Tullumbat

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pamje e tullumbave

Tullumbat janë ëmëlsira të përgatitura kryesisht me vezë, miell dhe përbërës tjerë plotësues, shumë të popullarizuara në kuzhinat vendeve territoret e të cilave kanë qenë pjesë e Perandorisë Osmane.

Tullumbat bëhën nga copëza brumi pa maja (rreth 10cm te gjata) të cilave u ipet një formë e vogël vezake me kreshtat përgjatë tyre duke përdorur një vegël e dhëmbëzuar. Së pari skuqen derisa të marrin ngjyrën e artë dhe pastaj i hedhim shërbetin përderisa ato janë të nxehta. Shërbehen të ftohta.

Emri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fjala tullumb do të thotë 'pompë'.

Përgatitja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Materiali[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për 25 tullumba nevojiten :

Për brumin :

  • Miell 1 gotë,
  • Vaj ose gjalpë 2-3 lugë gjelle,
  • Vezë 3-4 kokrra,
  • Pak kripë e sheqer,
  • Ujë treçerek gote.

Për shurupin:

  • Sheqer 2 gota
  • Ujë 2 gota
  • Vaj për skuqje.

Menyra e përgatitjes[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Brumi për tullumba përgatitet duke zier në uje miell së bashku me gjalpë ose yndyrë tjetër dhe pas zierjes ky brumë përzihet me sasi të madhe vezësh, Për ti dhënë formën tullumbave përdoret një vegël e dhëmbëzuar. Forma mbushet me brumë dhe vihen të piqen nga të dyja anët në zjarr të nxehtë. Pas skuqjes hiqen nga zjarri dhe hidhen në shërbet të ftohtë ku mbahen 1-2 ninuta. Pastaj hiqen dhe rreshtohen në pjatë.

Shiko edhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]