Valbona (lumë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Lumi Valbona.jpg

Lumi Valbona (dhe: Lumi i Valbonës) është për një gjatësi rreth 50 km. një nga lumenjtë më të rrëmbyeshëm në Alpet e Shqipërisë veriore. Lumi buron nga malet e rrethit të Malësisë së Madhe afër fshatit Rragam dhe kalon pas rreth dy kilometrash kufirin ndarës me rrethin e Tropojës. Pas disa kilometrash diku para qytetit Bajram Curri, ai kthen për nga fshati i Gashit dhe pas Bajram Currit vërshon djathtas drejt fshatit Llukaj, për tu derdhur më në fund në Liqenin e Komanit.

Prurjet mesatare në Dragobi dhe Gri janë 12.2 m3/sek. dhe 33.3 m3sek. Uji i ftohtë e i kulluar si kristali, ujvarat dhe kanjonet piktoreske dhe peshku “troftë” që rritet në ujrat e tij e kan bërë Valbonën një nga lumenjtë më të bukur e më të njohur në të gjithë vendin.