Turizmi i Shteteve - Kina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Kina ka territor të gjerë, ka male e lumenj të bukur, ka kulturë të ndritur dhe ka shumë kombësi me zakone e doke të ndryshme. Në krahinat e ndryshme ka produkte të shumta lokale dhe artizanate të pashoqe. Edhe ushqimet e shumëllojshme janë të njohura si brenda ashtu edhe jashët vendit. Kina ka burime të pasura dhe të pakrahasueshme turistike, ka rezerva të mëdha dhe perspektivë të gjerë të zhvillimit turistik. Krahas zhvillimit ekonomik dhe hapjes së mëtejshme me botën e jashtme, turizmi është bërë një nga aspektet e reja të zhvillimit ekonomik. Tani në krahina të ndryshme të vendit tonë janë shtuar pandërprerë zona të reja turistike, ndërtimi i infrastrukturës është përmirësuar pandërprerë dhe numri i turistëve të huaj në Kinë është shtuar nga viti në vit.

Burimet turistike të Kinës janë të shumëllojshme. Nga ana fizionomike, që nga fundi i liqenit Ajdin në ultësirën Turufan 155 metra nën nivelin e detit e deri në majën Xhomolungma, mali më i lartë në botë-8848.13 metra mbi nivelin e detit ka një disnivel lartësie prej 9003 metrash. Kjo është e pashoqe në botë. Të marrin si shembull, burimet klimaterike turistike, Kina ka efektin tri-dimensional klimaterik, veçanërisht në zonën e vargmaleve Hën Tuan “ka katër stinë në një mal dhe brenda një sipërfaqje 5 prej kilometrash katërore ka klima të ndryshme”

Kina është njën nga vatrat e civilizimit botëror. Ajo ka histori dhe kulturë të ndritur dhe veprat artistike të trashëguara deri më sot janë bërë burime të çmuara turistike. Vetëm pas shpalljes së RP të Kinës në vitin 1949, në 34 provinca ose rajone autonome janë zbuluar 29 vende-muze të Epokës së Gurit të Vjetër.

Ndër kuriozitetet arkeologjike të Kinës, skulpturat prej argjili të ushtarëve në varrezën e perandorit të Dinastisë Qin dhe karroca prej bronzi meritojnë të quhen si mrekullia e 8-të në botë. Pallati-muze i skulpturave prej argjili të ushtarëve tërheq çdo vit miliona turistë kinezë dhe të huaj. Pikturat në mure në shpellën Mukou në Tënhuan të provincës Gansu konsiderohen si thesar i arteve në botë. Muri i madh kinez, i njohur në botë, është bërë një pejsazh madhështor, ku shkojnë, papërjashtim. Të gjithë turistët e huaj. Krahas këtyre Kina ka 56 kombësi që kanë histori, kulturë dhe zakonet e veta të veçanta, të cilat përbëjnë pejsazhe të bukura dhe tërheqëse humanitare.

Turizmi tematik[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas vitit 1992, për t’i njohur më mirë turistët e huaj butimet turistike të Kinës, Drejtoria Shtetërore Turistike e Kinës ka nxjerrë njëta pas tjetrës tema të ndryshme turistike, aktivitete të ndryshme turistike, linja të zgjedhura turistike, aktivitete të veçanta turistike si dhe aktivitete të tjera për nxitjen e turizmit. Sivjet tema e turizmit kinez është “të njihemi me jetën e popullit kinez”

Kombi kinez ka një histori 5 mijë vjeçare covoëouo,o. Kombi kinez ka tradita të mrekullueshme të punës, të burrërisë, dashamirësisë dhe të thjeshtësisë, ka mënyrë të veçantë jetese, zakone të ushqimit dhe doke të ndryshme popullore.

Jeta e popullit kinez me përmbajtje të pasur dhe të veçantë është bërë pjesë e rëndësishme përbërëse e kulturës kineze, njëkohësisht është bërë një nga burimet turistike me vlerë humanitare.

Tema e popullit kinez ka tipare të veçanta orientale. Si banesat, ushqimet , veshmbathjet, ashtu edhe argëtimi. Festimi i festave dhe zakonet e doket pasqyrojnë fizionominë shpirtërore dhe virtytet e mira morale të kombit kinez. Organizimi i aktiviteteve tematike turistike ka për qëllim që turistët e huaj të thellohen në shoqërinë kineze, në praktikën e Kinës dhe të ndjejnë nga afër jetën e veçantë të popullit kinez si dhe të njihen me kulturën e mrekullueshme të Kinës.

