Vanuatu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Ripablik blong Vanuatu
Republic of Vanuatu
République du Vanuatu
Flag of Vanuatu.svg Emblema - Vanuatu
Flamuri Stema
Moto Kombëtare:  ?
Vendndodhja - Vanuatu

Republika e Vanautusë është shtet që ndodhet në Oqeanin Pacifikë. Ishulli ndodhet diku 1,750km në lindje të Australisë.

Republika Vanautu përfshinë Hibridet e Reja (lat. Novae Hebrides) në një sipërfaqe prej rreth 12 190 km2 në të cilën banojnë më diçka më shumë se 182 000 banorë. Kryeqytet i sajë është qyteti i quajtur Port Vila dhe ky vend ka disa gjuhë zyrtare, gjuhët e quajtura Bislama (përzierje e anglishtes me vendasen), anglishten dhe frëngjishten. Ishulli më i madh i republikës thirret Shpirti i Shenjtë (Espiritu Santo). Në republikën e Vanautusë kultivohet bujqësia, blegtoria, pylltaria dhe nxjerrja e xehes së magnezit. Është eksportuese e kako-së, kafesë, mishit të ngrirë dhe magnezit.

Hibridet e Reja nga detarët latinë (Spanjë) u zbulua më 1606 dhe nga 1906-ta ishin pjesë e të quajturës Kondominiumi francezë-britanikë. Nga 1980-ta ishujt janë shpallur të pavarura dhe janë anëtare të Lidhjes britanike (Comonweath of Nation). Nga viti 1999 kryetarë i shteti ishte Gjon Bani (Jon Bani) dhe krye qeveritarë (nga 1998-ta) Donald Kalpokas.


Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Shumë ishuj të Vanautusë kanë qenë të banuara që nga kohërat te vjetra, gjurmimet bëjnë të ditur për ishuj që kanë qenë të banuara që në vitin 2000 p.e.s. Në vitin 1606 detari Portugez- Spanjollë, Pedro Fernández de Quiros erdhi në këtë ishuj si evropiani i parë.

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Parlamenti i Vanautusë ka një dhomë dhe 52 anëtar, të cilët zgjidhen çdo katër vite nga populli. Kryetari i partisë fituese të zgjedhjeve zakonisht automatikisht zgjidhet edhe kryeministër i Vanautusë. Kryetari i shtetit zgjidhet çdo pesë vite nga parlamenti dhe kryesit e qeverive të gjashtë provincave.

Njësit administrative[redakto | redakto tekstin burimor]

Territori i Vanautusë administrohet nga gjashtë njësi të quajtura Provinca. Provincat e Vanautusë janë:

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Vanautu është ishull pjesa më e madhe e të cilit përbëhet nga ishujt malorë të krijuara nga vullkanet dhe ka një klimë tropikale dhe sup-tropikale. Vendbanimet më të mëdha të popullsisë janë kryeqyteti Port Vila. Pika më e lartësia mbidetare është 1877 metra në Tabwemasana. Ky vend hynë në zonën ekologjike të Australisë

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekonomia e vendit është e bazuar në ekonominë primare dhe në një shkallë të vogël agrikulturë me të cilën merren 65% e popullsisë. Peshkimi dhe Turizmi (në vitin 1997 kishte 50 000 turistë) po ashtu kontribuojnë në ekonomin e këtij vendi. Në Vanautu ka disa minerale ndërsa rezerva të naftës nuk ka. Tatimet kryesore villen nga importi i mallrave.

Vanautu është një vend ku përpos tatimeve të importeve nuk ka tatime tjera.( shtetërore apo tatim fitimi etj.).

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Vanautua në Korrik të vitit 2004 ka pasur 202 609 banorë.

Pjesa dërmuese (95%) e banorëve të Vanautusë janë vendas (Malezianë ose Ni-Vanatuana) pjesa tjetër e popullsisë përbëhet nga evropianët, aziatikët dhe nga ishujt e Oqeanit Pacifikë. Janë tri gjuhë zyrtare në përdorim: anglishtja, frëngjishtja dhe gjuha Bislama e cila rrjedhë nga anglishtja. Përndryshe fliten mese 100 dialekte gjuhësh të ishullit.

Religjioni dominues është Krishterimi i cili predikohet në disa Kisha.


Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Kultura e Shtetit

Qytete më të njohura[redakto | redakto tekstin burimor]

Më poshtë është një listë me emrat e qyteteve më të njohura të Vanatusë:

Të tjera[redakto | redakto tekstin burimor]

  * Telekomunikacioni
  * Transporti
  * Ushtria
  * Pushime


Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Vanuatu – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
 Commons: Vanuatu – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale