Përdoruesi:Ladyalbania

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lady Albania është një revistë elektronike për femra, e rregjistruar në përputhje me ligjin e Republikës së Shqipërisë në Korrik të vitit 2012.

Lady Albania sjell platformën më moderne online të informimit, këshillimit dhe argëtimit për femrat shqiptare në Shqipëri e jashtë vendit. Lady Albania i dedikohet të gjitha femrave shqipfolëse, si atyre në kërkim të tendencave të modës e bukurisë, në kërkim të shëndetit e mirëqënies, femrave që janë në kërkim e zhvillim të karrierës, nënave të reja, femrave të apasionuara pas kulinarisë dhe shtëpisë, udhëtimeve, artit apo hobit si dhe femrave në kërkim të dashurisë, familjes apo atyre të orientuara drej krijimit dhe zhvillimit të marrdhënieve interpersonale.

Lady Albania ofron shërbime e facilitete të ndryshme duke ua sjellë femrave gjërat që dëshirojnë e kërkojnë sa më pranë tyre e duke i ndihmuar të gjejnë gjithçka që ju nevojitet në një portal të vetëm. Lady Albania përbëhet nga 10 kategori kryesore: Moda, Bukuria, Marrdhënie, Karriera, Shtëpia, Dietat, Kulinaria, Shëndeti, Familja dhe Koha e lirë.

MODA Në Kategorinë e Modës gjenden informacione rreth tendencave më të fundit të modës botërore, duke orientuar femrat në zgjedhjet e tyre për veshjet e përshtatshme për raste të veçanta, si dhe si të kujdesen me detaje për aksesorët, çantat dhe këpucët. Moda ofron këshilla për veshjet e dasmës, për shopping- një nga kënaqëesitë e pamohueshme për çdo femër. Moda e Lady Albania sjell edhe koleksionet me të fundit të pasarelave dhe një sërë shërbimesh interesante e të dobishme të lidhura me modën, tendencat dhe stilet bashkëkohore.

BUKURIA Në Kategorinë e Bukurisë informacione çdo femër mund të gjejë artikuj dhe këshilla tepër të dobishme se si të kujdesen për fytyrën, flokët, trupin, mësojnë si të pregatisin produkte natyrale organike në kushtet e shtëpisë, si të bëjnë makiazhin që ju shkon dhe përshtatet për evente të ndryshme. Në faqet e Bukurisë trajtohen problematika të fushës së estetikës, kozmetikës e parfumerisë, duke I ndihmuar femrat të kujdesen për veten, për të qënë sa më të bukura e të reja.

MARRDHËNIE Kategoria Marrdhënie vjen në një mënyrë tejet inovative duke vendosur në qendër femrën dhe duke trajtuar me detaje çdo gjë rreth saj. Në këto faqe gjenden artikuj interesantë që trajtojnë tema të marrdhienes së femrës me veten, me partnerin, me miqtë, me fëmijët, me kolegët, si dhe çështje të tilla si marrdhëniet me financat, marrdhëniet psiko-sociologjike etj.

KARRIERA Kategoria Karriera sjell këshilla rreth zgjedhjeve të duhura për edukimin dhe trajnimin, për aplikimet për punë dhe hapat e këshillat që duhen ndjekur për të pasur një karrierë sa më të suksesshme. Në faqet e karrierës paraqiten edhe mdele e histori të shumta të femrave të suksesshme në fusha të ndryshme profesionale si dhe artikuj interesantë për një jetë sa më të ekuilibruar midis karrierës dhe angazhimeve të tjera.

SHTËPIA Kategoria Shtëpia sjell artikuj rreth tendencave të interior design, këshilla për arredimin, këshilla për kujdesin ndaj shtëpisë, këshilla e rekomandime për kujdesin ndaj kafshëve shtëpiake, për lulet dhe kopshtarinë, për punime dore dhe krijimtari për përdorim praktik apo estetik në ambjentet e shtëpisë. Kjo kategori sjell edhe koleksionet më të fundit të kuzhinave dhe ambjenteve të tjera të shtëpisë si dhe të rejat rreth pajisjeve shtëpiake e tendencave më të fundit të teknologjisë për shtëpinë. Gjithashtu nuk mungojnë këshillat për zgjedhjen e shtëpisë ideale si dhe për çështje si: financimi i shtëpisë, kreditimi, vendet dhe zonat e banimit etj.

DIETAT Kategoria Dietat sjell një shumëllojshmëri dietash për të nmbajtur trupin në formë e për të arrtiur peshën ideale. Një vend të veçantë këtu kanë këshillat rreth dietave dhe shëndetit, rreth ushqyerjes së shëndetshme si dhe rreth sportit e ushtrimeve fizike që ndihmojnë në arritjen e rezultateve sa më të mira dhe për një paraqitje dhe shëndet sa më të mirë. Në këtë kategori ka dhe shumë shërbime ndihmëse të dedikuara peshës, kalorive e çeshtjeve të tjera që lehtësojnë kujdesin për një formë sa më të mirë fizike e psikologjike.

KULINARIA Ne kategorinë Kulinaria gjenden receta të ndryshme gatimi tradicionale e ndërkombëtare për pregatitjen e pastave, rizotove, sallatave, aperitivëve dhe garniturave, receta interesante për gatimet me mish, pulë dhe prodhimet e detit, si dhe receta pijes, koktejesh e ëmbëlisrash. Nuk mungojnë edhe këshillat e kulinarisë si dhe shërbime të shumta për t’ju ardhur pranë të gjitha femrave të apasionuara pas kulinarisë, artit ët gatimit dhe ushqyerjes së shëndetshme.

SHËNDETI Kategoria Shëndeti sjell artikuj dhe këshilla të dedikuara kujdesit shëndetësor, si: higjenës shëndetësore, ushqyerjes së shëndetshme, shëndetit gjinekologjik, shtatzanisë dhe linjdes, kujdesit për gjirin, kujdesit për fëmijët si dhe këshilla për mirëqënien psikologjiko-shëndetësore. Në këtë kategori trajtohen edhe shumë çështje të tjera që lidhen me shëndetin, si: sporti dhe yoga, seksi, harmonia sociale etj. Tek kategoria Shëndeti ju gjenden gjithashtu shërbime të ndryshme që ndihmojnë dhe orientojnë femrat për një kujdes optimal shëndetësor dhe për një mirëqënie sa më të lartë.

FAMILJA Kategoria familja trajton tema të ndryshme të lidhura me familjen si: dasma dhe martesa, marrdhëniet familjare, fëmijet, shëndeti familjar etj. Artikujt në këtë kategori sjellin këshilla për argëtimin dhe pushimet me familjen, për shopping për familjen e shtepinë si dhe për menaxhimin sa më efikas të financave familjare.

KOHA E LIRË Kategoria Koha e Lirë sjell mjaft artikuj interesantë dhe këshilla praktike lidhur me aktivitetet e kohës së lirë, siç janë: pushimet dhe udhëtimet, hobby, aktivitetet sportive, aktivitetet artistike dhe kulturore apo pjesëmarrja në party dhe organizimi i eventeve të ndryshme. Koha e lirë shërben edhe si një udhërrëfyes për të parë të rejat më të fundit dhe axhendën e shumë aktiviteteve si: filmat e rinj në kinema, shfaqjet teatrale, koncertet muzikore, shoë-bizz, programet televizive, botimet e reja të librave e shumë shërbime të tjera të lidhura me aktivitetet dhe angazhimet në kohën e lirë. alvi