Ura e gurit (Vushtrri)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Ura e gurit, Vushtrri, Kosova.JPG

Ura e guritVushtrri sipas hulumtimeve të fundit llogaritet të jetë ndër urat më të vjetra të llojit të vetë në Kosovë.

Deri në vitin 1902 ura në mes kishte një lartësi diku 7,5 metra. Tani nga ajo lartësi e urës mund të shihen vetëm 3,7 metra.

Nga një komision është bërë xhirimi (regjistrimi) i sajë dhe janë bërë parallogari të vlerësimeve për mbrojtjen e sajë dhe kategorizimin si monument kulturorë nacional të Kosovës. Në këtë parallogaritje është ardhur në përfundim se rëndësia historike e saj është e shkallës së lartë po ashtu rëndësia artistike/estetike, teknologjike, simbolike/identifikuese dhe sociale/qytetare është llogaritur të jenë të shkallës së lartë. Ndërsa komponentë fetare/shpirtërore dhe natyrore nuk kanë marrë vlera përderisa komponenta shkencore/kërkimore llogaritet të jetë e shkallës së mesme dhe ajo ekonomike e shkallës së ulet.[1]

Burimi i te dhenave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Regional Programme for Cultural and Natural Heritage in South East Europe 2003 - 2006: THE STONE BRIDGE

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Ura e gurit – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale