Ushqimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Ushqim detarë

Ushqimi është marrja e energjisë dhe vitaminave nga produktet e ndryshme natyrore dhe industriale në trupin e njeriut.

Substancat shtesë në ushqim[redakto | redakto tekstin burimor]

Në tregun e BE-së janë të lejuara rreth 430-substanca të ndryshme që i bëjnë produktet ushqimore më të qëndrueshme, më me ngjyrë, më të trasha, më të tharta, më të ëmbla, më me shije apo u forcojnë efektet e tjera të substancave në produkte. Këto substanca shtesë kanë një shifër kodimi të quajtur numri E. Numri E 200 p.sh. është numri i një substance thartësirë sorbite, konservuese e ushqimit. Shumica e produkteve të gatshme/industriale në vete kanë substanca të tilla shtesë. Përveç këtyre substancave, ekzistojnë dhe diku mbi 2000 substanca tjera që kryesisht përdoren për t'u dhënë produkteve aromë.

Substanca shtesë e gjendur në produkt duhet të jetë e shkruar në paketimin e produktit. Në listën e përmbajtjes në paketim shkruhen emrat e këtyre substancave ose numri i tyre E.

Disa nga këto substanca janë të nevojshme për prodhimin e produkteve ushqimore, por një numër i madh i tyre është i tepërt. Para së gjithash substancat për ngjyrë dhe për konservim mund të shkaktojnë alergji të ndryshme dhe për disa nga këto substanca nuk mund të thuhet se nuk shkaktojnë kancer apo ndihmojnë substancat tjera përgjegjëse për shfaqjen e kancerit.

Substancat ngjyruese (E 100 deri E 180)[redakto | redakto tekstin burimor]

Këto substanca përdoren në ëmbëlsira, desertë, konservime perimesh, produkte peshku, likere. Mirëpo prania e tyre në këto produkte nuk është e nevojshme. Dëmet që mund të shkaktojnë këto substanca, sidomos substancat sintetike për ngjyrë, nuk janë të vogla. Ato janë shkaktare të shpeshta të alergjive, ku në këtë drejtim dallohet substanca problematike Tartarin (E 120). Shpesh këto substanca i krijojnë konsumatorit një cilësi të rreme të produktit, që nuk ekziston.

Substancat konservuese (E 200 deri E 290)[redakto | redakto tekstin burimor]

Përdoren në sallata, çarçaf të mishit (marinadë), senf, konserva peshku, margarinë, limonadë, marmelata etj. Këto nuk janë të domosdoshme nëse produktet shfrytëzohen të freskëta. Përparësia e këtyre produkteve është që ato janë më të qëndrueshme, duke pasur kështu një kohë më të gjatë shfrytëzimi. Por, kjo duhej të përdorej vetëm në rastet e mungesës së metodave të tjera më të shëndetshme të konservimit.

Vini Re! për alergjikët: E 200 deri E 213 janë thartësira të benzolit dhe kripëra (benzonate) të tyre; këto mund të shkaktojnë alergji. Përdoren në majonezë, sallatë dhe konserva frutash dhe perimesh. Dyoksidi i sulfateve dhe lidhjet e tjera kimike të tij (E 220 deri 228, Sulfite), tek njerëzit e ndjeshëm mund të shkaktojnë turbullime, dhembje koke dhe jashtëqitje. Njerëzit me astmë mund të marrin sulme ngufatjeje. Ekziston mundësia që dyoksidet e sulfurit të nxisin substancat shkaktare të kancerit. Ky preparat gjendet zakonisht te frutat e thara, te bimët e thara, te produkte të patates, te marmelatat, te verërat dhe te birrat. Produkti E 235 i quajtur Natamyzin përdoret për të rregulluar bakteret e djathit të ngurtë; kjo substancë shkakton reaksione alergjike.

