiranë, Tetovë, Prishtinë, 2015..

IV. Tekste për shkollat e larta dhe të mesme:[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1.      “Eseistika”, tekst për shkollat e larta (resume anglisht), Botimet Gjergj Fishta, Tiranë, 2013.

2.      “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, tekst për shkollat e mesme (me zgjedhje të detyruar), Albas, Tiranë, 2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2016,2017.

3.      “Leximi i komentuar i veprës letrare 2”(bashkautorë: Tonin Çobani, Dhurata Shehri, Kastriot Gjika), tekst për shkollat e mesme, SHBLSH, Tiranë: 2000, 2001, 2003.

4.      “Letërsia dhe gjuha shqipe 2” ( bashkautorë: Enver Hysa, Gjovalin Shkurtaj, Idriz Metani, Tonin Çobani, Dhurata Shehri, Kastriot Gjika), SHBLSH e Re, Tiranë, 2004, 2005, 2006, 2007.

5.      “Letërsia bashkëkohore shqiptare”(bashkautorë: Ali Aliu, Shaban Sinani, Stefan Çapaliku, Tonin Çobani), tekst për shkollat e mesme ALB-ASS: Tiranë, 2001.

V. Të tjera:[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1.     Gjergj Fishta “Vepra letrare” në 10 vëllime (bashkautorë Tonin Çobani - kryeredaktor, Ndue Zef Toma, Tefë Topalli, Stefan Çapaliku, Hamit Boriçi).  EB Gjergj Fishta: Lezhë, (2001, 2011).

2.      “Lahuta e Malcis” e Gj. Fishtës për shkollat e mesme, ALB-ASS: Tiranë, 2001 (ribotuar po këtë vit edhe në Tetovë).

3.     “Lahuta e Malcis” e Gj. Fishtës për shkollat e mesme, Tiranë, Albas 2011 (ribotim i përmirësuar).

4.     “Lahuta e Malcis”, e Gj. Fishtës, antologji për shkollat e mesme, Pakti:Tiranë, 2009, 2011.

5.      “Lezha - guide book”, anglisht (Editorial staff: Tonin Çobani, Moikom Zeqo, Farudin Hoxha, Ahmet Osja, Mahir Hoti, Zef Ymeri), Ecological Club: Lezha, 2002.

6.     “Lezha – guidë”, (bashkautor), Klubi ekologjik: Lezhë, 2002.

7.     “Poezi nga Mrizi i Zanave, Vallja e Parrizit, Anzat e Parnasit” të Gj. Fishtës, pajisur me shënime dhe pasthënie, EB Lisitan, Lezhë 1994.

8.     “Poezi të zgjedhura nga Mrizi i Zanave, Vallja e Parrizit, Anzat e Parnasit” të Gj. Fishtës, pajisur me shënime dhe pasthënie, SHBLSH e Re: Tiranë, 2004.

9.     “Juda Makabe” e Gj. Fishtës, pajisur me shënime dhe pasthënie, EB Lisitan: Lezhë, 1995.

10.     “Juda Makabe” dhe “Jerina” të Gj. Fishtës, pajisur me shënime dhe pasthënie, EB Lisitan: Lezhë, 1995.

11.    

12.     “Shqiptarët dhe të drejtat e tyne” e Gj. Fishtës, pajisur me shënime dhe pasthënie, EB Gjergj Fishta:: Lezhë, 1998.

13.    Ndoc Gjetja, Biri i njeriut : poezi të zgjedhura, pajisur me parathënie, TOENA, Tiranë, 2014.

4. Vlerësime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prof.Dr. Tefë Topalli, Shkodër[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

“Studiuesi dhe kritiku Tonin Çobani, tashmë me plot gojën, nga fishtologët me të mirë të hapësirës shqiptare, të sotme dhe të traditës, e ka kuptuar prej kohësh se monumenti epik i Gjergj Fishtës, “Lahuta e Malcis”, është madhështor në llojin e tij, së bashku me elementet mitike: Shtojzovalle e Floçka, Dragonj e Kuçedra, Shtriga e Lugetër, të cilët veprojnë përkrah e kundër heronjve shqiptarë në luftën e tyre për ekzistencë, në mbrojtje të shqiptarizmit ndaj lakmive dhe synimeve grabitqare të të huajve; prandaj dhe i ka kushtuar këtë studim monografik (“Figurat mitologjike në Lahutë të Malcis”) mitologjisë së këtij Eposi të pavdekshëm, duke sjellë një vështrim e vlerësim të ri për figurat mbinjerëzore të etnogjenezës shqiptare, si pjesë e kulturës sonë kombëtare, ashtu siç i ka paraqitur Poeti i Madh... Tonin Çobani synon pikësëpari, hulumtimin në brendësi, duke kaluar nga kërshëria që të jep kënaqësi estetike, deri tek arsyetimi që kërkon studime të thelluara, bashkëkohore për trajtimin e mitologjisë së popujve dhe shkollave të ndryshme, nga mitet anglosaksone deri tek panteoni shqiptar, i cili është zanafilla e fisit të Arbërit.”

Prof.Dr.Mark Tirta (Akademik i Asociuar), Tiranë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në monografinë Figurat mitologjike në Lahutë të Malcis, Tonin Çobanin “ka kapur e ka zbërthyer me shumë skrupolozitet çdo dukuri të paraqitur me elemente mitike në këtë vepër të Fishtës dhe ka vlerësuar funksionet artistike që ato paraqesin në vështrim të gjithanshëm: si krijimtari letrare e një niveli të lartë e ndërkohë me natyrë komunikimi tepër popullor...”.

