Tonsiliti akut (bajamet)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Është një nga sëmundjet më të shpeshta të fëmijërisë sidomos rreth moshës 5-6 vjeç. Poshtë moshës 3 vjeç dhe mbi 50 shihet rrallë. Funksioni i bajamëve është në krijimin e limfociteve(qeliza të bardha apo antitrupa) dhe zakonisht shkaktarët kryesorë janë mikroorganizma patogjenë si stafilokoke,streptokoke,pneumokoke etj.

Shenjat e para[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fillon me një rritje të temperaturës papritur dhe me ethe. Temperatura mund të shkojë deri në 39 gradë. Ka dhimbje të fytit dhe si pasojë e prekjes prej inflamacionit edhe të muskujve të fytit vihet re dhe vështirësi në gëlltitje. Shoqërohet me dhimbje koke, këputje, dhimbje kyçesh. Tek fëmijët mund të shkaktojë edhe dhimbje barku e të vjella. Mund të shkaktojë dhimbje veshi dhe infalmacionin e këtij organi (otitis media). Gjithashtu mund të vihen re edhe lenfadenopati të dhimbshme (enjtje të gjendrave).

Diagnostifikimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Diagnoza vendoset me vizitën e bërë nga mjeku i cili vë re se bajamet janë të zmadhuara (hipertrofike) dhe të skuqura (hiperemike). Mund të ketë edhe eksuda mbi bajame (qelbëzim). Nëse janë shumë dhe të vogla si pikë atëherë e merr emrin tonsiliti folikular. Mukoza e gojës është e thatë si pasojë e marrjes së pakët të lëngjeve. Si test diagnostikues përdoret mbjellja (kultura) e fytit. Gjithashtu edhe me preparatin e fytit mund të punohet për gjetjen antigjenteve të streptokokëve beta hemolitik grupi A.

Në analizat laboratorike vihet re një leukocitozë (rritje e leukociteve, qelizave mbrojtëse të trupit). Nëse dyshohet për infeksion bakterial boja gram mund të jetë e dobishme. CRP ndihmon në diagnozën diferenciale mes bakterieve dhe viruseve. Nëse është e lartë infeksioni është bakterial.

Qëllimi i kurimit është të shkatërrojë infeksionin dhe të lehtësojë simptomat. Higjena e gojës dhe marrja e nevojshme elëngjave është shumë e rëndësishme. Për pastrimin e gojës mund të përdoren gargarat antiseptike. Për infeksionin duhen përdorur atibiotik (veçse kur dyshohet për infeksion bakteriel e jo viral), regjim shtrati, marrje e bollshme e lëngjeve .Edhe nëse nuk përdoret asgjë përsëri trupi e kufizon infeksionin por dhënia e ilaçeve kur duhet i ul ndjeshëm simptomat dhe pengon komplikacionet emundshme dhe të rrezikshme si sëmundjet e veshkave dhe ato reumatizmale. Si antibiotik këshillohet penicilina për 10 ditë. Për heqjen e bajameve ka disa kritere të tjera që mjeku i merr parasysh dhe nuk duhet nxituar por duhet parë nëse është apo jo e nevojshme.