Antioksidantet (E 300-330)[redakto | redakto tekstin burimor]

Këto substanca nuk janë të nevojshme, ato ndihmojnë për frenimin e efektit të prishjes së ushqimit prej oksigjenit të gjendur në ajër. Me anë të tyre yndyrat bëhen më të qëndrueshme. Si pjesë e antioksidanteve është edhe vitamina E (Tokopherol). Dëmet që shkaktojnë këto substanca nuk janë të njohura.

Emulgatorët[redakto | redakto tekstin burimor]

Janë të nevojshëm kur bëhet fjalë për përzierjen e ujit me një lloj yndyre. Dëmet që mund të shkaktohen nga këto substanca nuk janë të njohura.

Përforcuesit e shijes[redakto | redakto tekstin burimor]

Nuk janë të nevojshme dhe p.sh. natriumglutamat shkaktojnë mbi reaksione të ndjeshmërisë së rritur, si "sindroma e restoranteve kineze". Shenja të saj janë ndjenja e qafës së mpirë e që zgjerohet teposhtë, dhimbjet e kokës, marrja e mendjes,plogështia, rrahjet e zemrës, ndjena e shtangies së muskujve të fytyrës dhe gjoksit.

Substancat e ëmbëltuese[redakto | redakto tekstin burimor]

Si Acesufarm, Asparam, Cyclamat, Saccharin ndër të tjera përdoren në lëngje, desertë, jogurte, në produktet "Light" etj. Janë të mira për njerëzit që dëshirojnë të dobësohen dhe të mos largohen nga ëmbëlsirat. Nëse merren me masë këto substanca të ëmbla nuk janë të dëmshme. Në të vërtet pirja e 2 litrave të lëngjeve të quajtura "light" i tejkalon normën e nevojshme për këto substanca.

Zëvendësit e sheqerit[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko dhe Numrat e mallrave

Si Fruktose, Izomalt, Lactit, Maltit, Mannit, Sorvit e Xylt që përdorën në ëmbëlsira, goma përtypëse ("mbrojtëse të dhëmbit"), pije dhe ushqime për diabet nuk janë të nevojshme. Mund të ndihmojnë për ata që nuk mund të rrinë larg ëmbëlsirave dhe gomës përtypëse e që nuk dëshirojnë dhëmbët e tyre të i ngarkojnë më tepër se qeshtë e nevojshme. Përparësi kanë për diabetin, pasi që këta zëvendësues të sheqerit nuk e rrisin aq shpejt nivelin e sheqerit në gjak.

Afati i përdorimit[redakto | redakto tekstin burimor]

Në çdo produkt ushqimor duhet të jetë e shtypur afati i përdorimit të tij. Kjo është një mënyrë e prodhuesit për orientuar shitësin dhe konsumatorin. Mirëpo këto data nuk saktësojnë që produkt të jetë i prishtë para dhe pas kalimit të afatit, ato vetëm e orientojnë konsumatorin.

Produktet me afat të kaluar mund të shiten, për këtë është më se e nevojshme që të kontrollohet vetë produkti nëse ka erë apo pamje të jashtë zakonshme. Produktet është e lejuar me ligj që të ndërrohen, pa marrë parasysh afatin e përdorimit.

Kthimi i produktit[redakto | redakto tekstin burimor]

Nëse keni blerë produkte ushqimore të prishura, ato mund t'i ktheni. Nqs. gjykoni që është bërë shkelje e rëndë e ligjit të përdorimit të produkteve ushqimore, p.sh. përdorimi i substancave kimike të palejueshme në një produkt ushqimor, atëherë njoftoni entin e shëndetësisë apo ndonjë institucion shtetëror të shëndetësisë.

Për këtë ju duhet të keni përgatitur përgjigjet e sakta për Kur? Ku? dhe Çfarë është blerë? Ku ka qenë i ruajtur produkti? Shkaqet e ankesës? dhe mundësisht fletëpagesën!

Hulumtimet nga ana e enteve shtetërore në këto raste janë falas. Entet nuk janë të obliguara t'ju informojnë për rezultatin e hulumtimeve. Por, nëse jeni i interesuar për rezultatin këtë duhet t'ua thoni qartë përfaqësuesve të atyre enteve.

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]