Ukshin Hoti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Ukshin Hoti

Ukshin hoti.jpg

Emri: Ukshin
Mbiemri: Hoti
Lindi më: 17.06.1943
Vendlindja: Krushë e Madhe Rahovec
Vdiq më: I zhdukur
Profesioni: Filozof, Shkrimtar, Politikan

Ukshin Hoti ka lindur më 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Prizren dhe Prishtinë.[Cito burimet] Shkencat politike i kreu në Zagreb, kurse 2 vite pasuniversitare i kreu në Beograd.[Cito burimet] Pastaj specializoi një vit edhe në Amerikë.[Cito burimet]

Veprat[redakto | redakto tekstin burimor]

  • “Lufta e ftohtë dhe detanti", 1975
  • "Filozofia politike e çështjes shqiptare", 1995

Të tjerët për Ukshin Hotin[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Rexhep Qosja: "Ukshin Hoti - ky sot është simbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën tonë politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynë e çmon, ashtu siç duhet, njeriun e gatshëm për sakrifica. Dua të besoj se Ukshin Hoti do të dijë ta mbajë si duhet domethënien gjithëkombëtare, që rrezaton sot emri i tij."[Cito burimet]
  • Ismail Kadare: “Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir... Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç'partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme."[Cito burimet]

Referenca dhe shënime[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]