Ulqini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Ulqini
Qytet
Njohur si Qyteti i Servantesit
noform
Pamja e Kalasë së Ulqinit
Stema_figura
Stema e Ulqinit
Vendndodhja
Ulqini (Mali i Zi)
Ulqini
Administrimi
Shteti Flamuri Mali i Zi
Komuna Ulqin
Kryetari i Bashkisë Fatmir Gjeka
Asambleja Kuvendi i Komunës
Statistika dhe Transporti
Lartësia 7 m (m.n.d.)
Vendasit Ulqinakë (m)
Ulqinake (f)
Themelimi Shekulli V p.e.s.
Sipërfaqja 255 km2
Zona Kohore ZKEQ (UTC+1)
Verore OVEQ (UTC+2)
Kodi Postal 85360
85361
85362
Prefiksi +382 (0)30
Targa UL
Koordinatat 41° 55′ 52.3″ Veri

19° 12′ 32.1″ Lindje

Demografia
Popullsia 10,707 banorë
 •  aglomerati 19,921 banorë
Dendësia 78.1 banorë/km2
Faqja Zyrtare ul-gov.me

Ulqini është qytet bregdetar në jugun e Malit të Zi, i cili laget nga Deti Adriatik. Është një pikë turistike e rëndësishme dhe qyteti me rrethinën e tij posedon një pasuri të madhe kulturoro-historike dhe natyrore.

Ulqini është themeluar rreth shekullit V p.e.s. nga Ilirët. Në vitin 163 p.e.s. u pushtua nga Romakët dhe pas ndarjes së perandorisë i takon Bizantit. Gjatë mesjetës ishte nën udhëheqjen sllave dhe pastaj në atë të Balshajve. Në këtë kohë ishte qendër e rëndësishme e pushtuesve të rinjë. Më 1405 u morr nga Venedikasit e pasaj më 1571 nga Osmanët. Në Ulqinin osman jetoi vitet e fundit të jetës edhe "mesia i rremë", Sabataj Cevi. Më 1880 e pushton Principata e Malit të Zi. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, Ulqini do të përjetoj edhe epokën e tij të artë, që u ngrit nga turizmi i nivelit të lartë.

Ulqini është qendra e Komunës së Ulqinit dhe e komunitetit shqiptar në Mal të Zi. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, Ulqini numëron 10,707 banorë, ndërsa komuna numëron 19,921 banorë.[1]

Etimologjia[redakto | redakto tekstin burimor]

Dëshmia e parë në formë të shkruar për emrin e lashtë të Ulqinit ndeshet tek Plini Plak, i cili në veprën e tij Naturali Historiae, pohon se Olciniumi (Ulqini i lashtë) më parë është quajtur Col-Chinium, pra Kolkin ose Kolhin, sipas kolkasve apo kolhëve, themeluesve të parë të tij. Sipas një hipoteze, emri më i hershëm Colchinium ka të bëj me kolkët apo kolhët nga Azia, si themelues të këtij qyteti, në mbështetje edhe të të dhënës mbi poetin helen Apolonin nga Rodosi i cili, kur këndon për argonautët, thotë se kolkët janë vendosur në trvat ilire. Mdërsa historiani dhe gjeografi kroat Grga Novak pohon se banorët e vjetër të Ulqinit i kanë takuar fisit ilir të taulantëve. Shkencëtarët gjerogjian emrin e Kolhidës ose Kolkidës e vënë në raport me emrin Κολχισ që ndeshet te Ptolemeu, përkatësisht me stacionet Colchis dhe Colchion nga Tabula Peuntingeriana.

Tit Livi e përmend Ulqinin si Olcinium, ndërsa banorët si Olciniatas, për të cilët ka mendime se i përkisnin fisit ilir të labeatëve, i cili shtrihej rreth Liqenit të Shkodrës, dikur Liqenit të Labeatëve (lat. Palus Labeatis). Udhëpërshkruesi arab al-Idrirzi përmend Ulqinin si Duljîna në veprën e tij Nuzhat al-mushtāq fi'khtirāq al-āfāq, të vitit 1154,[2] pelegrini anglo-irlandez Symon Semeonis e përmend si Dulcynam në vitin 1322,[3] ndërsa në vitin 1497 udhëtari gjerman Arnold von Harfi, që kaloi nëpër Ulqin, e quajti Dulcina,[4] kurse gjeografi dhe kartografi i famshëm Piri Reis, në veprën e tij Bahriye e përmend me emrin shumë të përhapur Dulcigno.[5] Evlia Çelebiu e përmend me emrin turk Ülgün në veprën e tij Seyahatname, të vitit 1662.[6] Me një emër më pak të përhapur, historiani serb Ilarion Ruvarac e thekson Ulqinin si Оцињ (Ocinj).[7]

Klaudio Ptolomeu në veprën e tij Geographia për Ulqinin shënon trajtën Ulkinion (gre. Ουλκίνιον),[8] e cila ka shërbyer si mështetje kryesore dijetarëve, siç janë Hahn, Majer dhe Çabej, që emrin e Ulqinit ta lidhnin me bazën i.e. *ulkuos, pra me emrin e "ujkut", që në shqip është ruajtur edhe si ulk, sipas shtazës-totem të tij.[9][10] Lidhja e emrit të Ulqinit me ujkun gjendet edhe tek fjala sllave vlk që vetëm ndryshon nga shkronja u dhe v, ndrësa sot ujku në gjuhëm serbokroate njihet si vuk. Si gjurmë më e afërt me trajtën e vjetër Ulkinion, Olkinion, Olcinium, shërben trajta OLCHINII (Olkinii) në gjinoren e latinishtes, e gdhendur në pragun e portës së Kishës së Shën Mërisë (sot Kishë-Xhamisë) në Kalanë e Ulqinit, ku bëhej fjalë për rindërtimin e këtij objekti në vitin 1569.[11]

Gjatë mesjetës, emri i Ulqinit, ndeshet në variante të ndryshme si Licinium (746), Ulcinium (1022), Dulcinium (1288) dhe Dulcignum (1302).[12] Gjatë sundimit osman, është njohur si Ülgün, gjëgjësisht Ylgyn, Ylqyn dhe Ylqin.

Emrat Dolcigno Vecchio, Dulcigno Vecchio dhe Alt Dulcigno (sq. Ulqini i Vjetër) lidhen me një qytet të lashtë, Oleopolisin, i cili mund të ketë egzistuar në afërsi të Ishullit të Ulqinit të Vjetër ose Adës së Krruçit.

Emrat[redakto | redakto tekstin burimor]

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

2rightarrow (Nuvola colors).svg Shiko gjithashtu artikullin Kronologjia e Ulqinit

Ulqini është njëri ndër qytetet më të vjetra në bregdetin e Adriatikut. Treva e Ulqinit deshmohet si vendbanim qe nga periudha parahistorike. Në të ndeshen gjurma të jetës dhe të vendbanimeve ilire që nga epoka e bronzit,siç janë dyshemetë e dheut,tumullat dhe sëpatat të ashtuquajtura të tipit Shkodran-Dalmatin. Në rrugëtimin e jetës urbane mbi dymijëvjeçare, janë ndërruar stinë e mote të panumërta, të shoqëruara me bukuri joshëse të ”kohëve të arta legjendare” por edhe me furtuna e rrëbeshe të kohëpaskohshme që kanë kanosur egzistencën dhe jetën e këtij qyteti.[13]

Që në kohët e lashta e deri në fund të shekullit XIX, për shkak të pozitës së vet gjeografike, ishte në shënjestër të pushtuesve të popujve të ndryshëm. Disa qëndruan më gjatë në këtë gytet, disa më shkurt, por të gjithë edhe kanë lënë nga diçka në të. Qytet me histori të bujshme dhe traditë të shkëlqyer. I ngritur mbi shkrepa, i përngjanë anijes që është duke u hyrë në det, qyteti i vjetër që më shumë se dy mijë e gjysmë vjet sfidon valët e detit. Askush nuk mundi ta pushtojë nga deti, edhe pse valët e detit e rrahin atë nga tri anë. Qytetin e vjetër e kanë sulmuar shumë pushtues, të cilët me të shkuar pas vehtes kanë lënë gjurmët e civilizimit të tyre. Qyteti, muret e të cilit janë të "thurura" nga gurët iliro-ciklopik, pas çdo pushtimi bëhej gjthnjë e më i pasur nga ana shpirtërore dhe kulturore, duke mos humbur asgjë nga origjinaliteti dhe papërsëritshmërija e tij.

