Turhan pashë Përmeti
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Turhan Pashë Përmeti)
Turhan Pashë Përmeti lindi në vitin 1839 dhe vdiq më 18 shkurt të vitit 1927, ishte një politikan shqiptar. Turhan Pashë Përmeti ishte zyrtar i lartë i perandorisë Otomane para se ti bashkohej lëvizjes kombëtare shqiptare. Ndër postet që ai ka patur në perandorinë Otomane ishte Governator i Kretës në vitet 1895 dhe 1896 dhe ambasador në Shën Petërsburg. Ai e fliste greqishten e frëngjishten rrjedhshëm dhe konsiderohej si administrator i aftë, por jo shumë i vendosur. Turhan Pashë Përmeti ishte kryeministër i Shqipërisë në vitin 1914 nga data 15 mars deri më 3 shtator, si dhe nga 1918 deri në vitin 1920. Gjate kësaj periudhe ai u ndikua shumë nga Esat Pashë Toptani.