Valdet Rama

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Valdet Rama
Të dhënat vetjake
Datëlindja (1987-11-20) 20 nëntor 1987 (36 vjeç)[1]
VendlindjaPrizren, Kosovë
Gjatësia1.82 m (6 ft 0 in)
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Kukësi
Numri20
Karriera me të rinjtë
SSV Hagen
Hasper SV
SF Oestrich Iserlohn
2004–2005Rot-Weiss Essen
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2005–2008Wolfsburg II58(10)
2008–2009Ingolstadt 0432(2)
2009–2011Hannover 9615(0)
2009–2011Hannover 96 II16(1)
2011–2013Örebro50(10)
2013Real Valladolid (huazim)5(0)
2013–2014Real Valladolid26(1)
2014–20161860 Munich42(4)
2016–2017Würzburger Kickers28(2)
2017Yanbian Funde7(0)
2019–Kukësi4(2)
Karriera ndërkombëtare
2013–2015Shqipëria15(3)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 2 mars 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 13 qershor 2015

Valdet Rama (lindur më 20 nëntor 1987) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mesfushor për klubin shqiptar Kukësi.

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rama është një Shqiptar i Kosovës dhe shkoi në Gjermani në moshën nëntë vjeç.[2] Ai e shpenzoi karrierën e tij të rinisë te Ruhr district dhe do të kalonte pjesën tjetër të karrierës së rinisë në tre klube të tjera lokale përpara se të shkonte te ish kampionët gjermanë Rot-Weiss Essen në vitin 2004.[3][4]

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karriera e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rama bëri debutimin e tij në ligën e dytë profesionale gjermane 2. Bundesliga me FC Ingolstadt 04 më 17 gusht 2008 ku ai startoi në ndeshjen kundër SpVgg Greuther Fürth, Rama arriti të shënoj gol në këtë ndeshje. Më 26 maj 2009, ai lajmëroi transferimin e tij tek Hannover 96 ku ai firmosi një kontratë tre-vjeçare.[5]

Örebro[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në shkurt 2011, Rama firmosi për klubin suedez Örebro SK.[6] Ai pati një ndikim në madh në vitin e parë me klubin, duke shënuar tetë gola nga pozicioni i tij si anësor. Gjatë sezonit të dytë ai u bë rezervë dhe trajneri i tij e kritikoi për mungesë të punës mbrojtëse.[7] Kjo gjë bëri që agjenti i shqiptarit të dilte kundër klubit, duke thënë se Rama është një nga lojtarët më të mirë të ligës dhe se ai u turpëruar nga komentet i trajnerit. Ai gjithashtu i kërkoi Örebros që ta shiste lojtarin gjatë merkatos së verës.[8] Rama megjithatë qëndroi tek klubi deri në fund të sezonit Allsvenskan 2012.

Valladolid[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi mbarimit të sezonit në Suedi, më 31 janar 2013, Rama firmosi një kontratë për Real Valladolid.[9] Ai u bë shqiptari i parë që luan në La Liga. Rama bëri debutimin e tij më 9 mars në një ndeshje kundër Málagës që u mbyll në barazimin 1–1;[10] ai hyri në fushë si zëvëndësues në vend të Daniel Larsson. Rama shënoi regjistroi golin e parë me klubin më 20 janar 2014 në humbjen 4–2 kundër Athletic Bilbao, duke shënuar në minutën e 90të.[11]

Kukësi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 31 janar 2019, pas më shumë se një viti pa skuadër, Rama pranoi të luante me klubin shqiptar Kukësi;[12] ai firmosi një kontratë gjashtë-mujore me të drejtë rinovimin edhe për një vit tjetër.[12] U raportua se paga mujore e Ramës do të ishte 9,000 , pa përfshirë bonuset.[13]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fillimet dhe debutimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në shkurt 2013, pas trasferimit të tij te Real Valladolid, Rama shprehu dëshirën e tij për të përfaqësuar kombëtaren Shqiptare, kjo pasi ishte kontaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit për të marrë pjesë në ndeshjet e ardhshme.[14][15] Pas mbylljes së proçedurave, Rama bëri debutimin e tij me Shqipërinë më 26 mars 2013 në një ndeshje miqësore kundër LituanisëStadiumin Qemal Stafa; ai luajti si titullar për 64 minuta me Shqipërinë që fitoi 4–1.[16]

Kualifikueset e Kupës së Botës 2014[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 7 qershor 2013, Rama shënoi golin e parë me kombëtaren në barazimin 1–1 në Qemal Stafa kundër Norvegjisë.[17] Goli erdhi pasi Rama përparoi në të majtë, duke hyrë në zonë ku të vetmen trajektore të mundshme për të mposhtur portierin Rune Jarstein. Pas kësaj, Rama shënoi në ndeshjen tjetër të kombëtares, këtë herë në miqësore kundër Armenisë ku Shqipëria fitoi me rezultatin 2–0, goli i Ramës ishte i ngjashëm me golin që shënoi kundër Norvegjisë.[18]

Rama luajti edhe në dy ndeshjet e tjera kualifikuese të Kupës së Botës respektivisht kundër Sllovenisë dhe Islandës, të cilat Shqipëria i humbi të dyja. Në ndeshjen e parë, Rama luajti 90 minuta në humbjen 1–0 në Lubjanë kundër Sllovenisë.[19] Në transfertën në Islandë, ai shënoi me një gjuajtje jashtë zone në minutën e 9të, por ekipi nuk e ruajti avantazhin dhe në fund u mposht 2–1.

