Tre Gjermanët e trashë
Tre Gjermanët e trashë (shkruajtur edhe si 3 Gjermanët e trashë) është një serial Kosovar i zhanrit komedi që u transmetua në Kohavision prej 2005 deri 2007, e bazuar në shfaqjen teatrale me të njëjtin emër nga Teatri Oda.[1] Seriali u drejtua nga regjisori Florent Mehmeti, dhe zgjati gjithsej 63 episoda.
Në 2018, seriali u rifreskua duke u kthyer me aktorët origjinalë në Radio Televizionin e Kosovës, duke u emetuar 27 episoda.
Ngjarja zhvillohet në një hotel të quajtur "Te Ganiu", ku gjenden tre burra gjermanë duke veshur lederhosen (pantallona me llastik nga Bavaria) që vijnë për të qëndruar atje.
Aktorët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Naser Rafuna - Gania
- Flutura Zeneli - Mimoza
- Lirak Celaj - Piteri
- Ard Islami - Ukshini
- Ardian Morina - Hekurani
- Kushtrim Sheremeti - Hansi
- Fisnik Ademi - Brigeli
- Arta Selimi - Kforja
- Florent Mehmeti - Kfori
Realizimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Regjia: Florent Mehmeti
- Skenografia: Petrit Bakalli
- Skenari: Lirak Çelaj
- Muzika: Artan Bakija
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ Tre gjermanët e trashë I - Teatri Oda