Varrezat e Delmaces

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Për më se një shekull, varrezat e Delmaces kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve vendas e të huaj. Gjetjet në këtë varrezë u bënë të njohura në kryeqytetet e Evropës Perëndimore me emrin "Kultura e Komanit". Meqë Delmace i përket fshatit Koman, 4 km në lindje mbi një lartësi prej 568 dhe me një diametër afro 500 x 500 m.

Emri Delmace/Delmace, kështjella me kishën e Shën Kollit janë parë kalimthi, pa u përfshirë në kërkime të mëtejshme arkeologjike. Një zbulim shumë i rëndësishëm për historinë lihet përgjysmë, mënjanohet nga interesat arkeologjike si është mënjanuar këto pesë dekada Veriu ynë.

Delmace me rrethinën është aq tërheqëse në enigmën e vet saqë edhe pse kam shkuar atje pesë herë (1956, 1960, 1972, 1986), prapë e shoh të nevojshme të bëj hulumtime aty. Më 1956 u mahnita me bukurinë e atyre lartësive me luginën e bukur të Drinit poshtë 850 m, saqë premtova të mos i harroja këto vende dhe të shkruaja për to. Islam Beqiri, një prej pjesëtarëve të atij grupi, i dashuruar pas vendlindjes ma la amanet që ta mbaj premtimin. Ai ka vdekur me kohë po ka lënë pas një familje të nderuar. Amaneti i tij sikur ma kujton premtimin. Dhe unë jam përpjekur të hulumtoj kryesisht në fushën e toponimeve të Delmaces, ku kam dalluar:

  1. Vorret e Delmaces, mbi një rrafshinë në jug të kështjellës;
  2. Kodër Vorrezë, Vorrezë kodra mbi shpinën e saj shtrihet varreza.
  3. Qafa e Delmaces, mes Kodër Vorrezë e Majës së Cungut të shkëmbit të kalasë.
  4. Kalaja e Delmaces, 4 km nga Komani, 12 km nga Puka.
  5. Kroni i Delmaces në juglindje të Kodër Vorrez, humbur mes gurësh;
  6. Masdelmace ana perëndimore e shpatit të Koder Vorrezë;
  7. Gryka e Delmaces, në veriperëndim të Masdelmaces.