Pejsazhe të bukura të Kinës[redakto | redakto tekstin burimor]

Kina është një vend me burime shumë të pasura turistike. Kina ka male e lumenj të bukue, ujëvara e burime të ralla ujore, Artet e arkitekturës së lashtë, kafshët e bimët e veçanta si dhe kuriozitete të panumërta përbëjnë nukutinë e pejsazheve natyrore dhe njezore. Kina ka tani 29 vende-muze të trashëguara nga historia dhe që janë përishirë në “listën e trashëgimive botërore” nga Organizata e Uneskos e OKB-sl, ndër të 3 trashëgimi natyrore, 21 trashëgimi kulturore dhe 4 trashëgimi si natyrore, ashtu edhe kulturore. Këto trashëgimi natyrore dhe kulturore pasqyrojnë mençurinë dhe karakrerin punëtor të popullit kinez.

Krahas këtyre trashëgimive tç çmuara natyrore dhe kulturore, në Kinë numërohen edhe shumë vende të bukura piktoresje me përmbajtje të pasura kulturore, nga të cilat turistët mund të ndjejnë nga afër bukutinë natyrore dhe civilizimin e lashtë të Kinës.

Pejsazhe natyrore të njohura të Kinës[redakto | redakto tekstin burimor]

Kina ka burime të pasura natyrore. Përceç rajoneve të njohura turistike, si Gjyhaikou, Zhanggjiagjie, Huan Lon që janë përfshirë në trashëgimitë natyrore të botës, Kina ka edhe pesazhe të tjera të bukura natyrore. P.sh. qyteti Kuilin në Kinën jug-perëndimore, mali Çanbai në Kinën veri-perëndimore, mali i katër vajzave në provincën Guixhou, pyje tropikale në Shishuanbanna të provincës Junan, ishulli i palmës në provincën Hajnan, të cilët meritojnë të vizitohen nga turistët.

Malet dhe lumenjt e qytetit të Kuilinit Qyteti Kuilin ndodhet në Rajonin Autonom të Guansi-Xhuanit të Kinës jug-perëndimore. Klima e këtij qyteti është e butë. Dimri nuk është i ftohtë dhe vera nuk është e nxehtë. Në të katër stinët ka gjelbrim dhe temperatura mesatare vjetore është 19 gradë C. Qyteti Kuilin ka mjedis të mirë ekologjik dhe sipas studimeve gjeologjike, para 300 milionë vjetëve Kuilini ka qenë një det. Në sajë të lëvizjes së Truallit Tokësor, gurët gëlqerorë të mbetur në det u ngritën dhe u bënë tokë kontinentale dhe pas dëmtimit nga era dhe korrupsionit tokësor janë krijuar male në forma të ndryshme, shpella të thella të bukura dhe lumenj nëntokësor fantastikë. Kjo fizionomi e veçantë gjeologjike, lumi Ligjia dhe pesazhe të bukura natyrore tërheqëse në të dy anët e lumit formojnë “male dhe lumenj të Kuilinit” që karakterizohen nga male të gjelbëruara, lumenj me ujë të kulluar, shpella mahnitëse dhe gurë të bukur. Në kinë thuhet se “malet dhe lumenjtë e Kuilinit janë më të bukurë në botë”. Kuilini është një qytet i lashtë me histori 2110 vjeçare. Ai ka histori dhe kulturë të lashtë e të ndritur. Kuilini ka tani 109 vende-muze arkeologjike në rang shtetëror, të Rajonit Autonom dhe në rang qyteti. Peomat e letrarëve të kohëve të ndryshme për përshkrimin e bukurisë së maleve dhe të lumenjve të Kuilinit, si dhe skulpturat budiste janë të gëdhëndura nëpër shpatet e maleve ose në muret e shpellave. Pikat e njohura turistike të Kuilinit janë si mali Pilien, parku i 7 yjeve, burimi me ujë të ngrohtë Lonshen, shpella Ludi, mali në formën e hundës së elefandit, etj. Tani, qyteti Kuilin ka 28 hotele turistike, 18 agjensi turistike dhe mbi 1000 shoqërues turistësh që dinë gjuhë të huaja. Vitet e fundit, infrastruktura e turizmit në Kuilin është përmirësuar më tej dhe ka 40 linja ajrore për në qytetet më të mëdha të vendit dhe të botës.

