Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga UÇPMB)
Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit
UÇPMB
Pjesëmarrës në Luftën e Luginës së Preshevës
Aktiv në vitet1999–2001
Ideologjia"Bashkimi i Trojeve Shqiptare"
LeadersRidvan Qazimi "Lleshi"
Nijazi Azemi "Mjekrra"
Bardhyl Osmani "Delta"
Muhamet Xhemajli
Shefket Musliu
Mustafë Shaqiri
Pacir Shicri
Area of operations"Zona e Sigurisë Tokësore" dhe Lugina e Preshevës
Madhësia1,600 luftëtarë
Paraprirë ngae formuar nga ish-veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së)
Pasuar nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare
Aleatët
Kundërshtarët
Beteja dhe luftëraLufta në Luginën e Preshevës:

Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB) ishte një ushtri e formuar nga ish-veteranët e Luftës së Kosovës për ndarje të 3 komunave: Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nga Republika Federale e Jugosllavisë. Nga të tre komunat, dy kanë një shumicë etnike shqiptare, ndërsa Medvegja ka një pakicë të konsiderueshme të tyre.

Rrethanat e krijuara të pasluftës në Kosovë dhe rajon, krijuan një guerile tjetër shqiptareLuginën e Preshevës. Prezenca ndërkombëtare në rajon, konkretisht, zona e sigurisë etj, ndikuan që UÇPMB-ja ta ngritë çështjen e fjetur të këtyre tokave shqiptare në një problem ndërkombëtar. UÇPMB-në, ashtu si dhe UÇK-në, e kishte formuar Lëvizja Popullore e Kosovës, një organizatë Lëvizja për Republikën e Kosovës e vjetër mbarëshqiptare pas demostratave të 1981. Mirëpo, me përfundimin e Luftës në Kosovë, drejtoria politike e UÇK-së, me në krye Hashim Thaçin, në një mbledhje në Prizren, formuan Këshillin politik për Luginën e Preshevës me seli në Gjilan dhe integruan LPK-në, që vendosmërisht mbështetej në kreun e saj, Ali Ahmetin, i cili bashkë me Emrush Xhemajlin, Fazli Veliun etj, më vonë arritën ta riorganizojnë LPK-në dhe UÇK-në me 2001 në Maqedoninë Perëndimore. Në Luginën e Preshevës. prej kësaj lëvizjeje guerile nuk do të mund të formohet një delegacion unik dhe kompetent për t'u përballur në negociatat e paqes me palën serbe. Pas rënies së Millosheviqit, pushoi përkrahja e UÇPMB-së, i'u imponua Marrveshja e Konqulit pas ndërrimeve në kreun e Beogradit. NATO-ja kontrollon në pesë kilometërshin - zona e lirë kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, kundrejt nacionalizmit të rizgjuar shqiptar. "Po t'u japësh shqiptarëve gishtin, ata ta shkulin krahun" ishte asokohe komenti standard i perëndimorëve. Shqiptarët thjeshtë s'iu kishin lindur perëndimorëve te dardha e shtrembër, që t'u drejtonin të gjitha padrejtësitë historike.

UÇPMB-ja kishte mbijetuar në Zonën e Ndaluar prej 5km rretheqark Kosovës, ku serbët s'kishin të drejtë të plasojnë armatim të rëndë që prej fushatës së NATO-s. Më të rënë Millosheviçi, u kuptua që kjo zonë do të anulohej, e UÇPMB-ja do të shpërbëhej.

Çarmatosja e shpërbërja "vullnetar" i UÇPMB-së u imponua nga Marrëveshja e Konçulit. Lugina e Preshevës iu dhurua pastaj liderëve të ri serbë si dëshmi e simpative perëndimore pro tyre, e për ta forcuar autoritetin e ultra-nacionalistit Koshtunicës e të liberal demokratit Zoran Xhinxhiçit në sytë e nacionalistëve serbë. Dy vjet pas shpërbërjes të UÇPMB-së, shqiptarët e atjeshëm morën pjesë për herë të parë që pas fillimit të viteve 1990 në zgjedhjet lokale serbe, përkundër ftesave të izoluara të aktivistëve për bojkot. Liderët e rrymës moderate ndër shqiptarë fituan ndikim në tri komunat me shumicë shqiptare, kjo përbrenda sistemit serb që komunave u ofron fare pak ndikim në punët e pushtetit.

