Universiteti Europian i Tiranës
| Universiteti Europian i Tiranës | |
|---|---|
|
|
|
| Slogani: | Cilësia na Diferencon |
| Themeluar: | 2006 |
| Tipi: | Universitet Privat |
| Rektor: | Prof. Asoc. Dr. Tonin Gjuraj |
| Kampusi: | Tiranë |
| Website: | www.uet.edu.al |
Universiteti Europian i Tiranёs (UET) ёshtё një Universitet Privat i themeluar në vitin 2006, nga një grup prej 6 intelektualёsh, ku përfshihen katёr akademikёt Adri Nurellari, Blendi Kajsiu, Ermal Hasimja and Henri Çili, manaxheri Laert Duraj dhe gazetari Robert Rakipllari[1].
UET–i është licencuar nga Ministria e Arsimit më datë 20 Shtator 2006 bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë Nr. 636, datë 20.09.2006. Në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 796, datë 22.07.2009, UET–i, nga “Shkollë e Lartë Universitare” u strukturua ligjërisht në “Universitet” dhe është një institucion arsimor i akredituar nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë[2][3].
Përmbajtja |
[redakto] Filozofia
Kombinimi i dijeve teorike me aftësi konkrete, si dhe aftësia për të zbatuar në praktikё koncepte abstrakte teorike, janë bazat e filozofisë liberale mbi të cilën bazohet Universiteti Europian i Tiranёs (UET).
UET–i, gjithashtu, në bazë të filozofisë së tij ka bashkëpunimin e gjerë ndërkombëtar, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta me universitete e institucione të huaja, si dhe aplikimin e programeve të veçanta të shkëmbimit akademik mes studentëve dhe stafeve akademike reciproke[4].
[redakto] Programi
Programi akademik i Universitetit Europian të Tiranës është i ndërtuar sipas parimeve të Sistemit të Bolonjës. Kjo do të thotë që Diploma Bachelor përftohet pas një studimi 3 vjeçar, gjatë të cilit studenti duhet të përmbushë një ngarkesë prej 180 kreditesh mësimore, nga të cilat 60 % janë lëndë të detyrueshme dhe 40 % lëndë me zgjedhje. Lëndët ndahen në të detyrueshme, me zgjedhje brenda degës dhe me zgjedhje jashtë degës, ku studentët kanë mundësi që të zgjedhin mes disa lëndëve të ndryshme.
Gjithashtu, UET–i ofron Master Profesional, i cili zgjat për një periudhë 1 - 1,5 vjet, dhe Master Shkencor, i cili zgjat 2 vjet. Së shpejti, UET–i to të ofrojë dhe studimet e Doktoraturёs[5].
[redakto] Struktura
Universiteti Europian i Tiranës përbëhet nga tre fakultete :
- Fakulteti Juridik, me dy departamente :
- Departamenti i së Drejtës Publike dhe Civile,
- Departamenti i së Drejtës Penale.
- Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Komunikimit, me dy departamente :
- Departamenti i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare,
- Departamenti i Gazetarisë e Komunikimit.
- Fakulteti Ekonomik, me katër departamente :
- Departamenti i Ekonomisë,
- Departamenti i Financë-Bankës,
- Departamenti i Biznesit,
- Departamenti i Administrimit Publik.
UET–i jep diploma në Ekonomi, Shkenca Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Gazetari, Marrëdhënie me Publikun, Juridik, etj. Diplomat jepen nga Fakultetet dhe Departamentet përkatëse.
[redakto] Marrëdhëniet me jashtë
Universiteti Europian i Tiranës përkrah bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shkëmbimet e lektorëve dhe të ftuarve me Universitetet perëndimore, organizimin e konferencave ndërkombëtare shkencore të përbashkëta dhe shkëmbimin e studentëve me institucionet partnere.
UET–i ka një marrëdhënie të gjerë Bashkëpunimi me Aston University, në Birmingham, Angli, me të cilin UET–i shkëmben gjerësisht programe, pedagogë dhe studentë. UET–i, gjithashtu, ka marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Paris 2 – Sorbonë dhe me Universitetin e Marsejës, në Francë ; me Universitetin e Barit, në Itali ; me Universitetin Bar-Ilan, në Izrael ; me Universitetin e Malit të Zi ; me Universitetin e Evropës Juglindore, në Maqedoni ; me Universitetin e Santiagos, në Kili dhe të tjera Universitete të huaja.
UET–i është anëtar i Qendrës Ndëruniversitare për Kërkime dhe Bashkëpunim me Europën Lindore dhe Juglindore (CIRCEOS - Bari), që nga muaji Maj i vitit 2010.
UET–i synon që në një të ardhme të afërt të ofrojë diploma të përbashkëta, programe Masteri dhe Doktoratura të përbashkëta me Universitetet perëndimore partnere[6].
[redakto] Botimet dhe kërkimi shkencor
Universiteti Europian i Tiranës i kushton një vëmendje të veçantë zhvillimit të kërkimit shkencor. Brenda UET–i funksionojnë dy Qendra Kërkimore që merren me studime sociale, politike dhe ekonomike të vendit.
Përveç botimit të punimeve shkencore të pedagogëve dhe personaliteteve të Universiteteve shqiptare, UET–i boton edhe disa revista periodike shkencore : POLIS (Departamenti i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare), ECONOMICUS (Fakulteti i Ekonomisë) dhe JUS & JUSTICIA (Fakulteti Juridik).