Tonin Guraziu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Tonin Guraziu, 1908-1999. I lindur në Shkodër në një familje tregtarësh, Tonin Guraziu vendoset familjarisht në 1912 në Itali, ku kreu shkollën fillore dhe të mesme.[1]

I mrekulluar nga arti italian dhe nga koncertet pianistike që mundi të ndiqte së bashku me familjen e tij, Tonin Guraziu dha shenjat e para të tаlentit, рёr t’u lidhur kështu me muzikën, në një dashuri të përjetshme, е cila nuk do ta tradhtonte kurrë. Pasi u diplomua në Akademinë Mbretërore të Bolonjës, ku u vlerësua me notën maksimale (30/30), në vitin 1931, ai kthehet në Shqipëri, ku do të nisё dhe serinë e koncerteve të раrа që do të shënonin nisjen e veprimtarisë së brezit të parë të artistëve profesionistë shqiptarë.

  • Tonin Guraziu ёshtё pianisti i parë shqiptar i diplomuar nga një Akademi Filarmonike Europiane (La Regia Accademia Filarmonica di Bologna, 29.03.1931).
  • Tonin Guraziu ёshtё koncertmaestri i vënieve të para në skenë të veprave operistike në Shqipëri.
  • Tonin Guraziu është pianisti i parë shqiptar që në bashkëpunim me Orkestren Simfonike të Filarmonisë së Tiranës përformuan në mjedisin e Teatrit Popullor Tiranë në vitin 1954 koncertin për piano e orkester të kompozitorit Grieg.
  • Tonin Guraziu ёshtё themeluesi i katedrës së рiаnоs pranё Liceut Artistik në Tiranё.
  • Tonin Guraziu ёshtё themeluesi i katedrës së рiаnоs pranё Institutit të Lartё të Arteve.

Ndërrimi i sistemeve e gjen pianistin e parë shqiptar, Tonin Guraziun, plot 82 vjeç.

E megjithatë skena mbetet mbretëria e tij. Sfidoi vitet e shumta që mbante mbi shpinë, dhe në moshën 88-vjeçare ngjitet në skenën e qytetit të tij të lindjes për të dhënë një koncert të organizuar në përkujtim të 60 vjetorit të " Koncerit të parë me muzikë klasike në historinë e muzikës klasike shqiptare (Shkodër, Mars 1936), kurse në moshën 90 vjeçare ( Prill 1998) përformon me sukses koncertin e tij ( të fundit) në skenën prestigjioze të Teatrit të Opera e Baletit - Tiranë

Ashtu i mbështetur pas pianos, në celuloid fiksohen këto momente të pakthyeshme edhe për historinë e muzikës.

Koncerti i parë, përkrah Marije Krajes[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ishte viti i largët 1936, muaji mars. Shënohet mbajtja e të parit koncert operistik në Shqipëri. Salla e kinema “Rozafës” në Shkoder ishte e tejmbushur. Perpara një publiku të tejzgjedhur dhe shumë entuziast, do të shfaqeshin sopranoja Marie Paluca (Kraja) dhe pianisti Tonin Guraziu. Nisi! U shënua koncerti i parë i muzikës klasike edhe në Shqipëri. Jo vetëm kompozitorë të mëdhenj botërorë, si List e Shopen, por edhe disa këngë shkodrane të përpunuara për piano. Sukses i padiskutueshëm! Festa vijoi në Kafen e Madhe, ku shkodranët qenë dëshmitarë të kësaj pike kthese edhe në historinë e muzikës në Shqipëri. Tanimë rruga duket se qe e hapur! Koncerti nuk mbeti vetëm në Shkodër, por shkoi edhe në një tjetër cep të Shqipërisë, ku kultura qe jo pak e zhvilluar. Edhe në Korce, suksesi qe i padiskutueshëm!

Magjia e Tefta Tashko Koços[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hera e parë që ndjeu zërin e saj ishte viti 1936. Gjendej në Tiranë, ku Tefta Tashko po jepte një koncert. Ai i rrëfehet ditarit të tij: “Ajo këndonte shumë mirë, ishte elegante dhe e shkollueme në Paris”. Një vit më pas, së bashku me sopranon Tefta Tashko, përformuan një koncert pranë Radio Bari-Itali me rastin e hapjes së panairit "Fiera di Levante". Nê vitin 1938 ata mbajtën një koncert bashkë, në Elbasan. Në fillim të vitit 1939, në prag të pushtimit të Shqipërisë nga fashistët, ata ndërmorën një turne në të gjithë Shqipërinë e Jugut ( Durrës, Kavajë , Fier dhe Vlorë ). Ditarit i rrëfehet vazhdimisht pianisti, e pas këtij turneu nëpër vend, shkruan: “Në Vlonë, publiku ishte ma i ngrohtë”. Këto koncerte në Shqipëri u pasuan nga pjesëmarrja e gjërë e një grupi artistësh në një veprimtari artistike ndërkombëtare, “Maggio Fiorentino”, në maj të vitit 1939, në Firenze.

Krijimet e botuara për herë të parë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndonëse për dekada të tëra, pianisti Tonin Guraziu, i diplomuar në Akademinë Filarmonike të Bolonjës, në vitin e largët 1931, ishte pedagog në konservatorin tonë, krijimet e tij pak janë ngjitur në skenë. Janë pjesë pianistike të krijuara me qëllim, për të lënë jashtë tekstet, duke refuzuar në këtë mënyrë t’i këndojë komunizmit.

Pjesët pianistike të kompozuara nga pianisti Guraziu, gjatë periudhës së diktaturës së proletariatit në Shqipëri, për të parën herë botohen në librin “Tonin Guraziu, një jetë në piano” me autor Filip Guraziu, në bashkëpunim me artistët e mirënjohur Robert Radoja dhe Adelina Hoxha në vitin 2007.

  • “Oh sa pranë të dy jemi”- Romancë
  • “Rozafa”- Balet me 1 akt
  • “Vallja e zanave”- Vals lento
  • “Mbërritja e Rozafës”- Alegreto
  • “Vokalica e Rozafës”- Lento
  • "Vallja e burrave”- Lento
  • “Lumi i Matit”- Alegro
  • “Kruja”- Epopeja e Gjergj Kastriotit
  • “Gjirokastra”- Fantazi
  • “Fantazi malcore”- maj 1952
  • “Humoreska”- Alegro
  • “Kanga e fyellit”- Kushtuar mbesës
  • “Pastorale”- Lento
  • “Skerco”- Alegreto, nëntor 1956

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Shekulli i pianistit te pare shqiptar [1]
  • Gazeta "Dita Informacion", 30 janar 1994 [2]

Burime të dhëna[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Tonin Guraziu Muri i Berlinit tim me ne". Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2012. Marrë më 29 korrik 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)