Mali Çanbaishan Mali Çanbaishan ndodhet në provincën Gjilin të Kinës veri-lindore. Ai është mali kufi i Kinës me Korenë e veriut. Ai është gjithashtu, burimi i lumenjve Tumen, Yalu dhe Sunhua. Pyjet pa fund në këtë mal dhe shpendët e ralla e të çmuara të strehuara në pyjet e malit kanë bërë që në vitin 1980, të përcaktohej nga OKB-ja, si rajon ndërkombëtar i mbrojtjes biologjike. Tani Mali Çanbaishan është përcaktuar nga Kina si rajon turistik shtetëror i kategorisë 4 A. Mali Çanbaishan quhet edhe si “mali i parë në Kinën veri-lindore”. Në histori ky mal ka qenë dhe është vendi, ku jetojnë dhe punojnë banorët e Kinës veri-lindore, është vatra e Kombësisë Man, një nga 56 kombësitë e Kinës. Prandaj, në kohën e Dinastisë Çin ai ka patur edhe nderin e “malit të shenjtë”, mali Çanbaishan është i njohur në botë, si vend turistik, si vatra e Kombësisë Man dhe si mali i shenjtë i Kombësisë Koreane. Mali Çanbaishan është i njohur për gurët e bardhë dhe dëborë në majën e tij. Ai është një vullkan i heshtur. Sipas të dhënave historike, nga shekulli i 16-të deri tani ka patur tre shpërthime. Pejsazhe i veçantë gjeologjik i malit Çanbaishan është shumë i bukur dhe tërheqës. Pikat e famshme turistike të këtij mali janë: liqeni qiello në majë, pylli Y Huan, Pylli në rrëzë të malit, pisha në formë bukurosheje, lugina e madhe, prk malor, burim me ujë të ngrohtë, gryka e zezë e erës, etj. Mali Çanbaishan ka tri gjëra të çmueshme: Xhinseng, gëzof i Kunadhes dhe brirët e Dresë. Kryhas këtyre në këtë mal ka edhe burime të ralla biologjike, si bime, pisha të bukura, rrush malor, kërpudha të egra, lule Gjindalaj, dhe kafshë si: tigër të Kinës veri-lindore, kurrilë me kokë të kuqe, etj. Për turizëm në malin Çanbaishan, ka kushte të mira të transportit. Ka linja ajrore nga Pekini, Shangai dhe Shenjanë për në qytetin Jegji dhe pastaj ka autobuz nga qyteti Jegji për më malin Panbaishan. Në rrëzë dhe në majë të malit ka hotele turistike.

Qytete të njohura turistike[redakto | redakto tekstin burimor]

Kina ka territor të gjerë dhe kombësi të shumta. Qytetet në krahina tëndryshme të Kinës kanë veçoritë e veta arkitekturore. Në Kinën veriore ndodhet qyteti i Pekinit. Ai është edhe kryeqytet i Kinës. Në Kinën lindore është qyteti i Shangait që është qendër ekonomike e Kinës. Në perëndim të Kinës është qyteti i Lhasës me natyrë të bukur dhe me tipare të dukshme nacionale. Në jug të Kinës është qyteti i Kunminit, ku të katër stinët janë të përafërta me stinën e pranverës. Qytetet e bukua dhe të lulëzuara të Kinës, si margaritarë shumëngjyrëshëm, zbukurojnë territorin e Kinës prej 9 milionë e 600 mijë kilometrash katërorë. Tani në Kinë nukrohen 137 qytete me titullin e qytetit turistik të mbarë vendit, ku përfshihen qytetet e Shangait, Pekinit, Tiengjinit, Çunçinit, ShënXhenit, Hanxhout, Dalienit, Nankinit, Ssshiamenit, Guanxhout, Çendusë, Shenjanit, Qindaos, Ninbos, Sianit, Harbinit, Gjinanit, Çançunit, Lhasas, etj. ndër të, qytete të tillë si Harbini, Gjilini, Xhenxhou. Caoqini, Liuxhou, Qindao, e dhjetra qytete të gjera janë zgjedhur si qytete tç famshme historike e kulturore.