Prof.dr. Sadri Fetiu , Prishtinë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

“Vepra “Princi i përfolur Lekë Dukagjini”, shkruar nga studiuesi Tonin Çobani, është rezultat i hulumtimeve të shumanshme historike, etnologjike dhe folklorike brenda viseve shqiptare, por edhe në traditën më të gjerë ballkanike. Autori synon ta çmitizojë figurën legjendare të Lekë Dukagjinit, prandaj merret në mënyrë të veçantë me përfoljet që i janë bërë kësaj figure brenda trajtimit historik të autorëve të ndryshëm, por edhe në traditën e përgjithshme gojore... Vepra “Princi i përfolur Lekë Dukagjini” e Tonin Çobanit lexohet si vepër historike, por përjetohet edhe si vlerë letrare... (dhe) ne qofte se vlen ende maksima e vjetër latine ”historia është mësuese e jetës”, atëherë ky libër duhet të lexohet, sepse në të sqarohet e vërteta për pasojat historike të implikimit të vazhdueshëm të faktorit të jashtëm në marrëdhëniet ndërshqiptare që nga mesjeta e deri në ditët tona.”

Dom Ndue Ballabani, Zagreb[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

“Libri i Tonin Çobanit "Frang Bardhi dhe Relacionet e tij" paraqet, së paku, katër cilësi të shkëlqyeshme, që mund t'i zbërthejmë. Së pari, siç u tha, është pozicionimi i tij i vetëdijshëm i legjitimitetit analitik të rrjedhës historike; së dyti, stili i tij i shkrimit që shpreh lehtësi sovrane të analizës e që nuk shkel asnjëherë normën e shpjegimit akademik, duke mos rënë në kurth të euforisë shterpë të "historicizmit"; së treti, rrëfimi krenar dhe vende-vende i prekshëm dhe sot në imagjinarin e begatshëm kulturor dhe, së fundmi, qëndrimi i tij, i cili reflektohet me vazhdimësi këmbëngulëse, qoftë nga pozita shkencore, e cila, njëkohësisht, e bën të dallueshëm autorin si analitik, qoftë nga aspekti që e bën veprën thellësisht shkencore.”

Dr. Gazmend Kapllani, Greqi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

“Dje në "KJ" (gazeta “Koha Jonë”) u botua një artikull shumë i bukur i Tonin Çobanit për Nënë Terezën (“Nënë Tereza e Kalkutës, bija e mohuar e Shqipërisë”). Prej tij po shkëpus pasazhin e mëposhtëm... “

Keze (Kozeta) Zylo, ShBA[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

“Para se të jap poezitë kushtuar Shenjtores, po hedh disa rreshta nga komenti i Z.Tonin Çobani për poezinë e Nënë Terezës, ku shprehet se është një poezi filozofike, dhe të mësohet përmendësh nga shqiptarët, pra një lutje për të na ndihmuar.”

Dr. KLARA KODRA

$Thamë që kjo monografi e re për Fishtën është origjinale. Mund të shprehemi kështu, pa e shpërdoruar këtë epitet shumë të rëndësishëm, po që jo rrallë sot përdoret pa vend në recensione e shkrime kritike. Është origjinale sepse studiuesi ka gjetur një “çelës” të ri për të depërtuar në poemën shumë të njohur dhe shumë të diskutuar të Fishtës, nënshtresën mitologjike të kësaj poeme. Monografia spikat për veçanësi në sajë të këtij çelësi që na fut në thellësitë e “shpellës” poetike dhe na lejon të zbulojmë thesare të reja. Natyrisht studimi ka vende që mund të zgjateshin ose plotësoheshin, ku ndofta autori ka folur tepër apo pak, ka ndonjë tezë që mund të diskutohej ende, po merita e tij thelbësore është të hedhurit e një drite të re mbi mjaft çështje të mesazhit dhe të formës së “Lahutës së Malsisë”, mbi figurën e Fishtës dhe vendit që ky poet duhet të zerë në letërsinë shqiptare.$

(Fishta në një shpalosje të re: Ngjizja mitologjike dhe fjalori i figurave mitologjike)

Nga Shtypi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prof.dr. Dalan Shapllo, kritik letrar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"“Në prozën tregimtare (“Puthje pa puthje” dhe “Një grua përballë vetvetes”) të Tonin Çobanit vihet re “prirja e autorit për të zgjidhur probleme të rëndësishme të sotme ekzistenciale dhe mprehtësia për të hyrë në të fshehtat e jetës... Ky autor mundohet të thyejë disa tabu dhe t’i shpëtojë atij morali “të pastër” që, jo radhë, fsheh të vërtetën dhe i jep lustër jetës... Ai ka edhe premisën teorike të psikanalizës, të pranisë së subkoshiencës në veprimet njerëzore, të rolit të intuitës.”

Xhahid BUSHATI, shkrimtar

"Fishta dhe vepra e tij ka fituar një marrëdhënie me lexuesin, por edhe me studiuesit. Kjo marrëdhënie është multikuptimore, që i nënshtrohet kohës dhe hapësirës. Kjo është pasur parasysh nga autori Tonin Çobani, ndaj dhe drita e fishtologjisë së tij ka formulën fishtjane si domosdoshmëri e studimeve në këtë lamije."

                                    ( Miti fishtjan në optikën e një fishtologu)

5. Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hasan Hasani“Leksikon i shkrimtarëve shqiptarë 1501-2001”, Prishtinë, 2003; Hamit Boriqi,“Gazetarë dhe publicistë shqiptarë”, Tiranë, 2005;  Kujtim Dashi, “Leksikon i Lezhës”, Tiranë 2005, Zenepe Dibra "Fjalor i enciklopedik i hapësirave shkodrane", Shkodër 2017 ; Shtypi i kohës dhe bibliografi e veprave të autorit: Paraqitje e shkurtër e regjistrimeve të BK dhe Zenepe Dibra, Enciklopedia e Shkodrës