Universiteti i Arteve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Universiteti i Arteve
Skeda:Academy of Music and Arts of Albania.jpg

Themeluar: 1966
Tipi: Universitet, Shkollë e lartë
Rektor: Prof. Petrit Malaj
Kampusi: Tiranë
Website: http://www.artacademy.al/

Universiteti i Arteve, UART (më parë: Akademia e Arteve ) eshte institucioni kryesor i arteve dhe muzikësShqipëri.[1] Universiteti i Arteve eshte instituti i vetëm dhe më i rëndësishëm në Shqipëri për edukim artistik në fushën e muzikës, artet vizuale dhe dramë.

I themeluar më 1966, Instituti i Lartë i Arteve bashkoi tre institucione artistike : Konservatorin Shtetëror të Tiranës, Shkollën e Arteve të Bukura, dhe Shkollën e Lartë të Aktorëve “Aleksandër Moisiu”. Më 1990, me ndryshimet në sistemin arsimor, mbi bazën e Institutit të Lartë të Arteve u ngrit "Akademia e Arteve", e cila kishte në përbërje të saj Fakultetin e Muzikës, Fakultetin e Artit Skenik, Fakultetin e Arteve të Bukura dhe Degën e Kulturës.

Në 12 Tetor 2009 Presidenti i Republikës Zoti Bamir Topi nderoi Akademinë e Arteve me urdhrin "Mjeshtër i Madh".[2]

Më 23 Mars 2011 me vendimin e Këshillit të Ministrave , Akademia e Arteve u riorganizua dhe u emërua "Universiteti i Arteve".[3]. Universiteti i Arteve do të fillojë veprimtarinë me fillimin e vitit akademik 2011 - 2012.

Me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 234, datë 23.03.2011 Akademia e Arteve shkrihet dhe krijohet Universiteti i Arteve, i cili fillon funksionimin me fillimin e vitit akademik 2011 - 2012.

Universiteti i Arteve është i përbërë nga tre fakultete:

  • Fakulteti i Muzikës
  • Fakulteti i Artit Skenik
  • Fakulteti i Arteve të Bukura

Qellimi kryesor i UART eshte të ofrojë arsimim të lartë profesional dhe veprimtari krijuese në fushën e artit dhe të kulturës, të thellojë kualifikimin profesional e shkencor të specialistit të lartë në fushën e artit e të kulturës, si dhe të kontribuojë në rritjen e standarteve të demokracisë e të qytetërimit . E gjithë rruga mbi 40 vjeçare e Akademisë së Arteve ka qënë një rrugë e shtimit sistematik të specialiteteve, si dhe vitet e fundit implementimi i Kartës së Bolonjës.

Pranimet ne Universitetin e Arteve bëhen vetem me anë të konkurimit, kriteret e të cilit kanë specifikën e tyre në lidhje me specialitetin e kerkuar. Aktualisht në auditorët e saj studiojnë 947 studentë, të cilët udhëhiqen nga një staf pedagogjik prej 386 asistentë, pedagoge, profesorë të asociuar dhe profesorë, prej të cileve 119 janë të brendshëm.

Trupa mësimdhënëse dhe bashkëpunëtorët e Fakulteteve janë emra të mirënjohur në fushat ku operojnë – muzikantë, piktorë, skulptorë, regjisorë teatri dhe filmi-televizioni, aktorë, skenografë dhe koreografë - me njohuri të gjera teorike dhe praktike. Shumica prej tyre kanë marrë çmime artistike për kontribute të veçanta dhe punë krijuese.

Ambientet e Universitetit të Arteve si studiot, atelieret, lektoriumet, Salla e Madhe e Koncerteve, Salla “Çesk Zadeja”, Teatri Eksperimental “Black Box”, Galeria e Fakultetit te Arteve te Bukura dhe Biblioteka, krijojnë një marrëdhënie interaktive, ku studentët kanë mundësinë të studiojnë në një mjedis të specializuar dhe angazhohen në punë krijuese. Artistët e përgatitur në këtë institucion përbëjnë një forcë gjeneruese në jetën kulturore Shqiptare.

Lidhjet me shkolla dhe Akademi të Artit në Evropë e më gjerë, të qënit e anëtaresuar në Organizata Ndërkombëtare të Institucioneve të Artit, pjesëmarrja aktive ne aktivitete e workshop-e ndërkombëtare, kanë kontribuar në futjen dhe përdorimin e metodave të reja të mësimdhënies.

Forcimi i lidhjeve institucionale me Akademi dhe Universitete Evropiane të Artit është prioritet i stadit aktual të Akademisë se Arteve.

Shiko gjithashtu[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

Koordinatat:41°19′04″ Veri 19°49′13″ Lindje 41.317778° Veri 19.820278° Lindje