Ulqini, Olciniumi antik, Dulcigno i mesjetës është qytet i historisë së bujshme dhe të tashmes së qetë, i stolisur me arkitekturë rromake, gotike dhe orientale.

Në breg të liqenit të Zogajve, në lokalitetin Qerret, janë zbuluar gjurmët e jetës më të vjetër të Ulqinit. Me rastin e sanimit të truallit për ndërtimin e Kripores, u gjetën dysheme dheu të vendbanimeve ilire që nga koha e bronzit. Nga kjo periudhë janë edhe dy tumulla të dheut (varre) - mënyra e varrimit të ilirëve derisa jetonin në rrafshe, të cilat u zbuluan në fshatin Zogaj, në lokalitetin Kodra e Kuqe. Nga koha kur, për shkak të rrezikut nga armiku, ilirët u larguan nga rrafshi dhe kaluan në bjeshkë, janë zbuluar dy grumbuj gurësh (gjithashtu objekte për varrim) mbi grykën e Megjureçit dhe në lokalitetin Gjat në shpatin verilindor të Malit të Brisë. Nga epoka e bronzit në fshatin Katërkollë (malazezisht: Vladimir) dhe në Ulqin janë gjetur sëpata të të ashtuquajturit tipit shkodrano-dalmatin.

Në shekullin V para erës së re mendohet se aty kanë jetuar kolonistët grekë nga Kolhida, të cilët i dhanë emrin Kolhinium. Në shekullin e II para erës së re vëndbanimet e tyre i kanë pushtuar rromakët. Pastaj qyteti hyri në kuadër të Bizantit, e me vonë u bë pjesë e shtetit të Zetës.

Aty mund të shihni gërmallat e qytetit të vjetër të Svaçit, qëndrës mesjetare të mbretërisë së Gentës, qytetit në të cilin, simbas gojdhënave, kishte aq kisha, sa ditë ka viti!

Dinastia feudale e Balshajve, e cila sundonte Gentën, ekonomikisht u ngrit me zhvillimin e krypores, e cila gjindej ne rajonin e Shkodrës dhe Ulqinit. Rreth vitit 1360 Balshajt ishin feudalët më të mëdhenjë të Gentës, furnizonin me kripë edhe pallatin mbretëror të Nemanjiqëve. Në vitin 1403 Gjergji i II-të Stracimiroviq, pasardhësi i themeluesit të dinastisë, Balsha i I, vdiq nga plagët e marra në betejën kundër turqëve në Graçanicë, ku i kishte dërguar trupat e veta në ndihmë Stefan Lazareviqit. Gjergji i II u vorros në kishën e Shën Katrinës në Ulqin, të cilin ai e konsideronte si kryeqytet të shtetit të vet.

Ulqini nën Republikën e Venedikut (1405 - 1571)[redakto | redakto tekstin burimor]

Pamje e Albaniæ Veneta

Në verën e vitit 1405, së bashku me Budvën dhe Tivarin, Ulqinin e pushton Republika e Venedikut. Nën sundimin venedikas në Kalanë e Ulqinit u futen elemente të kulturës dhe të urbanizmit venedikas, që pasqyrohen në rindërtimet dhe ndërtimet e bedenave, portave, kullave, pallateve, kishave dhe shesheve. Si gjurmë nga ajo kohë, ndër të tjera, ka mbetur një mur i lartë mbi sheshin tek hyrja veriore e Kalasë, në platonë më të lartë të quajtur shpesh Shkalaja (ose Citadela), ku dallohej një mbishkrim prej tjegullave të kuqe të murosura dhe mund të lexohet IOHANI BOLANI (Johani Bolani).[14] Pranë këtij muri gjendet edhe Kisha e Shën Mërisë, e ndërtuar në vitin 1510. Sot, kjo ndërtesë njihet si Kishë-Xhamia.[15]

Kalorësi gjerman Arnold von Harfi, që kaloi nëpër Ulqin në vitin 1496, ka mbledhur një fjalor shqip-gjermanisht, që ka rëndësi të madhe për historinë e shqipes dhe që vërteton se shqiptarët janë popullsi autoktone në Ulqin.[16]

Ulqini nën Perandorinë Osmane (1571 - 1878)[redakto | redakto tekstin burimor]

Arbëria, hartë venedikase e vitit 1572, Ulqini shquhet në të majtë

Pas betejës pran Lepantit (në vitin 1571) kapedani i kusarëve Uruç Ali fitoi nga sulltani lejen të vëndoset në Ulqin me 40 kusarë. Plaçkitësit e detit kanë rrebeluar prej Cavtatit deri në Peloponez deri në fillim të shek. 19. Kusarët binin nga Afrika djem zezakë dhe i ushtronin ata për shërbim në sofër. Të rriturit i veshnin në rroba me ngjyra të theksuara dhe gjatë sulmeve plaçkitëse i detyronin që të parët të kercejnë në bash të anijes-viktimë, gjë që shkaktonte panikë tek ekuipazhi.

Simbas gojdhaneve, këtu kaloi plotë pesë vite në robëri, spanjolli Miguel de Servantes, që më vonë u bë shkrimtar i famshëm. Ai këtu gjeti modelin e të dashurës së Don Kishotit të cilës në roman i dha emrin Dolçinea, simbas emrit të atëhershëm të qytetit. Në Kullën e Blashajve në Kala, kah mesi i shek. XVII ka jetuar prijësi i njohur i lëvizjes së hebrenjëve në Perandorinë Osmane, reformatori dhe komentuesi i Talmudit, Sabatai Cevi, i cili pasi që pranoi islamin në vitin 1676. Në të njëjtin vit edhe vdiq me emrin Mehmed Efendija.

Dorëzimi i Ulqinit (1878 - 1880)[redakto | redakto tekstin burimor]

Ulqini, nga një hartë e Universitetit hebre të Jeruzalemit

Një rebelim në Hercegovinë shkaktoi një seri rebelimesh dhe kryengritjesh kundër forcave osmane në Evropë. Kjo ishte arsyeja që Mali i Zi dhe Serbia i shpallën luftë Perandorisë Osmane, më 18 qershor 1876. Në këtë luftë forcat malazeze hyn në Ulqinin më 19 janar 1878.[17] Nën komandën e popit Ilija Plamenac, malazezët dogjën Çarshinë dhe Qafë Larjen (që nga atëherë Mëhalla e Re).[18] Me Traktatin e paqes së Shën Stefanit të nënshkruar nga Perndoria Ruse dhe Perandoria Osmane për përfundimin e Luftës Ruso-Turke të viteve 1877-1878, më 3 mars 1878, u vendos që Ulqini ti mbesi Malit të Zi.[19] Por, Fuqitë e Mëdha ishin të pakënaqura me vendimet e Traktatit të Shën Stefanit dhe më 13 qershor deri më 13 korrik të vitit 1878 mbajtën Kongresin e Berlinit. Në Kongresin e Berlinit u vendos që Ulqini me rrethinë duhet ti kthehet Perandorisë Osmane,[20][21][22] prandaj më 8 shkurt 1879 malazezët u tërhoqën nga Ulqini.[23]

Nikolla shqetësohet shumë nga gjendja e paparashikuar dhe nxiton të sigurojë shqiptarët se nuk dëshiron aspak të sulmojë më Shqipërinë. Por Lidhja tejkalon tashmë vetveten dhe jep urdhër të sulmohet Mali i Zi. Vetëm ndërhyrja e Fuqive të Mëdha do të jetë agjenti i jashtëm që do të shpëtojë Malin e Zi nga mësymja shqiptare.[24]

Kishin kaluar dy vjet nga Kongresi famëkeq i Berlinit dhe çështja e kufirit midis Portës dhe Malit të Zi nuk ishte zgjidhur. Shqiptarët ndodheshin në pozicione të sigurta dhe nuk lëshonin troje. Me propozim të Austro-Hungarisë hidhet ideja që Malit të Zi t'i jepet qyteti i Ulqinit me rrethinat, sepse edhe pozita e tij gjeografike ishte më e favorshme se krahinat e mëparshme, të cilat ishin malore.[25]

Pasi merr miratimin e fuqive të mëdha, ushtria e Malit të Zi lëviz drejt qytetit të Ulqinit, e organizuar në 22 batalione.[26] Lidhja, nga ana e saj, ngarkon degën e Shkodrës për organizimin e mbrojtjes së qytetit. Thirrjes i përgjigjen menjëherë 270 shkodranë dhe pas tyre niset dhe komandanti i përgjithshëm i caktuar nga Lidhja për mbrojtjen e Ulqinit, Jusuf agë Sokoli me 500 shkodranë të tjerë. Këtij i bashkohen edhe 300 shqiptarë të tjerë nën komandën e Haxhi Mehmet Becit e Mehmet Gjylit.[27]

Shtabi i Lidhjes e kishte organizuar mbrojtjen dhe kishte ndarë forcat e saj në katër pika strategjike nga ku mund të vinin ushtritë malazeze, por edhe trupat osmane. Në pikën e parë, në bregun verior të Bunës, ishin vendosur qindra shqiptarë nën komandën e Hysen Shasit. Në pikën e dytë, të quajtur Kodra e Kuqe, në afërsi të kufirit me Malin e Zi, ishin vendosur rreth 1,000 luftëtarë nën komandën e vetë Shtabit të Lidhjes. Pika tjetër ishte mali i Mozhurit në verilindje të Ulqinit, ku ishte pozicionuar Mehmet Gjyli. Në Ulqin qëndronte kontigjenti i fundit shqiptar që duhej të zhvillonte dhe qëndresën e fundit.[28] Brenda në qytet ndodheshin gjithashtu edhe forca osmane, rreth 7 batalione të ushtrisë së rregullt perandorake, por që 3 prej të cilave ishin të përbëra nga shqiptarë.[29]

Përballja e parë e forcave shqiptare ishte me ushtrinë osmane, e cila kërkonte që shqiptarët të lëshonin pozicionet. Një batalion osman u vu në lëvizje për "pastrimin" e kampit të Bardhokut. 22 Forcat shqiptare ishin më të pakta në numër dhe me armatim modest në krahasim me pajimin e ushtrisë osmane.[30]

Dervish Pasha, komandanti i operacionit osman për mundjen e kryengritësve shqiptarë, kishte mundur të merrte pozicionin e Bardhokut dhe tanimë kishte hyrë në Ulqin dhe bëhej gati t'ia dorëzonte këtë Malit të Zi. Forcat shqiptare ndodheshin pothuajse të rrethuara, nga deti ishin anijet e flotës ndërkombëtare, në Tivar ushtria malazeze, në Ulqin Dervish Pasha me trupat osmane, dhe dy anije luftarake osmane në grykën e Bunës.[31]

Ndeshja kryesore e osmanëve dhe shqiptarëve u bë në grykën e Mozhurës. Edhe pse të pakët në numër, shqiptarët të komanduar nga Jusuf Sokoli ishin pozicionuar mirë dhe mundën t'i zbrapsin disa herë sulmet e osmanëve. Por komanda ushtarake shqiptare ishte pëçarë: Hodo bej Sokoli kishte kaluar në shtabin osman të Dervish Pashës. Forcat osmane do ta çajnë përfundimisht vijën shqiptare dhe do të hyjnë në qytet duke ia dorëzuar mandje qytetin malazezëve, të cilët nuk do të mund ta merrnin në asnjë rast pa ndihmën e ushtrisë osmane.[32]

Në Kalanë e Ulqinit mund të hyhet nga veri-lindja ose nga gjiri nëpër portën kryesore. Këtu gjindet Tregu i robërve, ku dominon Kulla e Balshajve (shek. XII), në të cilën është e vëndosur galerija e arteve. Përballë galerisë gjindet Muzeu Etnologjik. Kah jugu, afër detit, përballë njëra tjetrës, gjinden dy ndërtesa madhështore: Pallati i Ballshajve dhe Pallati e Venedikut. Në anën përëndimore të qytetit të vjetër gjindet kisha ortodokse e Shen Nikollës. Në periudhën e sundimit osman, kisha ishte e shëndrruar në xhami, por në vitin 1890 përsëri u shëndrrua në kishë, në kujtim të dëshmorëve të luftës së vitit 1878.

Xhamija e Pashës, e ndërtuar në vitin 1719. Në afërsi të xhamisë gjinden hamamet turke, i vetmi objekt i këtij lloji në Mal të Zi. Në pjesën veriore të qytetit gjinden dy kisha. Njëra prej tyre, sikurse edhe ajo në qytetin e vjetër, mban emrin e Shën Nikollës dhe është e ndërtuar në kujtim të përfundimit të administratës turke në Ulqin.

Ulqini në shekullin XX[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjatë shekullit XX Ulqini ka mbijetuar rënie të rënda dhe ngritje të çuditshme. Nga qyteti i dytë i Malit të Zi në vitin 1880, kur u bashkëngjit këtij vendi, mbas pak më shumë se tre dekada ka mbërritur në vendin e gjashtë me zhvillim ekonomik dhe numër të banorëve (mbas Podgoricës, Nikshiqit, Cetinës, Tivarit dhe Plavës). Detaria dhe tregtia e tij kanë pulsuar gjithnjë e më dobët, kështu që qyteti ka stagnuar. Gjatë Luftës së Parë Botërore u pushtua nga Austro-Hungaria më 1916 dhe nga Italia më 1918.

Kthesë të fuqishme përjeton në vitet tridhjetë të shekullit XX, kur Ulqini ishte pjesë e Mbretërisë së Jugosllavisë. Konkretisht, në atë periudhë u ndërtua Kriporja dhe hotelet Republika, Jadran dhe Koop (më vonë Galeb), të cilët Ulqinin shumë shpejtë e bënë qendër ekonomike dhe turistike të vendit. Mirëpo, Lufta e Dytë Botërore e ndali vrullin ekonomik në mënyrë të menjëhershme. Prej vitit 1941 deri më 1944 Ulqini ishte pjesë e Mbretërisë Shqiptare dhe në krye të Bashkisë së Ulqinit ishte Cafo Begu. Më 7 nëntor 1943 Ulqini do të bombardohet nga forcat aleate, ku do të humbin jetën mbi 46 persona dhe shumë të tjerë do të plagosen. Forcat partizane marrin Ulqinin më 26 nëntor 1944 dhe kështu bëhet pjesë e Jugosllavisë Socialiste.[33][34][35]

Periudhën më të ngritur në këtë shekull Ulqini e përjetoj dy dekada nga përfundimi i luftës. Ndërtimi i një sërë hotelesh moderne në qytet dhe Plazh të Madh, si dhe i kolektivave të mëdha ekonomike (NHT "Riviera e Ulqinit", "Agroulqini", Ndërmarrja ndërtimore "Primorje", "Otrantkomerc", "Ultep" dhe të tjerë) solli zhvillim fantastik. Ulqini në fund të viteve tetëdhjetë kishte rreth 40 për qind të qarkullimit turistik në Mal të Zi, ndërsa dy të tretat e mysafirëve ishin të huaj, kryesisht gjermanë.