Ai në ndeshjen e dytë luajti gjithashtu 90 minuta në humbjen tjetër 2–1 në Reykjavík kundër Islandës, në këtë ndeshje, Rama shënoi një gol fantastik nga 20 metra në minutën e nëntë.[20] Rama luajti 85 minuta në ndeshjen e fundit kualifikuese në humbjen tjetër në Qemal Stafa 1–2 kundër Zvicrës.[21] Shqipëria i mbylli kualifikueset në vendin e 5të me 11 pikë duke dështuar të kualifikohej në Kupën e Botës 2014.

Golat me kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lista e Golave dhe rezultateve me kombëtaren Shqipare.
Nr. Data Vendi Kundërhtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 7 qershor 2013 Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri Flamuri Norvegjia 1–0 1–1 Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
2. 14 gusht 2013 Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri Flamuri Armenia 1–0 2–0 Ndeshje Miqësore
3. 10 shtator 2013 Laugardalsvöllur, Reykjavík, Islandë Flamuri Islanda 1–0 1–2 Kualifikueset e Kupës së Botës 2014

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "19 Valdet Rama" (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 11 tetor 2013.
  2. ^ "Die neuen Gesichter des Sommers 2009: Valdet Rama (FC Ingolstadt) (55/93)" [Fytyrat e reja të verës 2009: Valdet Rama (FC Ingolstadt) (55/93)] (në anglisht). Frankfurter Allgemeine Zeitung. 20 korrik 2009. Marrë më 23 gusht 2014.
  3. ^ "Herzlichen Glückwunsch, Valdet!" [Urime, Valdet!] (në gjermanisht). Hannover 96. 20 nëntor 2009. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2014. Marrë më 23 gusht 2014.
  4. ^ "Rot-weisse Exporte" (në gjermanisht). Rot-Weiss Essen. Arkivuar nga origjinali më 2 shtator 2014. Marrë më 23 gusht 2014.
  5. ^ "Hannover 96 verpflichtet Valdet Rama" (në gjermanisht). Transfermarkt. 26 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2009. Marrë më 5 janar 2013.
  6. ^ "Bundesliga-anfallare klar för Örebro". aftonbladet.se (në suedisht). 24 shkurt 2011. Marrë më 5 janar 2013.
  7. ^ "Kris efter djurgårdsförlust – då kängas stjärnan" (në suedisht). Fotbolldirekt.se. 4 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2013. Marrë më 5 janar 2013.
  8. ^ "ÖSK:s kris förvärras – Rama vill hoppa av" (në suedisht). Fotbolldirekt.se. 9 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 5 janar 2013.
  9. ^ "Valdet signs for Valladolid" [Valdet firmos për Valladolid] (në anglisht). Team Talk. Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2013. Marrë më 31 janar 2013.
  10. ^ "Rama debuton në barazimin e Valladolidit" (në anglisht). Asport.info. Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2013. Marrë më 9 mars 2013.
  11. ^ "Athletic Bilbao 4-2 Real Valladolid: Hosts battle back to boost top-four hopes" [Athletic Bilbao 4-2 Real Valladolid: Vendasit luftojnë për ti dhënë shtysë shpresave për vendin e katërt] (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 21 janar 2014. Marrë më 20 janar 2014.
  12. ^ a b "Zyrtare/ Kukësi prezanton goditjen e bujshme, blindohet ekipi i Cungut". Panorama Sport. 31 janar 2019. Marrë më 31 janar 2019.
  13. ^ Skerdilaid Sulozeqi (31 janar 2019). "Firmos Valdet Rama, ja sa do ta ketë pagën mujore te Kukësi". Panorama Sport. Marrë më 31 janar 2019.
  14. ^ "Valdet Rama, gati për kombëtaren kuqezi". Sport Pa Limit. Marrë më 6 shkurt 2013.[lidhje e vdekur]
  15. ^ "Valdet Rama piketohet për Kombëtaren Shqiptare!". Sporti Shqiptar. Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2013. Marrë më 5 shkurt 2013.
  16. ^ "Miqësore .Shqiperi-Lituani 4-1". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 26 mars 2013. Marrë më 14 korrik 2020.
  17. ^ "Shqipëri-Norvegji 1-1, gol spektakolar i Ramës, Hogli barazon në minutat e fundit". Botasot.info. Marrë më 7 qershor 2013.
  18. ^ "Kuqezinjtë mposhtën 2-0 Armeninë. Rama konfirmohet goleador, Kaçe bën debutim spektakolar si kuqezi". Sot.com.al. Marrë më 14 gusht 2013.
  19. ^ "Ndeshja Slloveni - Shqipëri 1 - 0, Handanoviç ndal marshimin e Shqipërisë". Gazeta Shqip. Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2020. Marrë më 6 shtator 2013.
  20. ^ "Venitet ëndrra e Brazilit, Shqipëria humb në Islandë". Shekulli. Arkivuar nga origjinali më 25 korrik 2020. Marrë më 10 shtator 2013.
  21. ^ "Shqipëria mposhtet nga shqiptarët". Zëri Kosovës. Arkivuar nga origjinali më 25 korrik 2020. Marrë më 11 tetor 2013.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]