Universiteti Aleksandër Xhuvani

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko

Universiteti i Elbasanit “A. Xhuvani” është vazhdim i Institutit të Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”, themeluar në 1971. Në fillimet e tij Instituti i Lartë Pedagogjik përbëhej nga këto degë: 1. Dega e mësuesisë për gjuhën e letërsinë shqipe, për matematikë e fizikë, histori e gjeografi, biologji e kimi. 2. Dega e inxhinierisë së ndërtimit e mekanike (degë që vareshin nga Universiteti i Tiranës). 3. Dega e ekonomikut (pjesë e Universitetit të Tiranës). Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 44, më 12 Nëntor, 1991, Institutit të Lartë Pedagogjik iu dha Statusi i Universitetit. Në Universitetin e Elbasanit shkollohen qindra mësues nga pjesë të ndryshme të Shqipërisë. Ai luan një rol të rëndësishëm edhe në kualifikimin e mësuesve. Shërben gjithashtu edhe si qendër kërkimore për studentët dhe pedagogët e Universitetit. Më 1991 kur Instituti i Lartë mori statusin e lartë të Universitetit, ai përbëhej nga tre Fakultete të ndarë në pesë degë: 1. Fakulteti i Shkencave të Natyrës me këto degë: - matematikë-fizikë - biologji-kimi 2. Fakulteti i Historisë e Filologjisë me këto degë: - gjuha dhe letërsia shqipe - histori - gjeografi 3. Fakulteti i Mësuesisë për Ciklin e Ulët me këtë degë: - dega për përgatitjen e mësuesve për shkollat fillore. Në vitin 1992 u hap dega e gjuhës dhe kulturës gjermane. Në vitin 1994 u hap dega e gjuhës dhe kulturës angleze. Në vitin 1995 u hapën degët e jurisprudencës, ekonomikut dhe mësuesve për kopshtet. Në shtator të vitit 1998 filloi dega e frengjishtes.

Sot, Universiteti i Elbasanit numëron rreth 3500 studentë në sistemin me frekuentim të plotë dhe 4500 studentë në sistemin pa shkëputje nga puna. Më parë funksiononte edhe sistemi i korrespodencës, që tani është mbyllur.

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Struktura

Universiteti Elbasanit është një institucion kombëtar për mësimdhënie dhe shkencë dhe varet nga Ministria e Arsimit dhe Kërkimeve Shkencore. Senati i Universitetit të Elbasanit është një organ i zgjedhur që merr vendime për problemet më të rëndësishme në fushën e mësimdhënies, kërkimit shkencor si dhe administrim- financës. Rektori përgjigjet për drejtimin shkencor, pedagogjik e financiar. Ai është kryetar i Senatit.

Fakultetet e Universitetit të Elbasanit janë ndarje shkencore dhe mësimdhënëse që mbulojnë punën shkencore dhe arsimore. Këshilli Shkencor i Fakultetit është organ i zgjedhur që merr vendime për problemet më të rëndësishme të Fakultettit në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor. Dekani i Fakultetit drejton dhe kontrollon punën mësimore dhe shkencore të Fakultetit. Departamenti është njësia bazë mësimore dhe shkencore në të cilin marrin pjesë lektorët dhe asistent-lektorët.

[redaktoni] Organizimi i studimit

Çdo student ka të drejtën e studimit këtu me dhe pa shkëputje nga puna. Çdo student që ka marrë dëftesën e shkollës së mesme (ose dëftesë ekuivalente me të) në Republikën e Shqipërisë ka të drejtë të futet në provimet e pranimit dhe të konkurimit. Ky konkurim bazohet në njohuritë dhe rezultatet e arsimit parauniversitar në fushën e zgjedhur sipas degës specifike.

[redaktoni] Lehtësitë akademike

Si nevoja të domosdoshme për ristrukturimin e Universitetit të Elbasanit u ngritën Qendra e Kompjuterit, Qendra e Medias dhe Qendra e Edukimit në Distancë. Një kontribut të vyer për këto qendra kanë dhënë institucione të ndryshme universitare perëndimore si pjesë e programit TEMPUS, fondacionet SOROS dhe të tjera institucione perëndimore që kanë vendosur lidhje dypalëshe. Gjatë krizës së pranverës 1997 këto struktura u dëmtuan seriozisht.

1. Qendra e Kompjuterit dhe Medias.

2. Biblioteka

3. Qendra e Studimit dhe Mësimit në Distancë.

4. Qendra e informimit studentor. Është krijuar në vitin 2001, dhe ka krijuar filialet e veta në gjitha Fakultetet e universitetit. Në ngritjen e kësaj qendre ka kontribuar Fondacioni SOROS dhe Fondacioni Hollandez.

5. Revistat. Universiteti i Elbasanit ka revistën e tij shkencore të titulluar “Buletini Shkencor i UE-së” ku botohen artikuj shkencorë të stafit akademik . Ne UE del në mënyrë periodike gazeta “Studenti”.

6. Qendra e fotokopjimit të materialeve. Studentët dhe stafi i Universitetit të Elbasanit mund të fotokopjojnë materiale mësimore më cilësi të lartë dhe me kushte favorizuese.

7. Dega mësimore, sekretaritë e fakultetit dhe zyra e informacionit.

Këto ndihmojnë në thellimin e njohurive në aspekte të ndryshme.

Sot, Universiteti ka pesë Fakultete dhe një Shkollë të Lartë: 1. Fakulteti i Shkencave të Natyrës. 2. Fakulteti i Shkencave Humane. 3. Fakulteti i Mësuesisë për Kl.I-IV dhe Parashkollor. 4. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. 5. Fakulteti i Shkencave Ekonomike. 6. Fakulteti I Shkencave Sociale 7. Fakulteti i Infermierisë

Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka këto Departamente: a) Departamenti i Fizikës. b) Departamenti i Matematikës. c) Departamenti i Biologjisë dhe Kimisë.

