Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit
Pjesmarrëse në
Rebelimin në Luginën e Preshevës
Vitet aktive
1999 - 2001
Liderët
Shefket Musliu
Mustafë Shaqiri-Shpëtimi
Nijazi Azemi
Muhamet Xhemajli
Ridvan Qazimi
Pacir Shicri
Zona e veprimit
Lugina e Preshevës
Fuqia
1,600
Aleatët
Flag of Albania.svg UÇK
Kundërshtarët
Flag of FR Yugoslavia.svg Jugosllavia
Betejat/Luftërat
[[konflikti i armatosur i UÇPMBse dhe forcave ushtarake serbe në Luginë Preshevës

Rrethanat e krijuara të pasluftës në Kosovë dhe në rajon, krijuan një guerile tjetër shqiptare do ta shoh dritën në Luginë e Preshevës. Prezenca ndërkombëtare në rajon, konkretisht, zona e sigurisë etj, ndikuan që UÇPMB-ja ta ngritë çështjen e fjetur të këtyre tokave shqiptare në një problem ndërkombëtar. UÇPMB-në, ashtu si dhe UÇK-në, e kishte formuar Lëvizja Popullore e Kosovës, një organizatë Lëvizja për Republikën e Kosovës e vjetër mbarëshqiptare pas demostratave të '81-së. Mirëpo, me përfundimin e Luftës në Kosovë, drejtoria politike e UÇK-së, me në krye Hashim Thaçin, në një mbledhje në Prizren, formuan Këshillin politikë për Lubinën e Preshevës me seli në Gjilan dhe integruan LPK-në, që vendosmërisht mbështetej në kreun e saj,Ali Ahmeti, i cili bashkë me Emrush Xhemajlin, Fazli Veliun etj., më vonë do të arrijnë ta riorganizojnë LPK-në dhe UÇK(Kombëtare) me 2001 në Maqedonin Perendimore. Në Luginë e Preshevës. prej kësaj lëvizjeje [[gueril]e nuk do të mund të formohet një delegacion unik dhe kompetent për t'u përballë në negociatat e paqes me palën serbë.Pas rëniews së Millosheviqit, pushoi përkrahja e UÇPMB-së, i'u imponua Marrveshja e Konqulit pas ndërrimeve në kreun e Beogradit. NATO-ja kontrillin në pesë kilometrshin- zona e lirë kufitare mes Kosovës dhe serbëve, kundrejt nacionalizmit të rizgjuar shqiptar. "Po t'u japësh shqiptarëve gishtin, ata ta shkulin krahun" ishte asokohe komenti standard i perëndimorëve. Shqiptarët thjesht s'u kishin lindur perëndimorëve te dardha e shtrembër, që t'u drejtonin të gjitha padrejtësitë historike.

UÇPMB-ja kish mbijetuar në Zonë ne Ndaluar prej 5 km rrethe qark Kosovës, ku serbët s'kishin të drejtë të plasojnë armatim të rëndë që prej fushatës së NATO-s. Më të rënë të Millosheviçit, u pa puna që kjo zonë do të anulohej, e se UÇPMB-së i kish rënë këmbana.

Çarmatosja e shpartallimi "vullnetar" i UÇPMB-së u imponua nga Marrëveshja e Konçulit nga ShP UÇPMB-së dhe NATO-s. Lugina e Preshevës iu dhurua pastaj liderëve të ri serbë si dëshmi e simpative perëndimore pro tyre, e për ta forcuar autoritetin e ultranacionalistit Koshtunicës e të liberal demokratit Zoran Xhinxhiçit në sytë e nacionalistëve serbë. Dy vjet pas shpartallimit të UÇPMB-së, shqiptarët e atjeshëm morën pjesë për herë të parë që pas fillimit të viteve 1990 në zgjedhjet lokale serbe, përkundër ftesave të izoluara të aktivistëve për bojkot. Liderët e rrymës moderate ndër shqiptarë fituan ndikim në tri komuna me shumicë shqiptare, kjo përbrenda sistemit serbkomunave u ofron fare pak ndikim në punët e pushtetit.

Lufta e UÇPMB-së 2000-2002[redakto | redakto tekstin burimor]

