Ujëvara e Sotirës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ujëvara e Sotirës pamje nga kodra
Skeda:Ujëvara e Sotirës.jpg
Ujëvara e Sotirës

Ujëvara e Sotirës është 100 metra, dhe buron nga mali i Tomorit. Ajo ndodhet rreth 22 kilometra larg Gramshit dhe për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh rreth 1 orë në këmbë nga fshati Sotirë nga ku ka marë dhe emrin ujëvara.

Në verilindje të Tomorit, ndodhet burimi i madh që vjen nga një e çarë gjatësore në shkëmbin gëlqeror të thepisur. Lartësia e rënies së ujit varion nga 5 m, deri 20 m lartësi. Peisazhi i shpatit ku uji del, në mes të pyjeve e pemëve të lisit, është i mrekullueshëm. Zhurma e ujit mund të dëgjohet shumë larg.

Bota bimore rreth ujëvarës është tepër e pasur, me pemë bliri, lofate, frashëri, lisi e deri edhe te gështenja e egër që është e rrallë në gjendje të egër.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]