Në tërmetin katastrofik me 15 prill të vitit 1979 qyteti u dëmtua rëndë, mirëpo mbas vetëm disa viteve, me solidaritetin e qytetarëve të mbarë Jugosllavisë, është rinovuar shpejt. Gjatë Luftës në Kosovë, në vitet 1998 dhe 1999, mijëra shqiptarë të Kosovës u dyndën për në Ulqin dhe në rrethinat e tij, ku u pritën me kushtet më të mira të mundshme nga popullsia shqiptare etnike e Ulqinit dhe e rrethinës.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Pamje panoramike e Ulqinit dhe kalasë së tij, nga kepi i Sukës.

Ulqini gjendet në pjesën jugore të Malit të Zi dhe është qyteti më jugor i tij. Qyteti laget nga Deti Adriatik dhe lartësia e tij mbidetare është rreth 7 metra. Në veriperendim dhe veri ka masive malore dhe kodrinore kuse në juglindje dhe lindje të tij gjenden fusha pjellore, në të cilat kultivohen pemë dhe perime të ndryshme. Në afërsi të Ulqinit gjendet Liqeni i Shasit, të cilin ornitologët e quajnë "miniatura e liqenit të Shkodrës", i pasur me peshq dhe zogj uji, si dhe Fusha e Shtoji, tërheqje e veçantë në bregdetin Adriatik për gjahtarë. Si pasuri tjetër hidrografike është edhe Lumi Buna.

Legjenda thotë se në mesjetë asnjë beqarë nuk mund të martohej, përderisa nuk i mbjellte së paku dhjetë fidane ulliri. Ulqini është qytet i ullinjëve, bimëve ekzotike të Adreatikut jugorë dhe specijalistë për kultivimin e ullinjëve. Në periferinë e tij gjindet ullishta më e madhe në vend, ku ka trungje të vjetër edhe me qindra vite. Të gjitha që i kemi përmëndur janë vetëm një reflektim i zbehtë i pasurive të begatshme natyrore të këtij vendi, ajri i të cilit është përplot me erë të mendrës, lavandës së egër, luleve për kullotjen e bletëve. Dashuria në shikim të parë për rajonin me natyrë madhështore të paprekur, për detin e pastër dhe të kthjellët të Adriatikut, ka lënë gjurmë të thella në zemrat e shumë poetëve dhe mëndimtarëve, siç janë Lord Bajroni, Xhorxh Bernard Shou, laureatit të çmimit Nobel për letërsi Ivo Andriqi dhe i ka inspiruar të thurin vargje për bukurinë e këtyre viseve.

Karakteristikat gjeografike më të njohura të Ulqinit janë: Lumi Buna, Liqeni i Shasit, Liqeni i Adës, Ishulli Ada e Bunës, Ishulli Ulqini i Vjetër, Guri i Gjeranave, Valdanosi, Kanali Milena, Kepi i Sukës, Plazhi i Madh, Plazhi i Vogël.

Klima[redakto | redakto tekstin burimor]

Ulqini karakterizohet me variantin Adriatik të klimës mesdhetare dhe me vegjetacionin subtropikal. Ulqini ka klimë të përshtatshme dhe nga ky aspekt mundë të krahasohet me qendrat më të njohura turistike të Mesdheut. Temperatura mesatare gjatë vitit është 16 °C. Muaji më i ftohtë është janari me një mesatare prej 8.6 °C e më i nxehti është korriku me mesatare 26 °C. Mesatarja ditore e temperaturës e matur në ora 13 është 18.5 °C Mesatarja e temperaturës se ajrit sipas stinëve te vitit është: në dimër 9.6 °C, në pranverë 14.5 °C, në verë 24.4 °C dhe në vjeshtë 17.5 °C . Temperatura maksimale absolute është 38.5 °C në korrik ndërsa temperature absolute minimale është -8.4 °C në janar. 

Temperatura e ajrit në Ulqin është e përshtatshme për rrëzitje dhe larje ne det, dhe zgjatë gjashtë muaj, prej majit deri ne tetor, poashtu në ketë periudhë, temperaturës i përgjigjet temperatura e ujit. Ulqini bën pjesë ne vendet më me diell të bregdetit Adriatik. Mesatarja e ditëve me diell ne Ulqin është 218 ditë, qe do te thotë mesatarisht 2,706 orë ne vit, ose 7.4 orë në ditë. Gjatë verës Ulqini ka ma shumë ore me diell, rreth 11,5 orë në ditë.

Erërat me karakteristike janë bura, jugu dhe maestrali. Bura fryn nga verilindja dhe atë në vjeshtën e vonë dhe dimrit dhe është erë e ftohët. Jugu paraqitet në pranverë, vjeshtë dhe dimër dhe sjell shi, ndërsa në det shkakton valë të mëdha. Maestrali vjen prej perëndimit dhe jug-prendimi. Është erë e mirëseardhur sepse sjell freski ne orët më të nxehta te ditës. Me një intenzitet prej 10 m/sek, që ka në mes te orës 14 dhe 15. Të reshurat janë kryesisht në forme shiu në një mesatare prej 1344 mm/m2, kurse dëbora është fenomen shumë i rrallë.[36][37]

Vendbanimet[redakto | redakto tekstin burimor]

2rightarrow (Nuvola colors).svg Për më shumë informacione shikoni artikullin Lista e vendbanimeve të Ulqinit
Vendbanimet e Ulqinit 1.Ulqini Location dot vivid red.svg 14.Salçi Location dot vivid red.svg  27.Katërkolla Location dot vivid red.svg 
2.Kodra Location dot vivid red.svg  15.Krytha e Ulqinit Location dot vivid red.svg  28.Lisna Bora Location dot vivid red.svg
3.Shtoji i Poshtëm Location dot vivid red.svg  16.Kërruçi Location dot vivid red.svg  29.Sukubina Location dot vivid red.svg   
4.Shtoji i Sipërm Location dot vivid red.svg  17.Mali i Bardhë Location dot vivid red.svg   30.Dragaj Location dot vivid red.svg 
5.Reçi Location dot vivid red.svg  18.Mali i Brinjës Location dot vivid red.svg  31.Brajsha Location dot vivid red.svg
6.Shëngjergji Location dot vivid red.svg 19.Sutjelli Location dot vivid red.svg  32.Kosiqi Location dot vivid red.svg 
7.Qurkaj Location dot vivid red.svg  20.Fraskanjelli Location dot vivid red.svg  33.Milla Location dot vivid red.svg 
8.Darza Location dot blue.svg   21.Shtodhra Location dot vivid red.svg   34.Kalimani Location dot vivid red.svg
9.Zogaj Location dot vivid red.svg  22.Amulli Location dot vivid red.svg   35.Leskoci Location dot green.svg   
10.Pistulli Location dot vivid red.svg  23.Shasi Location dot vivid red.svg  36.Megjureçi Location dot vivid red.svg
11.Mozhuri Location dot black.svg   24.Këllezna e Poshtme Location dot vivid red.svg   37.Bojka Location dot vivid red.svg
12.Kollomza Location dot vivid red.svg 25.Këllezna e Sipërme Location dot vivid red.svg  38.Rashtisha Location dot vivid red.svg   
13.Bratica Location dot vivid red.svg    26.Krytha e Katërkollës Location dot vivid red.svg  39.Kravari Location dot vivid red.svg
Harta Vendbanime të reja: Gjerana, Zenji dhe Suma (2011) [38].