Këto departamente organizojnë mësimdhënien në degë si: • Matematikë – fizikë me tre profile • Biologji – kimi me dy profile

Fakulteti i Shkencave Ekonomike ka këto departamente: a) Departamenti i Administrim-Biznesit b) Departamenti i Kontabilitetit-Financës.

Këto departamente mbulojnë degët e mëposhtme: • Degën e administrim-biznesit me dy specialitete. • Degën e kontabilitet-financës me dy specialitete.

Fakulteti i Shkencave Humane ka këto departamente: a) Departamenti i Historisë. b) Departamenti i Gjeografisë. c) Departamenti i Letërsisë. d) Departamenti i Gjuhës shqipe.

Departamentet mbulojnë veprimtarinë mësimore në katër degë, si • Histori – Gjeografi. • Gjuha shqipe dhe letërsia shqipe. • Histori Gjeografi dhe Edukim Qytetar.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka këto departamentet: a) Departamenti i Anglishtes. b) Departamenti i Gjermanishtes, c) Departamenti i frengjishtes dhe italishtes. Këto departamente mbulojnë veprimtarinë mësimore në degët e mëposhtme: • Gjuha angleze. • Gjuha frënge. • Gjuha gjermane. • Gjuha italiane.

Fakulteti i Mësuesisë për Kl. I –IV dhe parashkollorë ka këto departamente: a) Departamenti i Psikologjisë dhe Edukimit b) Departamenti i përgatitjes fizike e artistike. Këto departamente mbulojnë veprimtarinë mësimore në dy degë: • Mësuesit e shkollës fillore. • Mësuesit për kopshtet.

Fakulteti i Shkencave Sociale . a) Dega Punonjesi Social b )Gazetari c) Edukate Qytetare d) Psikologji e) Filozofi - Sociologji

[redaktoni] Diplomat që jepen

1. Mësues i Matematikës dhe Fizikës me prioritet në Fizikë. 2. Mësues i Matematikës dhe Fizikës me prioritet në Matematikë. 3. Mësues i Matematikës dhe Fizikës me prioritet në Informatikë. 4. Mësues i Biologjisë dhe Kimisë. 5. Mësues i Historisë dhe Gjeografisë. 6. Mësues i Edukimit Qytetar. 7. Mësues i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe. 8. Mësues i anglishtes. 9. Mësues i Gjermanishtes. 10. Mësues i Frengjishtes. 11. Mësues i Italishtes. 12. Mësues për Shkollat Fillore. 13. Mësues për Kopshtet. 14. Diploma për Infermierë të lartë 15. Diploma për Administrim-Biznes me dy profile. 16. Diplomë për Financë -Kontabilitet me dy profile. 17. Ekonomia dhe e Drejta 18. Gazetari 19. Punonjes Social 20. Psikologji 21. Filozofi - Sociologji

[redaktoni] Stafi akademik

Stafi akademik i Universitetit përbëhet nga 245 pedagogë dhe asistentë pedagogë efektivë, nga të cilët 8 janë profesorë, 12 asistentë profesorë; 20 doktorë; 20 mastera; 70 pedagogë; 17 asistentë pedagogë. Universiteti ka edhe 44 lektorë të jashtëm, nga të cilët 2 janë profesorë; 3 asistentë profesorë; 3 doktorë; 20 pedagogë; 16 asistentë pedagogë.

[redaktoni] Kërkimi Shkencor

Kërkimet shkencore në Universitetin e Elbasanit janë në zhvillime në departamente të ndryshme, që përbëjnë njësitë shkencore. Në çdo departament ka dy seksione: një seksion në të cilin pedagogët i kanë shtrirë kërkimet e tyre në procesin e mësimdhënies, fizikë, matematikë, kimi, biologji, gjuhë shqipe dhe e huaj, letërsi, histopri dhe gjeografi. Një seksion tjetër i departamentit përbëhet nga një grup pedagogësh që janë realisht kërkues shkencorë si p.sh. në shkencat eksperimentale; kimi, biologji, studimet në gjuhën shqipe, gjeografi, histori etj.

[redaktoni] Qendra e Kërkimeve Albanologjike dhe Ballkanike

Realizon studime në fushën e albanologjisë dhe ballkanistikës.

[redaktoni] Laboratori i Kërkimeve Shkencore

Ky laborator kryen kërkime shkencore në fushën e shkencave të aplikuara dhe në fushën e analizave të materialeve për të tretë. Ky laborator është i liçensuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Standartizimeve pranë Këshillit të Ministrave.

[redaktoni] Fushat shkencore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës

1. Etimologji, Ekologji. 2. Sporpjalmi i pemëve të sotme. 3. Peshku dhe roli i popullatës në shpërndarjen e tij në lumin Shkumbin. 4. Probleme të mësimdhënies të biologjisë dhe ekologjia- etologjia në shkollë. 5. Probleme në fiziologjinë e bimëve (në fotosintezë). 6. Probleme të ndotjes në liqenin e Pogradecit. 7. Influenca e disa elementëve në materialet refraktare. 8. Metoda fizike për përcaktimin e veçorive fizike, kimike dhe mekanike tek çeliku,ferrokromi me karbon të lartë, skorjet dhe materialet refraktare. 9. Metodat në studimet fizike të materialeve laboratorike dhe kompozitat për prodhimin laboratorik e industrial. 10. Zhvillimi dhe investigimi i materialeve të forta magnetike.

[redaktoni] Lidhje të jashtme

Faqja zyrtare e Universitetit "Aleksandër Xhuvani"