Transporti i Shteteve - Kina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Transpoti në Republikën Popullore të Kinës.

Xhadetë[redakto | redakto tekstin burimor]

Kina ka sipërfaqe të madhe, xhadetë shkojnë në të gjitha drejtimet. Ndër to ka 12 linja kryesore të xhadeve shtetërore të kategorisë së lartë me një gjatësi prej 35 mijë kilometrash që kalojnë nga lindja në perëndim dhe nga jugu në veri, deri tani është inauguruar pjesa dërrmuese e këtyre xhadeve. Kina e konsideron gjithmonë ndërtimin e xhadeve si një nga përmbajtjet e rëndësishme të shpejtimit të ndërtimit të infrastrukturës. Nga viti 1998 deri në vitin 2001, Kina investonte çdo vit mbi 200 miliardë juanë në ndërtimin e xhadeve. Në vitin 2002, Kina investoi 300 miliardë juanë dhe ndërtoi 67 mijë kilometra xhade të reja, ndër to kishte 5.7 mijë kilometra autostrada.. Në vitin 2003, u ndërtuan 36 mijë kilometra xhade të reja. Deri në fund të vitit 2003, gjatësia e xhadeve të mbarë vendit arriti në mbi 1.8 milionë kilometra, ndër to gjatësia e autostradave që përfaqesojnë nivelin e zhvillimit të transportit modern arriti në 40 mijë kilometra. Njëkohësisht, shteti ka shpejtuar ndërtimin e xhadeve të krahinave qendrore e perëndimore duke përmirësuar shumë kushtet e transportit të këtyre krahinave. Në vitin 2008, do të inaugurohet rrjeti i linjave kryesore të xhadeve shtetërore kineze. Atë kohë, mbi 200 qytete si Pekini, Shangai, të gjitha qytetet e varura direkt nga qendra, kryeqendrat e provincave dhe të rajoneve autonome do të lidhen me xhade të kategorisë së lartë me autostrada në krye.

Hekurudhat[redakto | redakto tekstin burimor]

Deri në fund të vitit 2003, gjatësia e përgjithshme e hekurudhave kineze arriti në 73 mijë kilometra, ndër to kishte mbi 20 mijë kilometra hekurudha me dy palë shina dhe 18 mijë hekurudha elektrike. Më 7 janar të vitit 2003, u inaugurua hekurudha e parë që kapërcen detin në Kinë – hekurudha “Yuehai”. Hekurudha me lartësi më të madhe mbi nivelin e detit në botë – hekurudha “Qinghai-Tibet” ka gjatësi prej 1142 kilometrash dhe do të inaugurohet në vitin 2006. Tani Kina është bërë një nga vendet me transportet më të shumta hekurudhore në botë dhe është vendi me rritjen më të shpejtë të transporteve. Qysh nga viti 1998, hekurudha kineze ka ngritur disa herë shpejtësinë e transportit, është shtuar pandërprerë shpejtësia më e madhe e trenit. Njëkohësisht koha e udhëtimit të trenave është pakësuar shumë.

Portet[redakto | redakto tekstin burimor]

Kina ka ndërtuar kryesisht portet e transportit të qymyrgurit, të konteinerëve, të mineralit hekuror të importuar, të drithërave etj. dhe porte të thellësisë së detit, veçanërisht ka forcuar ndërtimin e sistemit të transportit të konteinerëve. Qeveria ka ndërtuar disa porte të konteinerëve në Dalian, Tianjin, Qingdao, Shangai, Ningbo, Shenzhen etj. duke i hedhur bazë krijimit të porteve kyçe të konteinerëve të Kinës. Është forcuar ndërtimi i sistemit të transportit të qymyrgurit dhe janë inauguruar disa porte të reja të ngarkimit dhe të shkarkimit të qymyrgurit. Njëkohësisht janë rindërtuar shumë porte të importit të naftës dhe të mineralit hekuror. Deri në fund të vitit 2003, portet kryesore detare kishin gjithsej 1800 vende të ankorimit, ndër to kishte mbi 530 vende të ankorimit në rang 10 mijë tonësh, kapaciteti i transportit të mallrave arriti në mbi 1.7 miliardë tonë. Kapaciteti vjetor i transportit i disa porteve kryesore ka kaluar 100 milionë tonë, porti i Shangait, porti i Shenzhenit, porti i Qingdaos, porti i Tianjinit, porti i Guangxhout, porti i Xiamenit, porti i Ningbos dhe porti i Dalianit janë radhitur në 50 portet më të mëdha të konteinerëve të botës.

Aviacioni civil[redakto | redakto tekstin burimor]

Linjat ajrore kineze shkojnë në kontinente të ndryshme të botës. Deri në fund të vitit 2003, në Kinë kishte mbi 140 aeroporte dhe mbi 1000 linja ajrore. Ndër to kishte mbi 160 linja ajrore ndërkombëtare që lidhen me mbi 60 qytete të mbi 30 vendeve.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]