Shenja Location dot vivid red.svg tregon se vendbanimi është me shumicë shqiptare.
Shenja MarkePunktBlau.svg tregon se vendbanimi është me shumicë malazeze.

Shenja Location dot green.svg tregon se vendbanimi është me shumicë boshnjake.
Shenja Location dot black.svg tregon se vendbanimi është aktualisht pa banorë.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Përkatësia etnike sipas censusit 2011
Komuna
Shqiptarë
  
70.66%
Malazezë
  
12.44%
Serbë
  
5.75%
Myslimanë
  
3.87%
Boshnjakë
  
2.25%
Romë/Egjiptianë
  
1.17%
të tjerë
  
3.86%
Qyteti
Shqiptarë
  
60.89%
Malazezë
  
17.07%
Serbë
  
8.54%
Mysliman
  
5.05%
Boshnjakë
  
2.25%
Romë/Egjiptianë
  
2.12%
të tjerë
  
4.08%
Gjuha amtare sipas censusit 2011
Komuna
Shqip
  
72.04%
Serbisht
  
11.97%
Malazezisht
  
10.73%
Bosnjakisht
  
1.04%
tjetër
  
4.22%
Qyteti
Shqip
  
62.29%
Serbisht
  
18.18%
Malazezisht
  
13.73%
Bosnjakisht
  
1.19%
tjetër
  
4.61%
Përkatësia fetare sipas censusit 2011
Komuna
Myslimanë
  
71.82%
Ortodoks
  
14.88%
Katolikë
  
11.02%
të tjerë
  
2.28%
Qyteti
Myslimanë
  
68.15%
Ortodoksë
  
22.65%
Katolikë
  
6.45%
të tjerë
  
2.75%
Burimi: Zavod za statistiku Crne Gore - MONSTAT

Ulqini ka 10,707 banorë sipas Censusit të 2011, ndërsa e gjithë Komuna ka 19,921 banorë.[39]

Etnitë[redakto | redakto tekstin burimor]

Ulqini është një qytet multi-etnik, ku përqindjen më të madhe të banorëve e përbëjn shqiptarët, të cilët janë banorët autokton të Ulqinit. Ulqini është qendra e komunitetit shqiptar në Mal të Zi dhe në të gjendet selia e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Etni të tjera që bashkjetojnë me shqiptarët në Ulqin janë: malazezët, serbët, boshnjakët, myslimanët (sipas kombësisë), romët, egjiptianët dhe etni të tjera me numër më të vogël banorësh. Edhe pjestarët e racës negroide kanë qenë pjesë përbërëse e këtij komunitetit, që nga koha e Perandorisë Osmane, më saktësisht pas Luftës së Kandisë.

Gjuha[redakto | redakto tekstin burimor]

Në përdorim zyrtarë në Komunën e Ulqinit janë: gjuha malazeze dhe gjuha shqipe. Sipas statutit të Komunës të dy këto gjuhë me alfabetët e tyre janë të barabarta.

Sipas censusit 2011, 22.12% e popullsisë mbi 15 vjet flet anglishten si gjuhë të huaj, 13.06% gjermanishten, 3.67% italishten, 1.91% rusishten dhe 1.36% frëngjishten. [40]

Feja[redakto | redakto tekstin burimor]

Islami është feja më e përhapur në Ulqin, që pasohet nga Krishterimi. Të krishterët janë të ndarë në ortodoks dhe katolikë. Prania e tolerancës dhe harmonisë fetare i jep Ulqinit karakteristikën e një qyteti të vërtetë multi-etnik dhe multi-konfesional.

Statistikat[redakto | redakto tekstin burimor]

Lëvizja e popullsisë gjat shekullit të XX-të

Viti Banorë Grafiku
1948 4385 Lëvizja e pop. së Ulqinit gjat shek XX-të.png
1953 4919
1961 5705
1971 7459
1981 9149
1991 11144
2003 12827
2011 10828

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekonomia e Ulqinit është në masën më të madhe e bazuar në turizmin veror.

Nga 19,921 banorët e Komunës së Ulqinit, 6207 janë popullsi aktive, ndërsa 9840 janë popullsi joaktive, të tjerët janë nën 15 vjet. Nga popullsia aktive vetëm 4848 janë të punësuar, ndërsa 1359 të pa punë.

Popullsia e punësuar sipas grupeve të profesioneve, censusi 2011
Gjithësej të punësuar Profesione ushtarake Drejtorë, funksionerë dhe ligjvënës Ekspertë dhe artistë Bashkpunëtorë profesional dhe teknikë Zyrtarë për punë administrative Profesione në shërbim dhe tregëti Profesione në bujqësi, pylltari dhe peshkim Profesione zejtare dhe të ngjajshme Operatorë të impianteve, makinerive, montues dhe shoferë Profesione elementare Nuk janë përgjigjur
4848 23 267 632 550 426 1,475 105 483 304 548 35

Arti dhe kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Pikturë nga Kolë Idromeno: Pamje nga Ulqini, 1897.
2rightarrow (Nuvola colors).svg Për më shumë informacione të shikohen Muzeu i Ulqinit dhe Kostumet e Ulqinit

Ulqin është shumë i pasur nga pikpamjet etno-kulturore. Nëpër Ulqin por edhe në rrethinë dallohen disa kostume popullore: kostumi i Shqiptarëve mysliman të Ulqinit ( i ashtëquajturi Kostumi i Qytetit), kostumi i Shqiptarëve mysliman të Anës së Malit, kostumi i Bregacorëve, kostumi i Shestanit, kostumi i Malësorëve, kostumi i Goranve (ose i Mërrkojeviqëve) dhe kostumi i Malazezëve. Të gjithë këto kostume rëndësi më të madhe i kushtojnë veshjeve të femrës.[41]

Institucion më i rëndësishëm për kulturë është Qendra për kulturë. Në kuadër të saj veprojnë këto njësi organizative:

  1. Biblioteka
  2. Muzeu
  3. Kinemaja

Muzeu i Ulqinit i themeluar në vitin 1975. Muzeu ndodhet brenda kalasë dhe kryen evidentimin, hulumtimet sistematike, mbledhja e eksponateve të ndryshme, mbrojtjen e specializuar dhe përpunimin e materialit të gjetur, eksponimim e ekspozitave me vlera kulturore, shkencore dhe artistike. Pranë Muzeut punon reparti arkeologjik (në ndërtesën e Kishë-Xhamisë) dhe reparti etnologjik si dhe Galeria e Arteve (në Kullën e Ballshajve).

Ulqini posedon një pasuri të madhe arkitektonike që kanë vlera të mëdha kulturore. Ndër ta bëjnë pjesë kishat, xhamitë, krojtë dhe mbetjet arkeologjike.

