Trembëdhjetë male më këmbë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Trembëdhjetë male me këmbë është këngë popullore polifonike shqiptare.

Teksti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Trembëdhjetë male në këmbë
  • trembëdhjetë Bilbilenjtë
  • trupat varur në Janinë
  • nami vajtur në Dovlet
  • Kurvelesh ç’i bëre djemtë?
  • Bilbinjtë trembëdhjetë
  • vanë në litare vetë
  • e vanë në litare vetë
  • si ata trimat me fletë
  • si ata trimat me fletë
  • I rrite me halle shumë
  • pa rritur i bëre burra
  • me aromë trëndeline
  • me ujë pirë nga gurra.
  • Bilbinjtë trembëdhjetë
  • vanë në litare vetë
  • e vanë në litare vetë
  • si ata trimat me fletë
  • si ata trimat me fletë
  • Një emër trimi u vure
  • se trimat një emër kanë
  • besë e nder i dhanë flamurit
  • trimat në litarë vanë
  • fol bilbil Shakua një fjalë.
  • Bilbinjtë trembëdhjetë
  • vanë në litare vetë
  • e vanë në litare vetë
  • si ata trimat me fletë
  • si ata trimat me fletë
  • Dale bej të dredh cigarë
  • dal të hedh çepenë mbi ballë
  • dal të puth shokët me rradhë
  • dal të shoh një herë vatanë.
  • për ta malli do më marrë.
  • Bilbinjtë trembëdhjetë
  • vanë në litare vetë
  • e vanë në litare vetë
  • si ata trimat me fletë
  • si ata trimat me fletë

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

http://www.youtube.com/watch?v=hFb6nvKR8-8#t=149