Pekin[redakto | redakto tekstin burimor]

Pekini si kryeqytet i Kinës, është qendra politike dhe kulturore e Kinës. ai gjendet në veri të zonës fushore të Kinës veriore. Nga ana gjeografike ai është në të njëjtin paralel me Romen e Italisë dhe me Madridin e Spanjës. Klima e Pekinit përfshihet në klimën e butë kontinentale. Dimti dhe vera janë relaticisht të gjatë, ndërsa pranvera dhe vjeshta janë të shkurtra dhe të thata. Temperatura mesatare vjetore është 11.8 gradë c. Pekini ka histori të lashtë. Si qytet ai ka një histori mbi 3 mijë vjeçare. Qysh në periudhën e shteteve ndërluftuese (770-221 para erës sonë) Pekini ka qenë si kryeqytet i shumë shteteve të atëherëshme. Në periudhën e Dinastive Qin dhe Han dhe në periudhën e Tre shteteve, Pekini ka qenë një nga kryeqendrat e Kinës veriore. Nga Dinastia Gjin, Pekini filloi të jetë si kryeqytet. Më vonë, edhe Dinastia Yuan, Dinastia Min dhe Dinastia Çin e kanë përcaktuan Pekinin si kryeqytetin e tyre. Gjithesej ka pasur 34 perandorë që lëshonin dekrete për sundimin e gjithë vendit. Pas shpalljes së Kinës së Re, veçanërisht gjatë mbi 20 vjetëve të fundit të reformës dhe të hapjes së Kinës, kanë ndodhur ndryshime kolosale në pamjen e Pekinit. Janë ngritue njera pas tjetrës ndërtesa të ndryshme moderne. Kontaktet e Pekinit me botën e jashtme janë shtuar pandërprerë. Pekini po ecën me hapa të mëdha për të dyrë në radhët e qyteteve tç mëdha ndërkombëtare. Në Pekin, kuriozitete historike janë të lidhura mirë me pamjen e një qyteti modern dhe tërheqi turistë si nga brenda ashtu edhe nga jashtë vendit. Vitet e fundit Pekini ka pritur çdo vit miliona turistë të huaj dhe dhjetra miliona turistë të vendit. Historia e lashtë i ka dhënë Pekinit shumë vende-muze dhe kuriozitete njerëzore. Në rast se ju pëlqejnë kuriozitete historike, mund të shkoni në Murin e Madh Kinez, në Qytezën e Ndaluar Perandorake. Ose në parqet perandorake, si Parkun Verior, Parkun Bejhai, Molin me aromë, Parkun qiellor, etj, ku bukuria e natyrës dhe ndërtesat e bukura do t’ju lenë përshtypje të thella. Në rast se dëshitoni të njiheni me kulturën e lashtë dhe karierën e personaliteteve të njohura kinezë, mund të vizitoni shtëpitë –muze të këtyre personaliteteve, dhe mund të dëgjoni edhe Operën e Pekinit. Në rast se dëshironi të njiheni me gjendjen e zhvillimit të Kinës në fushat politike, ekonomike. Tekniko-shkencore dhe ushtarake, mund të vizitoni mbi 100 muze të shpërndata në rajone të ndryshme të Pekinit. Për të soditur bukurinë e natyrës. Mund të shkoni në perideri të Pekinit. Tani në Pekin vendet piktoreske të shkallës A të Kinës janë Parku qiellor, Varrezat e perandorëve të Dinastisë Ming, Parku verior, Pallati oqeanik i pekinit, Muri i Madh në sektorin e Badalinit, Parku Bejhai-Gjinshan, Parku Nacional i Kinës, Pallati i Shkencës dhe i Teknologjisë të Kinës, Parku Zoologjik i Pekinit dhe Parku Botanik i Pekinit.

Sian[redakto | redakto tekstin burimor]

Siani është gjithashtu një nga 6 qytetet e lashta të Kinës. Pesë qytetet e tjera të lashta janë Laojan, Nankin, Kajfon, Hanxhou dhe Pekin. Ndër këto 6 qytete të lashta, Siani ka një histori më të gjatë si kryeqytet i dinastive feudale. Në historinë e Kinës Dinastitë Sicou, Qin, Sihan, dhe 7 dinasti të tjera e kishin përcaktuar Sianin si kryeqytet. Prandaj, Siani, ky qytet i lashtë mijëra vjeçar, ka patur ndikim të madh mbi historinë e Kinës dhe , për këtë, asnjë qytet tjetër i Kinës nuk mund të krahasohet me Sianin. Siani është gjithashtu një nga 4 qytetet e lashta të botës. Prandaj ai është një qytet i njohur turistik si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Skulpturat prej argjili të ushtarëve të Dinastisë Qin në rajonin Linton të qytetit të Sinanit konsiderohen si “mrekullia e 8-të në botë”. Zbulimi i mbi 6 mijë skulpturave prej argjili me figura të ndryshme të ushtarëve konsiderohet si zbulimi më i madh arkeologjik i shkellit të 20-të në botë. Krahas kësaj, Siani ka edhe vende të tjera puktoreske, si pagoda Daje, liqeni Huaçin, mali Huashan, etj.