Xhamitë[redakto | redakto tekstin burimor]

2rightarrow (Nuvola colors).svg Për më shumë informacione shikoni artikullin Lista e xhamive në Ulqin

Në Qytet gjenden 6 xhami dhe shumë të tjera në rrethin. Xhamitë e qytetit janë: Xhamia e Pashës, Xhamia e Detarëve, Xhamia e Lamit, Xhamia e Bregut, Xhamia e Kryepazarit (ose e Majapazarit) dhe Xhamia e Namazgjahut (ose e Mezgjahut).[42]

Sporti[redakto | redakto tekstin burimor]

2rightarrow (Nuvola colors).svg Shiko gjithashtu artikullin Lista e shoqërive sportive të Ulqinit

Sporti është pjese e pandashme e jetës së përditshme të shumë banorëve të Ulqinit. Në këtë qytet janë aktive shumë klube të sporteve të ndyshme. Sportet më të njohura janë Futbolli, Hendbolli, Basketbolli, Tenisi; por edhe sportet ushtarake si Karate, Kick-boxing dhe Tekuando. Janë të pranishme disa fusha futbollistike, disa fusha tenisi, një pistë atletike, disa salla dhe fusha të hapura për indoor sporte (basketboll, hendboll, volejboll, mini-futboll). Sporte që luhen vetem në verë për shkak të kushteve atmosferike janë vaterpolo, beach volley dhe noti, por edhe sporte ekstreme si kite surfing dhe surfing.

Futbolli[redakto | redakto tekstin burimor]

Stadiumi "Safari", stadiumi ku OFK Federalli zhvillon ndeshjet.

Futbolli është një ndër sportet më të njohur në Ulqin. Klubi i parë sportiv në Ulqin është hapur me 1921 me emrin Olcinium (emër latin, shqip: Ulqini), pastaj pas Luftës së Dytë Botërore ka marrë emrin Bjelogorac (emër serbokroat, shqip: Malabardhë). Prej vitit 1983 është emëruar Otrant, që do të zgjasë deri më 2013 kur klubi do të mbyllet për shkak të borxheve të mëdha financiare. Prej vitit 2013 deri në vitin 2014, edhe kur mbyllet përfundimisht, si klubi përfaqësues i Ulqinit qëndroi klubi privat Federalli, që është formuar më 2008 si klub për të rinjë. Gjatë viteve të fundit kanë qenë prezent edhe klube të tjera futbollistike për të rinjë si: Ulqini dhe Bellevue, por për shkaqe finaciare janë mbyllur. Për lojtaret femra është hapur klubi i quajtur Ulqini që merr pjesë në Ligën e Parë të Malit të Zi për Femra. Në Ulqin gjenden 2 stadiume që përmbushin kushtet për organizimin e ndeshjeve zyrtare: Stadiumi Olympic dhe Stadiumi Safari. Në Stadiumin Olympic ndeshjet i ka luajtur Otranti kurse në Stadiumin Safari ndeshejt i luan Federalli. Përveç këtyre 2 stadiumeve në Ulqin gjende edhe disa fusha futbollistike për tranjim si: 2 fushat futbollistike të Qendrës Sportive "Çausheviqi", fusha futbollistike pranë plazhit "Miami Beach" dhe 2 fusha futbollistike pran Tennis Club Bellevue. Fusha për mini-futboll gjenden: një pran Shkollës së mesme, një në afërsi të Kripores, një në lagjen Gjerana, një në Katërkollë dhe një në Kravar.

Basketbolli[redakto | redakto tekstin burimor]

Është një sport që në vitet e fundit sa vjen e bëhet më i njohur. KB Ulqini është klubi kryesor në Ulqin, që është formuar më 1976. KB Ulqini merr pjesë në Ligën e Parë të Basketbollit në Malit të Zi. Ndeshjet i luan në Sallën sportive të Sh.M.K. Vllazërim-Bashkim, që është restauruar më 2009.

Hendbolli[redakto | redakto tekstin burimor]

Si një ndër sportet më të sukseshme në historinë sportive të Ulqinit gradualisht pas rënies së Jugosllavisë ka pësuar rënie. Por me formimin e KH Ulqini në vitin 2010 ky sport ka hyrë në skenën e sporteve më përfaqësuese të qytetit. Tani marrin pjesë në Ligën e Parë të Hendbollit të Malit të Zi. Përkrah këtij klubi qëndron edhe Klubi i Hendbollit për Femra Ulqini. Ndeshjet i luajnë në Sallën sportive të Sh.F. Marshall Tito.

Varterpolli[redakto | redakto tekstin burimor]

Sporti i vateroillit zhvillohet vetëm si sport argëtues gjatë sezonit verorë. Në vitin 1954 për herë të parë është hapur klubi i vaterpollit Gusar. Klubi merr pjesë tetë vite me rradhë në Kampionatin e Malit të Zi në Vaterpollo, ku në vitin 1962 do të pushoj së ekzistuari.

Sportet argëtuese[redakto | redakto tekstin burimor]

Treva e Ulqinit jep në mundësi të madhe për sporte argëtuesi si: zhytje pran anijeve dhe gërmadhave nën-detare, kitesurfing në Plazhin e Madhë dhe Adë të Bunës, çiklizëm malorë, hiking, orientim, çiklizëm nëpr Ullishtë, Valdanos dhe Pyllin e Pishave, ecje nëpër Plazhin e Madhë dhe Adë të Bunës, peshkimi detar në Detin Adriatik, peshkimi liqenor në Liqenin e Shasit dhe peshkimi lumor në Lumin Buna, gjuetia në Shtoj, Zogaj dhe Kënetë.

Antarët në Kuvendin Komunal

Fronti Demokratik Partia Socialiste Popullore Lidhja Demokratike në Mal të Zi Iniciativa Qytetare Prespektiva Mali i Zi Pozitiv Partia Social Demokrate e Malit të Zi Unioni Demokratik i Shqiptarëve Partia Demokratike (Ulqin) Forca e Re Demokratike Partia Demokratike e Socialistëve

Administrata[redakto | redakto tekstin burimor]

2rightarrow (Nuvola colors).svg Për më shumë informacione të shikohen Lista e kryetarëve të Ulqinit, Kuvendi i Komunës së Ulqinit dhe Zgjedhjet lokale në Ulqin

Komuna e Ulqinit, si njësi administrative, ka Kryetarin e Komunës dhe Kuvendin e Komunës, të përbërë prej 33 antarëve. Kryetari aktual është Fatmir Gjeka, i Partisë Demokratike, ndërsa Kryetari i Kuvendit është Fuad Haxhibeti, i Forcës së Re Demokratike.

Koalicioni udhëheqës përbëhet nga FORCA, Partia Demokratike, Perspektiva, Lidhja Demokratike dhe Mali i Zi Pozitiv. Partitë në opozitë janë: Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Partia Demokrate e Socialistave, Partia Socialdemokrate, Partia Socialiste Popullore dhe Fronti Demokratik. Parti që nuk është futur në Kuvendin Komunal është Partia Boshnjake.

Gjendja e përfaqësimit në politikë le ende shumë për të dëshiruar. Figurave politike nga brezat e rinj u mungojnë shpesh shkollimet politike. Shto këtu edhe përçarjen politike që karakterizohet në shumë parti politike apo në mungesen e konsensuve për pika të caktuara.

Komunikacioni[redakto | redakto tekstin burimor]

Regjistracionet e automobilave.
Pika kufitare nërmjet Malit të Zi dhe Shqipëris: Sukubinë-Muriqan.

Transporti tokësor është forma më e përdour e transportit në Ulqin. Rruga kryesore që kalon në Ulqin është Magjistralja M-2.4, që fillon nga Petrovci, kalon në Tivar, pastaj në Ulqin dhe përfundon në pikën kufitare Sukobinë (që lidh Ulqinin me Shqipëri), kjo magjistrale është pjesë e Rrugës evropiane E752. Ndërsa Rruga regjionale R-17 fillon në Ulqin, kalon paralel me Plazhin e Madh dhe përfundon në Adën e Bunës.[43] Rrugët kryesore për qarkullim në qytet janë: Hafiz Ali Ulqinaku, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Kosovës, Nënë Tereza, Vëllezërit Frashëri dhe Detarët e Ulqinit. Mjete të transportit publik janë furgonët, që në lokal njihen si kombi. Stacioni i autobusave në Ulqin gjendet në lagjen Totosh të Ulqinit.

