Trapi i Vjetër

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Trapi i vjetër)


Telekomedia ka në qendër të saj një hotel të quajtur “Trapi i vjetër”.

Si pronë e një ish-trafikanti, do të bëhet vendi ku mbretërojnë thashethemet, aferat, vendi ku merr udhe kontrabanda, vendi ku takohen politikanet, zyrtare të lartë shtetëror, nëpunës apo dhe njerëz të thjeshte, atje ku të tjerë argëtohen dhe kalojnë momente intime.

Një punonjës bashkie, i cili tenton të bëje detyrën, por që i ndikuar nga rrethanat dhe ajo çfarë sheh, detyrohet të heqë dorë, një grua e cila kalon shpeshherë në shpërthime xhelozie teksa sheh të shoqin të tundohet përpara femrave të tjera, një "refugjat" italian i punësuar tashme tek një pronar shqiptar, ku krahas vështirësive në komunikim i duhet të përballoje edhe fjalët fyese të padronit të vet, krahas tyre edhe shumë personazhe episodike, plotësojnë mozaikun që ju dhuron të qeshura pa fund.

"Trapi i vjetër" është një pjesë e tranzicionit shqiptar, dhe nëpërmjet komikes synon të godasë anët e errëta të këtij realiteti.

Situatat komike, batutat dhe dialogu midis personazheve kanë si produkt humorin e hollë dhe plot finesë, larg banalitetit.

Nën interpretimin mjeshtëror të aktoreve të mëdhenj të skenës dhe ekranit si :