Vartësia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kuptimi vartësi, përmbledh marrëdhëniet pa të cilat pjesëtarët nuk mund të ekzistojnë apo të krijojnë mundësitë që nevojiten pa palën tjetër. Kurrë flasim për njeriun, është bërë shprehi dhe anojmë ti vëmë në ballë-ballë vartësinë dhe lirinë, gjë që nuk ka themel të shëndoshë sepse çdo vartësi nuk e mposhtë lirinë. Vartësia që nuk është pasojë e ndonjë ndërtimi shoqëror apo shprehije vetanake e cilësuar si e tillë, është vetëm vartësi e cila na drejton nga nevoja natyrore. Prandaj themi se të gjitha qeniet e gjalla kanë nevojë për një përzierje vartësish që më saktë njihen dhe pranohen si marrëdhënie në mes të llojeve dhe bëjnë pjesë të ekosistemit, sidomos të ushqyerit e kjo, edhe pse nuk është një liri absolute, nuk mposhtë lirinë dhe nuk pengon të konsiderohemi si të lirë përderisa njëra palë parapëlqen një reciprocitet dhe baraspeshim të marrëdhënieve jetike për të gjithë të kyçurit. Poqese shtyhemi të kërkojmë lirinë absolute, fuqinë dhe mundësinë për të jetuar, vendosur dhe lëvizur në hapësirë plotësisht i pavarur nga gjërat, qëndrimet dhe ligjet në natyrë do të thotë, të kërkojmë cilësi hyjnore që i ka vetëm ai që krijon çdo gjë nga asgjë, ai që është mbi të gjitha që shohim ose jo, që egzistojnë ose jo, e ai është Zoti. Të kemi nevojë, si që është edhe fakti, për ajër që na mbanë gjallë është provë se na nuk jemi të aftë për vetegzistencë e kjo nuk na ndanë nga liria sepse kjo jetohet dhe përjetohet si një marrëdhënie me natyrën dhe krijuesin e tij që na përkujton njohjen e vartësisë në mes llojeve dhe vartësisë hyjnore dhe assesi humbje të lirisë.

Janë vartësi të dëmshme familjarizimet në shkallë të ndryshme të shumë vetive që kanë kaluar në shprehje të rëndomta të mungesës fizike apo të prodhimeve të ndryshme që edhe përbëjnë në një moment akoma më të komplikuar, sjelljen dhe kërkimin e një prodhimi, objekti apo dëshire të pakontrolluar. Abstenimi është i pamundshëm dhe shkakton çrregullime shpirtërore dhe dhimbje fizike. Vartësia fizike për diçka shëndrohet në nevojë trupore dhe shpirtërore dhe çon në kërkim më të shpeshtë të së njëjtës duke rritur kështu vartësinë psikike të individit, që ndikon dhe ndryshon rrënjësisht natyrën dhe mënyrën e jetës në kuptimin shoqëror dhe vetanak. Këtu kemi të bëjmë edhe me obsesionet psikologjike seksuale dhe lojërat e fatit (bixhoz).

Vartësia, që unë do ta quaja vartësi bashkëkohore e që radhitet në grupin ashoqëror janë gjunjëzimi para lojërave video, televizioni dhe lojrave të tjera individuale. Këtu bëjnë pjesë edhe adikcionet shoqërore të kohës. