Tumoret e mushkërive

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Kanceri i mushkërive është kanceri i dytë për nga shpeshtësia, dhe i pari për nga numri i vdekjeve. Në grafi kanceri shihet vetëm kur është mbi 1 cm, por kur kanceri i mushkërive ka arritur madhësinë 1 cm zakonisht ka arritur të japë metastaza, prandaj grafitë nuk janë të mira për zbulimin e hershëm të kancerit mushkëror.

Shenjat dhe simptomat[redakto | redakto tekstin burimor]

Kollë, hemoptizi, ngjirje (nga prekja e nervit laryngeus recurrens), humbje peshe, pneumoni të shpeshta.

Llojet[redakto | redakto tekstin burimor]

Adenokarcinoma[redakto | redakto tekstin burimor]

Kanceri më i shpeshtë në joduhanpirësit. Zakonisht gjendet në periferi të mushkërisë, afër pleurës. Gjendet në ciaktricet e mushkërisë. CEA përdoret për të parë si po shkon trajtimi; CEA nuk përdoret për zbulimin e adenomarcinomës sepse ka specificitet të ulët.

Karcinoma bronkoalveolare[redakto | redakto tekstin burimor]

Zakonisht gjendet në periferi të mushkërisë, afër pleurës. Nuk ka lidhje me duhanin. Histologjikisht shihen ca si alveola të rrethuar me qeliza kuboide (jo të sheshta).

Karcinoma me qeliza të mëdha[redakto | redakto tekstin burimor]

Zakonisht gjendet në periferi të mushkërisë, afër pleurës. Ky është kancer shumë agresiv, anaplastik. Prognoza është e keqe.

Karcinoma me qeliza skuamoze[redakto | redakto tekstin burimor]

Masë në hilum, me zanafillë bronkiale. Shkaktohet nga duhani.

Karcinoma bronkogjene[redakto | redakto tekstin burimor]

Shkakton hiperkalcemi sepse sekreton PTHrp (PTH related peptide).

Karcinoma me qeliza të vogla[redakto | redakto tekstin burimor]

Zakonisht gjendet në filum. Kur vihet diagnoza tumori shpesh i ka dhënë metastazat. Prognozë shumë e keqe. 99% e atyre që e kanë këtë kancer janë duhanpirës. Sekreton hormone: (i) mund të sekretojë ACTH; (ii) mund të sekretojë ADH.

Tumori karcinoid bronkial[redakto | redakto tekstin burimor]

Sindromi karcinoid - sekretim i serotoninës (5-HT). Shenjat/simptomat: diare, skuqje, sëmundje karcinoide e valvulave të zemrës, tinguj fishkëllyes në mushkëri. Diagnoza: Në urinë shihet nivel i rritur i 5-HIAA (metabolit i 5-HT). Methysergidi përdoret gjatë trajtimit sepse është antagonist i 5-HT.

Limfangioma/leiomioma[redakto | redakto tekstin burimor]

Tumor i muskulaturës të lëmuar, shkakton bllokim të bronkiolave. Haset pothuaj gjithmonë në gratë që nuk kanë arritur menopauzë. Prezantimi klasik: pneumotoraks. Trajtimi: progesteron ose transplant i mushkërive.

Të tjera sindroma kanceroze[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. Tumori i sulkusit superior (pancoast tumor).
    • a. Sindromi Horner: ptozë, miozë, anhidrozë; shkaktohet nga dëmtimi i nervit/ganglionit simpatik në qafë.
    • b. Sindromi i venës kava superiore: vena kava shtypet, bllokohet nag tumori dhe si pasojë shkaktohet fryrje e venave të qafës, enjtje e fytyrës, cianozë.
  2. Karcinoma me qeliza të vogla shkakton një sindromë me dobësi muskulare që njihet si sindroma Lambert-Eaton; mekanizmi është prodhimi i antitrupave kundër kanaleve presinaptikë të kalciumit; klinikisht ngjan me miasteninë grave.
  3. Metastazat mushkërore të kancerit të veshkave mund të shkaktojnë policitemi nëse prodhojnë eritropoetinë.