Trans Adriatic Pipeline
Trans Adriatic Pipeline (TAP) është një projekt i një gazsjellësi rreth 520 kilometër të gjatë, që paramendon ta lidhë Greqinë ndërmjet Shqipërisë nën Detin Adriatik me Italinë Jugore. Synimi është transporti i gazit natyror nga rajoni i Kaspikut ndërmjet Turqisë në Evropën Perëndimore. Kapaciteti i transportit është llogaritur në dhjetë deri 20 miliardë metra kubi gaz natyror në vjet. Për garantimin e shpërndarjes të gazit projekt paramendon edhe një magazinim të gazit në Shqipëri.[1] Me TAP-in konkurron gazsjellësi Nabucco për burimet të gazit natyror në Azerbajxhan.
Përmbajtja |
Ndërmarrja [redakto]
Në projektin janë përfshirë Elektrizitätsgesellschaft Laufenburg (EGL) nga Zvicra dhe Statoil nga Norvegjia me nga 42,5 për qind dhe E.ON Ruhrgas nga Gjermania me 15 për qind.
Historia [redakto]
Në vitin 2003, filloi studimi për fizibilitetin dhe në mars të vitit 2006 ajo u mbarua nga dega e Axpo Holding EGL. Realizueshmëria teknike, ekonomike sidhe ekologjike u konfirmuan aty.
Në mars të vitit 2007, planifikimet themelore u përfunduan, ndër të tjera hetimi i shtratit të detit sidhe studimet paraprake për pajtueshmërinë. Në vitin 2008, TAP-i filloi me planifikimet të detajuar.
Konsorciumi azerbaixhan Shah Deniz njoftoi në shkurt të vitit 2012, se e preferon TAP-in për rrugën në Itali.
Në shtator të vitit 2012, Shqipëria, Greqia dhe Italia nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, për të siguruar mbështetjen politike mbi projektin. Komisioneri i Bashkimit Evropian për energjinë, Günther Oettinger, e mirëpriti vendimin.[2][3]
Lidhje web [redakto]
- Faqja zyrtare e internetit i Trans Adriatic Pipeline (shqip, gjermanisht, anglisht, italisht, greqisht)
Fusnota [redakto]
- ^ E.ON beteiligt sich an Trans Adriatic Pipeline Projekt (gjermanisht). Verivox.de (20. Maj 2010). Vizituar në 16. Tetor 2012.
- ^ Projektplan (gjermanisht). Trans-adriatic-pipeline.com. Vizituar në 16. Tetor 2012.
- ^ Besar Likmeta (2. Tetor 2012): Albania, Greece and Italy Reach Pipeline Agreement (anglisht). Balkan Insight. Vizituar në 16. Tetor 2012.

