Tyrbja e Kapllan Pashës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Feudalët e mëdhenj e bënë zakon të ndërtonin tyrbe ndër të cilat sot qëndron në këmbë është ajo (varri monumental) i Kapllan Pashë Toptanit vdekur në 1819. Dikur ajo qëndronte përballë tyrbes së Sulejman Pashë Bargjinit dhe Xhamisë së Vjetër, sot përballë monumentit të luftëtarit të panjohur. Ajo është në formë tetëkëndëshi, mjaft interesant për kolonat monolitike, për kapitelet e silizuara korintike dhe për tetë harqet e dekoruara me nga një gjethe akanthi të stilizuar në reliev, njëri prej të cilëve përmban mbishkrimin që flet për Kapllan Toptanin, por që sot është i palexueshëm (me përjashtim të datës 1326 ‘h). Është një tyrbe e hapur, pa çati dhe pa kube.