Lufta e UÇPMB-së 2000-2002[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në luftë për liri bien disa trima, por fiton një popull, ndërsa në robëri vuan një popull e fiton një tirani” M. Kuteli Falë sakrificës së këtyre bijve të kombit u zgjua edhe vetëdia kombëtare, iu shtuan historisë më të re këta emra të skalitur me medalje të artë të atdheut. Në këto nëntëmbëdhjetë muaj qëndrese e sakrifice të bijve tanë në nëpër mote e stinë të ndryshme u bënë ballë stuhive të egra që koha popullit tonë me mote të shumta ua imponoi, e këta trima u bënë rezistencë korbzinjve të pangopur kurrë duke u bërë lulëkuqe lirie. Liria tani u skuq me gjakun e tyre, por shumë çka ndryshoi dhe emrat e tyre u bënë legjendë përjetësie. Nga KosovaLuginë e Preshevës Halim Hasani i mblodhi të gjithë këta dëshmorë të rënë në mbrojtje të atdheut anëkënd Kosovës Lindore i bëri bashkë për t’ia kujtuar brezave të rinj biografitë dhe trimëritë e tyre që i treguan gjatë luftës së lavdishme nën ombrellën e UÇPMBsë. Dhe jo vetëm kaq në mesin e luftëtarëve të rënë në altarin e lirisë kishte dëshmorë që kishin ardhur për të luftuar edhe nga Kosova e cila më herët i kishte pasur ata trima në mbrojtje të Kosovës e këta janë: Fatmir Ibishi i lindur në fshatin UglarGjilanit, Ismet Aliu - Grema i lindur në GremeFerizajt, Arben Ramadani i lindur në KokajGjilanit, Betim Berisha i lindur në Prizren, Eqrem Hoxha i lindur në Randobravë të Prizrenit, Shkëlzen Krasniqi i lindur në Apterushë të Rahovecit, Nijazi Azemi (Komandant Mjekrra) i lindur në MogillëVitisë, Agim Elshani i lindur në NgucatMalishevës, Besim Mazreku i lindur në Gjilan, Hysen Salihu i lindur në Kumanovë, Sami Ukshini i lindur në Kurexhaj komuna e Gjilanit dhe Shaban Ukshini (Terri) i lindur në KurexhajGjilanit, të cilët edhe më parë kishin nuhatur aromën e luftës për liri. Edhe disa luftëtarë nga Kosova Lindore më parë qenë pjesë përbërëse e luftës së Kosovës si p.sh., Ibrahim Fejzullahu,Arben Ramadani dhe Bardhyl Osmani – komandant Delta, të cilët më pas u kthyen për t’i çliruar trojet e tyre, sikur edhe Sevdail IdriZi KOM.Guri Nën emblemën UÇPMB U mblodhëm bijtë më të mirë të kombit për t’i dalë ballë për ballë një ushtrie e policie e cila atëbotë pas kurorëzimit të lirisë në Kosovë ata në këtë pjesë të shkëputur të Kosovës shtonin dhunë e zullum të madh sidomos nëpër fshtëra që gravitojnë në tri komunat tona.Si rezultat i kësaj dhune këta bij më të mirë të kombit u rreshtuan për të hapur front lufte dhe për t’i mbrojtur fshatrat nga dhuna që ata ushtronin nëpër këto vende. UÇPMB doli në sipërfaqe në mortin e vëllezërve Saqipi nga Dobrosinidhe mu aty u lexuan pesë shkronja që ngjallnin shpresë për mbrojtje të popullatës së Malësisë Karadakutdhe Bujanocit më gjerë. Përveq luftëtarëve që i përmendëm më lart duhet medoemos të përmenden edhe këta dëshmorë të kombit të cilët dhanë jetën nën këtë emblemë të betuar për çlirim të tokave të robëruara e këta janë: Artan Abazi (Komandant Miratoca), Florim Rushiti, Enver Bajrami-UÇPMB, Sherif Jonuzi, Besim Faiku, Daut Sylejmani, Qenan Rahimi.[1].[1] ^[2]

Marrëveshja e Konçulit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në përpjekje që të zgjidhet kriza në mënyrë politike, në fillim të vitit 2001 përfaqësues të pushtetit dhe komunitetit shqiptar filluan negociatat, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të paktit Veriatlantik (NATO), Kombeve të Bashkuara (KB) dhe Organizatës Evropiane për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE). Gjatë vitit 2000 dhe gjysmës së parë të vitit 2001, territoret e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë qenë fushë e konfrontimeve të armatosura të policisë dhe Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB). Rezultatet e këtyre negociatave kanë qenë hyrja graduale e Ushtrisë Jugosllave në Zona Tokësore të Sigurisë, në të njëjtën kohë dhe demilitarizimi dhe shpërbërja e UÇPMB-së. Zona Tokësore të Sigurisë me marrëveshje të mëvonshme është anuluar në mënyre formale. Kuvendi Federativ në vitin 2002 nxjerri Ligjin për amnisti për të gjithë pjesëtarët të UÇPMB-së./Telegrafi/

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ ^Viti 2000-2002. UCPMB është një grup i armatosur shqiptar që veprojnë në Serbinë jugore operacionet e të cilit janë të thuhet se kontrollohet nga Këshilli Politik për Presovo. Ata po bëjnë thirrje për inkorporimin e qyteteve të Preshava, Medvegia dhe BujanovciKosovë. Vlerësimet e numrave të ndryshojnë në mes të 200 dhe 15.000
  2. ^ raporti nderkombetar MEDIET-2166 Nicholas Wood, 26/1/01, "Albanian gunmen training for war. 2167 UNICEF, 9/3/01 op. cit.2168 Information provided by confidential source that requests confidentiality, 3/01 Raportoi gazeta Guardian në janar 2001 se disa anëtarë gjashtëdhjetë të dyshuar të guerilëve UCPMB ishte arrestuar nga paqeruajtësit. Rekrutët e UÇPMB përfshijnë të rinjët në adoleshencë e tyre mes të meshkujve në forties'2166' konfirmimin e tyre të mëtejshëm të pjesëmarrjes së ushtarëve rinj erdhi kur KFOR-i arrestuan 16 sosh në dy muajt e parë të vitit 2001 për përfshirje të dyshuar në konfliktin (megjithëse shkallën e "përfshirjes" nuk është e qartë). Mediat ndërkombëtare thonë se nuk është e detyruar rekrutimin e tyre, është raportuar më 23 mars 2001 në Zonën Tokësore të Sigurisë afër Gjilanit. Edhe pse nuk ka konfirmime janë pranuar rrethanat qe sugjerojnë se ai mund të ketë qenë një fëmijë soldier.njoftohet në raportet e mediave

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]