Varrea e Fterrës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Varrea e Fterrës është objekt turistik në fshatin Fterra.

Përshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pjerrtësia e shpateve dhe ndofta një lëvizje tektonika kane formuar një kon depozitimi, që mund të jetë më i madhi në Shqipërinë e Jugut. Dikur një lagje me emrin Çoke ne fshatin Fterra një përbytje disa ditore e lagjes së Çoke e cila sot quhet Varrè. Banorët e lagjes që sot quhet Varrè u shpërndanë në dy brigjet e afërme në vendbanimin, andej: Kofinaj-Rukaj-Zhupaj dhe këtej: Mataj-Gjonaj-Korkutaj-Shehaj-Gjonikaj.

"Në anët e saj shfaqen kalldrëmet e bukura e shumë të lëmuara (tek shtëpia e mësues Neimit (mbiemri ?) dhe përtej në mehallen e Kofinaj)".

Legjenda[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

“Më parë shtrihej poshtë te varréja (zalli). Po shumë kohë më parë për tre ditë e net u vithis dhe u mbulua me zall (varré) që vinte si lumë nga lart. Edhe më vonë kur u mbyt Mevlani varrea lëvizte si lumë. Kjo ka qënë vonë” – [1].

Kur isha i vogël dhe shikoja kalldrëmet e bukura e shumë të lëmuara nga këmbët (tek shtëpia e mësues Neimit dhe përtej në Kofinaj) më dukeshin si gjymtyrë të një të varrosuri gjigant. Ç’donin ato fragmente të çuditshme kalldrëmi, vetëm në ato dy skaje ?

Sizmologji[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Profesor Eduard Sulstarova e ka bërë objekt studimi zonën e Fterrës.

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Jakup Mato në gazetën "Fterra jonë" Nr.3 – shtator, 1997.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Jakup Mato në gazetën "Fterra jonë" Nr.3 – shtator, 1997