Varronis De re rustica

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
De Rustica, Varro (XV sec., Biblioteca Medicea Laurenziana, pluteo 51.3)

Traktate mbi ekonomin fshatare
(De re rustica)

Është vepër e shpërndarë në tre libra e Varroni autorit më prodhimtar të kohës antike. Këtë vepër autori e ka shkruar në një moshë të thyer dhe vepra është në trajtë dialogu. Autori aty jep mendime të vleshme mbi kultivimin e tokës, mbi rritjen e kafshëve shtëpiake dhe të shpendëve, të bletëve dhe në përgjithësi për bagtinë dhe blegtorinë.

Në dialogjet e prezantuara në këtë vepër, që zhvillohen në Epir, autori jep të dhëna mbi zhvillimin ekonomik të këtij rajoni i cili ishte relativisht i lartë.

Pjesët më interesante të kësaj vepre për lexuesin shqiptar janë:

  • Libri I : 17
  • Libri II: 1-10


Burim i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]