Lhasa[redakto | redakto tekstin burimor]

Lhasa është kryeqendra e Rajonit Autonom të Tibetit të Kinës. Qyteti zë një sipërfaqe prej 29 mijë e 52 kilometrash katrorë. Lhasa gjendet në veri të Malit Simalama. Gjithë vitin, Lhasa ka kohë të kthjelltë me pak reshje. Dimri nuk është shumë i ftohtë dhe vera nuk është e nxehtë. Klima e Lhasa përfshihet në klimën gjysmë të thatë të rafshnaltës, temperatura mesatare në vit është 7,4 gradë C. Redhjet përqendrohen në mujt korrik, gusht dhe shtator. Sasia mesatare e reshjeve është afro 500 milimetra në vit. Koha vjetore me diell është mbi 3 mijë orë, prandaj Lhasa konsiderohet si qytet i rrezes së diellit. Lhasa ka ajër të pastër, rreze të ndritura të diellit, ditë të ngrohtë dhe natë të freskët, qyteti është një vend i përshtatshëm për të kaluar pushimet veriore. Lhasa gjendet në rafshnaltën Çinhai-Tibei që quhet “Çatia e botës”, 3600 metra mbi nivelin e detit. Presioni atmosferik është i ulët, dëndësia e ajrit është e vogël dhe përqindja e oksigjenit në Lhasa është 25%-30% më e ulët se në krahinat e brendshme të Kinës. Ata që shkojnë për herë të parë në Lhasa, vuajnë në shkallë të ndryshme nga reaksioni i rafshnaltës, nga shimbja e kokës ose nga frymëmarrja intensive. Prandaj, ditën e parë gjatë turizmit në Lhasa, turistët duhet të bëjnë pushim të përshtatshëm dhe pak nga pak ato reaksione mund të zbuten ose të zhduken. Muajt nga prilli deri në tetor, janë stina më e mirë e turizmit në tibet. Në gjuhën tibetiane, Lhasa është vendi ku banojnë shenjtorët. Lhasa ka një histori të gjatë dhe kulturë të theksuar fetare. Brenda qytetit të Lhasa ka pejsazhe turistike, si Tempulli Dazhao, Bulevardi Pago, palliti Potala, etj.

Qytete magjike të Kinës[redakto | redakto tekstin burimor]

Qytetet e Kinës kanë histori të lashtë, veçanërisht disa qyteza me histori mbi 100 vjeçare janë të mirëmbajtura dhe kanë forcën e madhe magjike. P.sh., qyteza Ligjian në provinvën Junan të Kinës jug-perëndimore është përfshirë në listën e trashëgimive kulturore të botës. Historia dhe kultura e qytezave të vogla, si dhe këto qyteza dje e sot janë bërë shkaka që turistët brenda e jashtë vendit t’i vizitojnë njeri pas tjetrit. Tani, këto qyteza të Kinës, si Zhouzhuan, qyteza e lashtë Fonhuan, Jansuo, Uxhën, Nanshyn, Dali, etj, filluan të hyjnë në horizontin e turistëve si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Zhouzhuan[redakto | redakto tekstin burimor]

