Top Channel
Top Channel është stacion radioteleviziv privat i krijuar më 30 korrik 2001 me qendër në Shqipëri. Sinjalin klasik të transmetimeve nga ky stacion përfshijnë pjesën më të madhe të hapësirës Shqiptare ndërsa sinjali satelitor i përhapur nëpërmjet platformës Digitalb në Evropë dhe për Amerikën e Veriut sinjali vije nga sateliti Intelsat America 5.
Top Channel u krijua me 30 korrik 2001 dhe që atëherë ka pasur një përparim shumë të shpejtë. Emisionet informative, edukative dhe argëtuese të transmetuar nga ky stacion mundohen të i përgjigjen një publiku të gjerë.
Në anketën e vitit 2003 , Top Channel radhitet si televizioni me shikueshmëri më të lartë në Shqipëri. Sipas kësaj ankete, Top Channel ka fituar 50 % te publikut në Shqipëri duke lëne mbrapa televizionin e dytë i cili ka përthithur 17 % te publikut.
Qëllimet e emisoneve të transmetuar sipas tyre janë Saktesi, Paanesi, Analize dhe koment, Moderim dhe respekt, Sjellje etike, Shpejtesi te larte informacioni.
Top channel transmeton emisionet në kanale të ndryshme në qytetet të Shqipërisë. Kështu për Tiranën transmetimi bëhet në kanalin 36, për Durrësin 58, Vlorën 52, Elbasanin 53, Shkodrën 36, Laçin, Lezhën dhe Krujën në kanalin 60, Ardenicën (Fieri-Lushnje) kanalin 59, Gjirokastrën 35, Sopot Delvinë 45 dhe për Sarandën në kanalin 55
Presidenti dhe themeluesi i Top Channel, Top Albania Radio dhe platformës dixhitale DigitAlb, Dritan Hoxha, ka vdekur tragjikisht më 23 Maj 2008. E gjithë bota mediale në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni dhe sidomos kompania 'TOP MEDIA' të cilën ai vet e ka udhëhequr janë shokuar me të marë lajmin. Dritan Hoxha (40-vjeç) ka lënë pas veti, nënën, gruan Vjollcën dhe 4 fëmijët, 3 vajza dhe djalin e tij 1 vjeç.
[redakto] Transmetimet më të njohura
Ndër transmetimet më të dalluara të këtij stacioni radioteleviziv janë:
- Fiks Fare - emision politik-argëtues
- Portokalli - show humoristik
- Top Show - emision i mbrëmjes
- Shqip - talk show
- Top Fest -show muzikor
- Big Brother - reality show
- Me and You - talk show muzikor
- E diell - emision i së dielës
- Top Story - emision politik
- Albanians Got Talent - talent show
- The Voice of Albania - talent show
- 100 Milionë - quiz show
[redakto] Lidhje të jashtme
|
Televizioni në Shqipëri |
|
|---|---|
| Frekuenca kombëtare | TVSH • TV Klan • Top Channel |
| Frekuenca rajonale* | ABC News • A1 • News 24 • Club TV • Channel One |
| Frekuenca satelitore | Albanian Screen (TV Alsat) • Vizion Plus |
| Frekuenca të huaja | TV5Monde Europe |
| Ofruesit e DVB-T | DigitAlb • Tring Digital • SuperSport |
| Stacione të shpërbëra nga frekuencat kombëtare | TVA |
| *Bazuar në mbulimin me sinjaln në më shumë se 4 qarqe sipas ventimit të KKRT në vitin 2007. (Vvedimi) | |