Vangelis
| Vangelis | ||
Vangelis në premierën e El Greco |
||
| Informacione | ||
| Emri | Evangelos Odysseas Papathanassiou | |
| Lindja | 29 Mars 1943 (70 vjeçar) | |
| Prejardhja | ||
| Zhanri | Muzikë elektronike Muzikë instrumentale New Age Progressive rock Muzikë klasike |
|
| Label | RCA Records, Atlantic Records, Sony Music, Warner Bros. Records, Polydor, Charly Records Ltd. | |
| Instrument(e) | Sintisajzer, tastierë, piano | |
| Vite aktiv | 1961 — prezent | |
| Bashkëpunim(e) me | Aphrodite's Child, Jon & Vangelis, Demis Roussos, Yes | |
Evangelos Odysseas Papathanassiou (greqisht: Ευάγγελος Οδυσσέας Παπαθανασίου) (i lindur më 29 Mars 1943 në Volos) është kompozitor grek i zhanreve electronic, progressive, New Age dhe neo-classical, i cili njihet me emrin artistik Vangelis. Ai është më së shumti i njohur si kompozitori për filmat Chariots of Fire, Blade Runner, dhe 1492: Conquest of Paradise.
Vangelis e filloi karrierën e tij profesionale pas bashkëpunimeve me disa bende të viteve 1960 si The Formynx dhe Aphrodite's Child, albumi i të cilëve (666) do të njihet si album "klasik" i zhanrit psychedelic. Në vitet 1970, Vangelis formoi një partnership muzikor me Jon Anderson, vokalistin e bendit Yes, dhe së bashkë lansuan disa albume nën emrin Jon & Vangelis. Në fund të viteve 1970, Vangelis kompozoi muzikë për filma dhe dokumentarë, suksesi i të cilave e shtyri atë në sytë e shumë regjisorëve të njohur. Në vitin 1981, ai kompozoi muzikën për filmin Chariots of Fire, i cili fitoi Oscar. Kënga "Titles" fitoi shpërblimin Academy Award for Best Original Music Score dhe e arriti pozitën #1 në Billboard të Amerikës.
Me një karrierë që përfshinë më shumë se 47 vite, me mbi 40 albume, Vangelis konsiderohet nga kritikët e muzikës si njëri nga kompozitorët më të mirë të muzikës elektronike të të gjitha kohërave.