Vëllezërit Koen

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ethan dhe Joel Coen

Joel Coen (shqiptohet: Xhoëll Koen – lindur më 29 nëntor 1954) dhe Ethan Coen (Ithen Koen – lindur më 21 shtator 1957) të njohur si vëllezërit Koen, janë regjisorë, skenaristë dhe producentë; fitues të çmimeve Akademike (Academy Awards – Oscars). Filmat e tyre përfshijnë Blood Simple, Fargo, The Big Lebowski; O Brother, Where Art Thou?; No Country for Old Men, Burn After Reading, True Grit dhe Inside Llewyn Davis.

Vëllezërit shkruajnë, bëjnë regjinë dhe prodhimin e filmave bashkë, edhe pse deri para filmit The Ladykillers Joel merrte kreditin për regjinë e filmit e Ethani për prodhimin.

Mjedisi shoqëror[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Joel dhe Ethan Coen, vijnë nga një familje çifute, të rritur në qytetin St. Louis Park të shtetit të Minesotës të SHBA-së. E ëma e tyre, Rena, ishte profesoreshë tek „Universiteti St. Cloud State“, ndërsa i ati, Edward Coen, qe ekonomist tek „Universiteti i Minesotës“.

Kur ata ishin fëmijë, Joeli kurseu para nga puna që bënte si kositës i kopshteve, për të blerë një kamerë „Vivitar Super 8“.

Arsimimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që të dy, kryen shkollën e mesme „St. Louis Park“ në vitin 1973 dhe 76-n. Ata po ashtu diplomuan në kolegjin „Simon’s Rock“, Masaçusets.

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Joel është i martuar me aktorën Frances McDormand që nga viti 1984; bashkë adaptuan djalin e tyre Pedro McDormand Coen.

Ethan Coen është i martuar me redaktoren e filmave Tricia Cooke, që nga viti 1990; bashkë kanë 2 fëmijë: vajza Dusty dhe djali Buster Jacob.

Burimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkrimi marrë nga faqja „Kino-AL“ https://web.archive.org/web/20140709021417/http://www.kino-al.com/vellezerit-koen/. Herën e fundit shikuar më 26.4.2014.