Trahana me kos

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Për trahana duhet miell i cilësisë së parë me përmbajtje të lartë gluteni.

Trahanaja

Sitet mielli, hapet një gropë në mes dhe hidhet kosi dhe kripa. Duke filluar nga mesi e përziejmë brumin duke mos e gatuar shumë por të përzihet aq sa të mos pijë krejt miellin, brumë i fortë dhe i shkrifët. Sipër e spërkatim me miell, e mbulojmë dhe e lëmë të vijë për 2-3 ditë. Pastaj e hapim copa - copa në çarçafë të pastër, e lëmë të thahet pak dhe e shkoqim me dorë, e kalojmë në sitë të rrallë e thajmë përsëri dhe e vendosim në qeska prej pëlhure (beze) jo plastmasi. Ruhet në vende të thata pa lagështirë e të freskëta.

Për 1 kg miell duhen :

  • 1 gotë kos,
  • 1 lugë gjelle kripë.