Universiteti Politeknik i Tiranës

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko

Universiteti Politeknik i Tiranës eshte nje nder universitetet qe ofrojne arsim te larte ne Shqiperi, dhe nder te paktit qe ofrojne dege inxhinierike. Selia e tij ose "korpusi" ndodhet ne Tirane.

Tabela e përmbajtjeve

[redakto] Historiku

Universiteti Politeknik i Tiranës eshte trasheguar nga Instituti Politeknik, i themeluar ne vitin 1951 . Me vone, ne vitin 1957, te gjitha fakultetet e vendosura ne Institutin Politeknik u konvertuan ne Universitetin Shteteror te Tiranes. Ne vitin 1991 Universiteti Politeknik i Tiranes u nda nga Universiteti i Tiranes, ne baze te legjislacionit perkates, dhe qe atehere e deri tani ai mban statusin e institucionit te pavarur. Ai ka gjashtë fakultete. Fakultetet jane te shperndara ne godina te ndryshme ne qytetin e Tiranes.

[redakto] Fakultetet

[redakto] Organizimi Akademik

Universiteti Politeknik i Tiranës zbaton programin e kartës se Bolonjës (3+2). Pas tre viteve te para te studimit, merret një certifikate. Në qoftë se mesatarja e notave është mbi 7,5, atëherë studenti fiton te drejten te vazhdoje ciklin 2 vjeçar të quajtur Master. Ky sistem eshte futur ne Shqipëri pas vitit 2000. Fillimet i pati në Vlorë në universitetin "Ismail Qemali", në degët infermieri dhe menaxhim biznesi. Cikli 5 vjecar u siguron studenteve mundësi më të mëdha punesimi në çdo fushë.

[redakto] Lidhje të jashtme

Në gjuhë të tjera