Regjistrimet e tabelave ne Komunën e Ulqinit janë të shenuara me UL.

Transporti detar është prezent vetëm gjatë sezonit veror. Ulqini nuk ka një port të mirëfillët detar por vetëm një marinë detare të vogël. Egzistojnë 2 destinacione të rregullta: Ulqin - Plazhi i Madhë - Ulqin dhe Ulqin - Budvë - Ulqin. Pastaj ka anije që kryejnë lundrime nga plazhe të ndryshme deri tek Guri i Gjeranave dhe ka anije që kryejnë shërbime taksi, pra lundroj në destinacione të çfarëdoshme. Porti më i afërt detar është i Tivarit 25 km, anijet nga ky port kryejn destinacionet Tivar - Bari - Tivar dhe Tivar - Ankona - Tivar. Porti i Shëngjinit është 80 km largë.

Transporti hekurudhor nuk është prezent në Ulqin. Stacioni më i afërt hekurudhor është i Tivarit 25 km. Stacioni i Tivarit është stacioni fillestar i Hekurudhës Tivar - Beograd.

Transporti ajror i rregulluar nuk është gjithashtu prezent në Ulqin, por në Fushën e Ulqinit gjendet një pistë e thjeshtë, e gjatë 1 km me sipërfaqe bari. Ky aeroport përdoret vetëm nga një aeroplan i vogël që kryen fluturime charter, gjithashtu përdoret edhe si vend uljeje për helikopterë. Aeroportet që kanë destinacione të rregullta më të afërt me Ulqinin janë: i Podgoricës 70 km, i Tivatit 84 km, i Dubrovnikut 125 km, i Tiranës 135 km dhe i Prishtinës 280 km.

Detaria[redakto | redakto tekstin burimor]

2rightarrow (Nuvola colors).svg Për më shumë informacione shikoni artikullin Detaria e Ulqinit

Detaria në qytetin e Ulqinit ka qenë gjithmonë prezente duke filluar që nga kohrat e Ilirisë e deri në ditët e sotme. Ky qytet 2 mijëvjeçar e gjysëm i vjetër ka dhënë, është duke dhënë dhe do të jap detarë të shkathtë. Sot në Ulqin nuk mund të shihen anije të mëdha me vela-velanije për shkak se historia e ka vendosur këtë por ka shumë anije të madhësive të vogla dhe të mesme. Nën Kala (Qytetin e Vjetër) gjendet mini-marina e quajtur "Kacema" e ndërtuar në vitin 2011 që nuk është plotësisht funksionale dhe praktike. Ka propozime tek qeveria malaziase dhe qeveria lokale për hapjen e shkollës së mesme të detarisë në Ulqin dhe ndërtimin e një marine plotësisht funksionale në Gjirin e Valdanosit.

Distanca nga Ulqini në marinat e tjera të Malit të Zi, të japura në mila (1 Nm = 1,852 metra ).

Marina Tivari Petrovci Budva Herceg Novi Zellenika Risani Kotorri Tivari
Ulqini 12 22 28 45 46 54 56 50

Arsimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Arsimi në Ulqin zhvillohet në shkollimin parashkollor, fillor dhe të mesëm, ndërsa nga viti shkollor 2014/15 edhe në shkollimin e lartë.

Arsimi fillor zhvillohet në katër shkolla fillore, ku dy janë në qytet (SHF Boshko Strugar dhe SHF Marshalli Tito) dhe dy në rrethinë (SHF Bedri ElezagaKatërkollë dhe SHF Mark NuculloviqShtoj).

Arsimin e mesëm e ushtrojnë Shkolla e Mesme e Kombinuar Vëllazërim-Bashkim dhe Gjimnazi Drita. SHMK Vllazërim-Bashkimpërmban profilet arsimore: gjimnaz i përgjithshëm dhe teknik i turizmit (shkalla e IV), kamarier, gjellëbërës, shitës, elekromekanik i makinave dhe paisjeve, automekanik, autollamarier dhe frizer (shkalla e III). Gjimnazi privat Drita ka vetëm një profil arsimor: gjimnaz i përgjithshëm (shkalla e IV).

Nga viti shkollor 2014/15, do të filloj punën institucioni i vetëm i shkollimit të lartë në Ulqin, gjëgjsisht Fakulteti i studimeve afariste mesdhetare në Tivat.[44] Ky fakultet është privat dhe përmban pesë programe studimore themelore (Menaxhmenti i sigurisë së marinave dhe jahteve; Menaxhmenti në dogana, shpedicion dhe agjenci; Menaxhmenti në turizmin, sportin dhe rekreacionin nautik; Nautika; Makineria e anijeve) dhe dy programe studimore postdiplomike (Specialistika në turizmin nautik; Magjistratura në fushën e turizmit nautik). Të gjithë diplomat janë të shkallës Bachelor.

Në Ulqin gjendet edhe Shkolla për Arsimim Fillor Muzikor.

Turizmi[redakto | redakto tekstin burimor]

Ulqini është një destinacion i njohur turistit gjatë verës. Edhe pse në masë të madhe i panjohur nga turistë të vende të mëdha, turistët që e kanë kët vend destinacion kyç dhe rritja e numrit të turistëve që vijnë për herë të parë e bëjnë këtë qytet një pikë të nxehtë për pushuesit përgjat muajve Maj deri Shtator. Është i njohur veçmas për plazhet e tija me rërë. Plazhi më i njohur i Ulqini është Plazhi i Madhë, që është një plazh ranor 12 km i gjatë, plazhi më i gjatë në Mal të Zi. Si miniaturë e Plazhit të Madhë, në qytet qendet Plazhi i Vogël (Rana), që është një plazh ranor 376 m i gjatë dhe gjatë sezonit veror arrin kapacitetin maksimal. Plazhi i Grave është një ndër plazhet shkëmbore më të njohura të Ulqini, në këtë plazh gjinden burime të sulfurit dhe radiumit që së bashku me kripën e detit krijojnë ujëra me karakter shëndetsorë. Sipas kulturës vendase ky plazh ka ndikim në rritjen e fertilitetit tek femra, është i rrethuar nga Pylli i Pishave. Për turistë që dëshirojnë paqën dhe një atmosferë unike si mundësi kanë ishullin Ada e Bunës. Në ishull është i vendosur edhe nj kamp naturistësh.

Si simbol kryesor arkitektonik i Ulqini është Kalaja (Qyteti i vjetër) që është bërthama e të gjithë qytetit. Ajo që dallon Ulqinin nga qytetet tjera bregdetare, është sigurisht, pazari i cili gjindet në rrugën kryesore të qytetit. Këtu, sidomos të martëve dhe të premteve, ditëve të pazarit, mund të bleni prodhimet autentike vendase. Në çdo kohë mund të gjeni qumështin e freskët vendas, djathin, vezët, pemët dhe perimet, ullinjët, vajin e udhinjëve, kurse duhanxhinjët e apasionuar, aty mund të gjejnë duhanin e Ostrosit, prodhimin më të mirë të këti lloji në Mal të Zi. Dëshmia më e mirë se në pazarin e Ulqinit dominojnë prodhimet vendase, është, sigurisht, sfilata e veshjeve kombëtare nga rrethina e Ulqinit, me të cilat janë të veshura shumica e shitseve. Duke ofruar prodhimet e veta, ato me veshjen e tyre na e bëjnë të ditur se prej cilit rajon vijnë dhe vetë ky fakt paraqet garancionin më të sigurtë për kualitetin e mallit.