Në luftë për liri bien disa trima, por fiton një popull, ndërsa në robëri vuan një popull e fiton një tirani” M. Kuteli Falë sakrificës së këtyre bijve të kombit u zgjua edhe vetëdia kombëtare, iu shtuan historisë më të re këta emra të skalitur me medalje të artë të atdheut. Në këto nëntëmbëdhjetë muaj qëndrese e sakrifice të bijve tanë në nëpër mote e stinë të ndryshme u bënë ballë stuhive të egra që koha popullit tonë me mote të shumta ua imponoi, e këta trima u bënë rezistencë korbzinjve të pangopur kurrë duke u bërë lulëkuqe lirie. Liria tani u skuq me gjakun e tyre, por shumë çka ndryshoi dhe emrat e tyre u bënë legjendë përjetësie. Nga KosovaLuginë e Preshevës Halim Hasani i mblodhi të gjithë këta dëshmorë të rënë në mbrojtje të atdheut anëkënd Kosovës Lindore i bëri bashkë për t’ia kujtuar brezave të rinj biografitë dhe trimëritë e tyre që i treguan gjatë luftës së lavdishme nën ombrellën e UÇPMBsë.Dhe jo vetëm kaq në mesin e luftëtarëve të rënë në altarin e lirisë kishte dëshmorë që kishin ardhur për të luftuar edhe nga Kosova e cila më herët i kishte pasur ata trima në mbrojtje të Kosovës e këta janë: Fatmir Ibishi i lindur në fshatin Uglar të [[Gjilani]t, Ismet Aliu- Grema i lindur në GremeFerizajt, Arben Ramadani i lindur në KokajGjilanit, Betim Berisha i lindur në Prizren, Eqrem Hoxha i lindur në Randobravë të Prizrenit, Shkëlzen Krasniqi i lindur në Apterushë të Rahovecit, Nijazi Azemi (Komandant Mjekrra) i lindur në MogillëVitisë, Agim Elshani i lindur në NgucatMalishevës, Besim Mazreku i lindur në Gjilan, Hysen Salihu i lindur në Kumanovë, Sami Ukshini i lindur në Kurexhaj komuna e Gjilanit dhe Shaban Ukshini (Terri) i lindur në KurexhajGjilanit, të cilët edhe më parë kishin nuhatur aromën e luftës për liri. Edhe disa luftëtarë nga Kosova Lindore më parë qenë pjesë përbërëse e luftës së Kosovës si p.sh., Ibrahim Fejzullahu e Bardhyl Osmani –komandant Delta, të cilët më pas u kthyen për t’i çliruar trojet e tyre. Nën emblemën UÇPMB U mblodhëm bijtë më të mirë të kombit për t’i dalur ballë për ballë një ushtrie e policie e cila atëbotë pas kurorëzimit të lirisë në Kosovë ata në këtë pjesë të shkëputur të Kosovës shtonin dhunë e zullum të madh sidomos nëpër fshtëra që gravitojnë në tri komunat tona.Si rezultat i kësaj dhune këta bij më të mirë të kombit u rreshtuan për të hapur front lufte dhe për t’i mbrojtur fshatrat nga dhuna që ata ushtronin nëpër këto vende. UÇPMB doli në sipërfaqe në mortin e vëllezërve Saqipi nga Dobrosinidhe mu aty u lexuan pesë shkronja që ngjallnin shpresë për mbrojtje të popullatës së Malësisë Karadakutdhe Bujanocit më gjërë. Përveq luftëtarëve që i përmendëm më lart duhet medoemos të përmenden edhe këta dëshmorë të kombit të cilët dhanë jetën nën këtë emblemë të betuar për çlirim të tokave të robëruara e këta janë: Artan Abazi (Komandant Miratoca), Florim Rushiti, Enver Bajrami-UÇPMB, Sherif Jonuzi, Besim Faiku, Daut Sylejmani, Qenan Rahimi.[[1]][1]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

  • ^ ^Viti 2000-2002. UCPMB është një grup i armatosur shqiptar që veprojnë në Serbinë jugore operacionet e të cilit janë të thuhet se kontrollohet nga Këshilli Politik për Presovo. Ata po bëjnë thirrje për inkorporimin e qyteteve të Preshava, Medvegia dhe BujanovciKosovë. Vlerësimet e numrave të ndryshojnë në mes të 200 dhe 15.000. ^Raportoi gazeta Guardian në janar 2001 se disa anëtarë gjashtëdhjetë të dyshuar të guerilëve UCPMB ishte arrestuar nga paqeruajtësit. Rekrutët e UÇPMB përfshijnë fëmijët në adoleshencë e tyre mes të meshkujve në forties.2166 konfirmimin e tyre të mëtejshëm të pjesëmarrjes së ushtarëve fëmijë erdhi kur KFORi arrestuan 16 të mitur (të moshës 15-17) në dy muajt e parë të vitit 2001 për përfshirje të dyshuar në konfliktin (megjithëse shkallën e "përfshirjes" nuk është e qartë). Mediat ndërkombëtare thonë se nuk është e detyruar rekrutimin e të miturve në këtë grup, por kjo nuk është verifikuar dhe numrat janë 2167 Një mashkull 15-vjeçar shqiptar është raportuar qëllua për vdekje më 23 mars 2001 Në Zonën Tokësore të Sigurisë afër Gjilanit. Edhe pse nuk ka konfirmime janë pranuar, rrethanat sugjerojnë se ai mund të ketë qenë një fëmijë soldier.njoftohet në raportet e mediave