Qyteza Zhouzhuan ndodhet në provincën Gjiansu të Kinës lindore. Ajo është 38 kilometra larg qytetit Suzhou. Piktori i njohu kinez U Kuan Zhou ka thënë: Mali Huanshan përfaqëson bukutinë e maleve kineze, ndërsa qyteza Zhouzhuan përfaqëson bukurinë e qytezave buzë ujit. Mediat e huaja e quajnë Zhouzhuanin si “Qyteza e parë kineze”. Përreth qytezës Zhouzhuan gjenden liqenjtë Tënhu, Bajjehu, Tishanhu. Nanhu si dhe mbi 30 lumenj të vegjel. Të gjitha ndërtesat e qytezës janë të ndërtuara buzë liqeneve ose lumenjve. Këto ndërtesa me oborr të madh, me veçori klasike pasqyrojnë një mjedis të thjeshtë, të qetë dhe të pastër. Mbi 60% të banesave të qytezës janë ndërtuar në Dinastinë Ming ose Dinastinë Çhsin. Në Zhouzhuan me sipërfaqe vetëm 0,4 kilometrash katërore ka afro 100 oborre të lashta dhe mbi 60 porta të stolisura me skulptura prej tullash. Në Zhouzhuan janë ruajtur edhe 14 ura të lashta me veçori të ndryshme këto janë ndërtesa tipike të Kinës jug-lindore, që janë rrethuar me lumenj të vegjel dhe me ura të vogla mbi ta. Qyteza Zhouzhuan ka mjedis të qetë dhe të pastër, pra është vend i mirë për të lexuan. Zhouzhuan ka tradita të mira letrare dhe në histori ka patur mbi 20 dijetarë dhe letrarë të njohur në Kinë. Këta dijetarë dhe letrarë me veprat e tyre letrare dhe artistike kanë hapur faqe të ndritura në historinë e kësaj qyteze. Zhouzhuan ka këto pika kryesore turistike: tempulli Cuanfu, oborri daoist, salla e pritjes Shen, ura Fu An, dhe godina Mi. Qyteza Zhouzhuan ndodhet në mes të Shangait dhe të Suzhout. Kushtet e trasportit janë të mira. Nga Shangai dhe Suxhou ka autobuz direkt për në Zhouzhuan. Turistët nga Shangai mund të shkojnë dhe të kthehen nga Zhouzhuan brenda ditës. Prandaj në Zhouzhuan nuk kahotele turistike të kategorisë me yje, por ka hotele të thjeshtra të ngritura nga banorët e Zhouzhuanit, Instalimet e këtyre hoteleve nuk janë të përsosura si ato turistike, por kushtet e higjenës janë të mira.

Qyteza e lashtë Fon Huan[redakto | redakto tekstin burimor]

Qyteza Fon Huan ndodhet në qarkun autonom të Kombësive Tu Gjia dhe Miao në perëndim të provincës Hunan. Kjo qytezë, e quajtur nga shkrimtari i njohur i Zelandës së Re, Lujseli, si një “nga qytezat më të bukura të Kinës”. Është ndërtuar në periudhën e sundimit të perandotit Kan Shi të Dinastisë Çin. Kjo qytezë është me të vërtetë e vogël, si një margaritar i bukur në perëndim të provincës Hunan. Kjo është për arsye se brenda kësaj qyteze ka verëm një bulevard nga lindja në perëndim, por ky bulevard është një koridor i gjelbër. Qyteza Fon Huan ndahet në dy tajone, atë të ri dhe atë të vjetër. Rajoni i vjetër i qytezës gjendet në rrëzë të malit dhe buzë lumit. Lumi i pastër Tu Gjia kalon nëpër qytezë. Buzë lumit është ngritur edhe një mur i qytezës, i ndërtuar me gurë me ngjyrë të kuqe. Mbrapa murit është mali Nan Huan. Porta e qytezës është ndërtuar në vitet e Dinastisë Çin. Mbi lumin e gjerë është ndërtuar një urë prej druri dhe këmbëzat e urës janë ndërtuar me gur[. Ura është e vogël, ku mund të kalojnë së bashku vetëm dy veta. Kjo urë ka qenë i vetmi kanal për të dalë nga qyteza. Qyteza Fon Huan është e njohu, sepse këtu ka qenë vendlindja e shkrimtarit të njohur bashkohor të Kinës Shen Chon Ven. Shtëpia-muze e shkrimtarit Sgeb gjendet në një lagje të thellë të bulevardit Xhon Jin brenda rajonit të vjetër të qytezës. Kjo shtëpi i ngjan shumë shtëpisë së vjetër me oborr të Pekinit. Shtëpia e shkrimtarit Shen, që është ndërtuar me tulla e dru, me tjegulla jeshile dhe me murë të bardhë, ka ngjyra të thekusuara kulturore. Pikat turistika të qytezës Fon Huan janë si agim në malin Dong, pyje të dëndura të malit Nan Hua, tempulli Shan, si dhe 5 pika të tjera kryesore turistike. Për turizëm në qytezën Fon Huan, mund të shkosh me aeroplan nga qyteti Gji Shou i provincës Jimam dhe pastaj me autobuz deri në qytezë.