Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore (UEJL)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Teknologjitë e komunikimit (Shkencat kompjuterike) – Bachelor of Sciences shkalla dhe plani mësimor si dhe programi i studimeve deridiplomike të teknologjive të kompjuterëve është bazuar në observimin e tillë që shkencat kompjuterike dhe lëmitë specifike sikur që janë rrjetat kompjuterike, Sistemet e bazave të të dhënave (programimi Klient-server dhe E-commerce) si dhe sistemet Multimediale - posedojnë potencijal të jashtëzakonshëm për zhvillim ekonomik si dhe ofrojnë mundësi pune në Maqedoni.

Kërkesat e përgjithshme të kursit ekzistues, parimisht janë të përcaktuara prej katër lëmijve : Komunikimet, aftësitë analitike (matematika), shkencat kompjuterike dhe arsimimit të përgjithshëm sikurse që janë gjuhët, etika si dhe IT-drejtësia.

Universiteti i EJL-së momentalisht posedon IT infrastrukture të jashtëzakonshme për realizimin e kurukulumit të propozuar për drejtimin e shkencave kompjuterike edhe atë : laboratore kompjuterike, lidhje të internetit dhe mundësi për mësim në distance, si dhe bibliotekë me on-line resurse të cilët mund të shfrytëzohen për kërkime të ndryshme.

Në vitin e fundit/të tretë të studimeve, studentët punojnë në projekte të mëdha individuale dhe ekipore, të cilët mund të jenë të formës kërkimore, zhvillimore, punë praktike ose konstruktive dhe në bashkëpunim të ngushtë (nëpërmjet punës praktike) me ndërmarrjet dhe institucionet për ICT. Kjo përvojë mbjell dhe zhvillon njohuri të larta teknike, shfrytëzimin e të menduarit analitik, rezonimin kuantitative, aftësinë për udhëheqje me proekte si dhe aftësinë e komunikimit. Prezentimi i produktit final si dhe i raportit final pritet të bëhet në fund të këtij kursi.

Përmbajtja e kurukulumit është e dizajnuar në mënyrë që të ofrojë kombinim të balancuar të njohurive themelore dhe të aftësive të përgjithshme profesionale. Viti i parë është i rëndësishëm për studentët e të dy lëmijve, për arësye se bën lidhjen e një spektri të tërë të kurseve interdisciplinare me njohuri pune prej të dyja fushave. Kjo do të jetë e nevojshme për formësimin professional të tyre.

Studentët e të dy drejtimeve kanë të drejtë të bëjnë zgjedhjen e lëndëve zgjedhore të drejtimit tjetër në vitin e parë dhe të dytë të studimit. Të gjithë studentët inkurajohen për të bërë proektet e tyre përfundimtare dhe praktikën profesionale në grupe të përbërë nga studentët e të dyja drejtimeve dhe janë mentoruar prej komisioneve të përbërë nga profesorë prej të dyja drejtimeve.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]