Pikat interesante[redakto | redakto tekstin burimor]

Një karakterstikë tjetër e Ulqinit është se është ndër qytetet e rralla në Evropë ku mund të gjendet uji i njelmët (deti) dhe uji i ëmbël (liqe dhe lumenj). Ekzistojnë shumë pika interesante të cilat ia vlen të shikohen në Ulqin. Spikasin plazhet e shumta me rërë të hollë por nuk mungojnë as ata me shkëmbinj. Në rajonin e plazhit të madh "siparin" e hap plazhi Otrant, për të vazhduar pastaj me plazhin Lido, Bellvi, Evropa etj.

Nëse jeni në kërkim të plazheve me gurë atëherë edhe atë mund ta gjeni. Plazhet në pjesën e teritorit nga plazhi i madh tek plazhi i vogël përbëjnë perla të plazheve me gurë. Adhuruesit e hedhjeve nga shkëmbijtë e lartë kanë mundësi që të testojnë adrenalinën e tyre në këtë pjesë.

Për ata që preferojnë ujin e ëmbël atëherë si alternativë vjen Liqeni i Shasit. Xhiro me varkë, restaurant i mirë peshku dhe gjelbërim pa kufi, kjo është më e pakta që mund të gjesh afër Liqenit të Shasit. Afër liqenit për ata që e kanë qef historinë, mund të vizitohet kalaja e dikur Qytetit të Shasit. Përveç kësaj aty janë të vendosura edhe disa kisha që datojnë mjaft herët.

Ulqini sot[redakto | redakto tekstin burimor]

Ulqini sot përbën një nga qytetet me investimet më të vogla në Republikën e Malit të Zi. Megjithatë turizmi po përjeton rritje lineare falë resurseve të papërshkrueshme dhe unike të cilat i posedon. Sektori privat mundëson strehimin e mijëra turistëve në të njëjtën kohë. Kualiteti i strehimit çdo vit e më shumë po rritet duke e rritur edhe perspetivën. Ajo çka vërehet lehtë është edhe interesimi i biznesmenëve botërorë për investime kapitale në Ulqin.

Marrëdhëniet ndërkombëtare[redakto | redakto tekstin burimor]

Qytetet binjake[redakto | redakto tekstin burimor]

Flag of Austria.svgLiesingu (Rrethi i 23-të i Vienës), Austria (viti 2008) [45][46]
Flag of Bosnia and Herzegovina.svgLukavaci, Bosnja dhe Hercegovina (viti 2014) [47]
Flag of Bosnia and Herzegovina.svgQyteti i Vjetër i Sarajevës, Bosnja dhe Hercegovina (viti 2009) [48][45]
Flag of Kosovo.svgPrizreni, Kosovë
Flag of Ukraine.svgUzhgorodi, Ukraina [45]
Flag of Albania.svgBerati, Shqipëria [45]
Flag of Albania.svgDurrësi, Shqipëria [45]
Flag of Albania.svgTirana, Shqipëria
Flag of the United States.svgStamfordi (Konektikat), Shtetet e Bashkuara të Amerikës [45]
Flag of Turkey.svgAlania, Turqia

Njerëzit me famë me prejardhje nga Ulqini[redakto | redakto tekstin burimor]

Vizitorët e famshëm[redakto | redakto tekstin burimor]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Zavod za statistiku Crne Gore - MONSTAT:Stanovništvo Crne Gore prema polu, tipu naselja, nacionalnoj, odnosno etničkoj pripadnosti, vjeroispovijesti i maternjem jeziku po opštinama u Crnoj Gori. Podgoricë, 2011 (malazezisht dhe anglisht)
  2. ^ Muhammad al-Idrisi: The Book of Roger (1154). Vizituar në 10 Korrik 2014.
  3. ^ Simon Fitzsimons: Itinerary from Ireland to the Holy (1322) Land. Vizituar në 10 Korrik 2014.
  4. ^ Arnold von Harff: Pilgrimage from Cologne (1497). Vizituar në 10 Korrik 2014.
  5. ^ Piri Re'is: 'Bahriye', a Sailor's Handbook (1521). Vizituar në 10 Korrik 2014.
  6. ^ Evliya Chelebi: Seyahatname - a Journey through Northern Albania and Montenegro (1662). Vizituar në 10 Korrik 2014.
  7. ^ Ruvarac (1899) fq. 72
  8. ^ Claudii Ptolemaei Geographia edidit Carolus Fridericus Augustus Nobbe, Volumi 1, sumptibus et typis Caroli Tauchnitii, 1843, faqja 134, Libri 2, kapitulli 16, paragrafi 5: Ουλκίνιον με μα
  9. ^ OOuSI (2003), fq. 227
  10. ^ Rymut (1981), fq. 562
  11. ^ Ushaku (2010), fq. 17
  12. ^ Ushaku (2010), fq. 38
  13. ^ Ushaku (2010), fq. 7
  14. ^ Ushaku (2010), fq. 33
  15. ^ LTKU (1989), fq. 18
  16. ^ Ushaku (2010), fq. 36 - 37
  17. ^ Canka (2012), fq. 185
  18. ^ Canka (2012), fq. 185
  19. ^ Canka (2012), fq. 185
  20. ^ Canka (2012), fq. 186
  21. ^ THE TREATY OF BERLIN Article 29. ...The districts situated to the south of this territory, according to the delimitation above laid down, as far as the Boyana, Dulcigno included, shall be restored to Turkey...
  22. ^ ULCINJ NIJE PRIPAO CRNOJ GORI ODLUKAMA BERLINSKOG KONGRESA, ul-info.me, 2014
  23. ^ Canka (2012), fq. 186
  24. ^ Belegu (1939), fq. 98
  25. ^ Rexha (1998), fq. 82-83
  26. ^ Belegu (1939), fq. 113
  27. ^ Belegu (1939), fq. 110-111
  28. ^ Rexha (1998), fq. 183
  29. ^ Belegu (1939), fq. 115
  30. ^ Rexha (1998), fq. 189
  31. ^ Rexha (1998), fq. 195
  32. ^ Buda (1986), fq. 172
  33. ^ LTKU (1989), fq. 46
  34. ^ Ćetković: DPS i Forca hoće da brišu istoriju Ulcinja
  35. ^ Ružna strana lepote Ulcinja
  36. ^ Geografski položaj, klima - Ulcinj
  37. ^ Pozita gjeografike dhe klima
  38. ^ Ligji për organizimin territorial të Malit të Zi Gazeta Zyrtare e Malit të Zi 54/2011 (malazezisht)
  39. ^ Zavod za statistiku Crne Gore - MONSTAT:Stanovništvo Crne Gore prema polu, tipu naselja, nacionalnoj, odnosno etničkoj pripadnosti, vjeroispovijesti i maternjem jeziku po opštinama u Crnoj Gori. Podgoricë, 2011 (malazezisht dhe anglisht)
  40. ^ MONSTAT - Stanovništvo prema stranim jezicima kojima se služi, po opštinama u Crnoj Gori
  41. ^ ulqini.de: Kostymet e Ulqinit
  42. ^ www.bosnjaci.net: DZAMIJE I IMAMI ISLAMSKE ZAJEDNICE – ULCINJ
  43. ^ Karta magistralnih i regionalnih puteva Crne Gore
  44. ^ Ul-info.com, Nga shtatori në Ulqin: HAPET FAKULTETI!
  45. ^ a b c d e f Bratimljenje gradova Crne Gore
  46. ^ Bezirkspartnerschaften der Stadt Wien
  47. ^ “Bratimljenje” Lukavca i Ulcinja od posebne važnosti za privrednu saradnju
  48. ^ POTPISAN SPORAZUM O SARADNJI OPŠTINA/OPĆINA ULCINJ I STARI GRAD SARAJEVO

Literatura[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]