Top Story

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Top Story është programi kryesor politik i Top Channel dhe një nga emblemat e ekranit tone, drejtuar nga gazetari i njohur Sokol Balla.

On air që nga tetori i vitit 2006, Top Story është shndërruar nga sezoni ne sezon, ne teatrin kryesor politik te ekraneve shqiptare, nga ku gjenerohet debat, diskutime, përballje, lajm dhe ide. Top Story ka ofruar gjithmonë thellësinë e analizës dhe te kuptimit te ngjarjes me te forte te javës, qofte nga politika, por edhe kronika, sporti e deri dhe kultura, duke plotësuar kështu nevojën e opinionit publik dhe pse-te e tij te shumta lidhur me zhvillimet e vrullshme pozitive por edhe dramatike te tranzicionit tw zgjatur demokratik shqiptar. Top Story nuk ka ngurruar te beje te sajën por edhe te thotë te sajën, për ngjarje te rëndësishme ne vend, ne përpjekje për te siguruar transparencën aq te nevojshme për opinionin publik.

Si një takim stabel prej gjashte sezonesh ne ora 21 çdo te enjte ne Top Channel ne ekranin me te dashur dhe me te ndjekur te shqiptareve, ne Top Story kane parakaluar ne momente kyç te këtyre viteve personazhet kryesore politike te vendit, personalitete te politikes ndërkombëtare, kryeministra si Prodi e Papandreu, deputete e komisionere evropiane, si dhe personalitete te shquara botërore te medias sportit e kulturës.

Top Story ka futur ne kulturën mediatike shqiptare traditën e ndërthurur britanike e amerikane te emisioneve te tipit in depth "situation room", me atë Italiane te debateve te tipit "Matrix", sigurisht ndërthurur me me te mirën e traditës se krijuar nga Top Channel dhe revolucioni mediatik i këtij kanali.

Sot Top Story dhe Sokol Balla konsiderohen si simbioza e rreshtit te pare te opinionberjes ne vend, ndërsa për balancën, mprehtësinë dhe këmbënguljen ne zbulimin e te vërtetës, gezon respektin dhe shikueshmërinë maksimale te shikuesve ne Shqipëri dhe mbare trojet shqiptare.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Top Channel

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]