Valga
| Valga Valga |
|
|---|---|
| Motoja | 1 linn, 2 riiki (Një qytet, dy shtete) |
| Bashkia e Valgës | |
| Shteti | |
| Qarku | Qarku Valgamaa |
| Bashkia | Valga |
| Kryetari i Bashkisë | Kalev Härk |
| Partia | Social-demokrate |
| Themelimi | 1286 |
| Sipërfaqja | 16.54 km2 |
| Zona Kohore | UTC+2 |
| Verore | UTC+3 |
| Prefiksi | (+372) |
| Targa | A/B |
| Koordinatat | 57° 47′ 0″ Veri 26° 02′ 0″ Lindje |
| Popullsia | 13692 banorë |
| Faqja Zyrtare www.valgalv.ee
|
|
Valga (Estoni) është një qytet në Estoninë jugore, në kufi me Letoninë. Qyteti ndahet mes Estonisë dhe Letonisë, ku Estonia ka rreth 2/3-ën e qytetit kurse Letonia 1/3-ën. Valga dhe Valka (pjesa letoneze) ishin një qytet deri në 1920-ën. Me përcaktimin e kufirit estonezo-letonez, Valga u nda në Valga dhe Valka mes Estonisë dhe Letonisë. Me hyrjen e Estonisë dhe Letonisë në zonën Shengen me 1 janar 2009, kufiri nuk ekziston më. Popullsia e Valgës është rreth 14 000 banorë.
Përmbajtja |
Historia [redakto]
Valga ishte pjesë e Livonisë së vjetër, dhe një kryqëzim i rëndësishëm i rrugëve tregtare që lidhnin Rigën me Tartun, gjë që solli dhe zhvillimin e qytetit. Qyteti u dogj e u shkatërrua disa herë gjatë luftërave, sidomos në Luftën e Madhe të Veriut në 1708-ën. Valga u lidh me hekurudhë me Tartun në 1889-ën. Qyteti vuajti nga luftimet me bolshevikët, të cilët përhapën terror dhe ekzekutuan 107 civilë në 1919-ën.
Gallery [redakto]
Referenca [redakto]
Lidhje të jashtme [redakto]
- Webfaqja zyrtare
- Stampa:Wikitravel
- Valga/Valka Illustrations and detailed descriptions of the border, in the period before Schengen

