Universiteti i Tiranës
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Universiteti i Tiranës është universiteti i parë në Shqipëri që u krijua në vitin 1957. Krijimi i universitetit erdhi si rezultat i bashkimit të instituteve si: Instituti Pedagogjik, Instituti Politeknik, Instituti i Larte Ekonomik dhe Instituti i Larte i Mjekësisë duke formuar Universitetin Shtetëror të Tiranës.
Në fillim i formuar nga dhjetë fakultete, ky Universitet u nda në vitin 1991 kur fakultetet e inxhinierisë u grupuan në Universitetin Politeknik, duke lënë Universitetin e Tiranës me shtatë fakultete të cilat mbulojnë shkencat humane, ekonomike, natyrore dhe mjekësore.
[redakto] Fakultetet
- Fakulteti i Ekonomisë
- Fakulteti i Drejtësisë
- Fakulteti i Mjekësisë
- Fakulteti i Shkencave të Natyrës
- Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
- Fakulteti i Shkencave Sociale
- Fakulteti i Histori-Filologji
- Fakulteti i Infermierisë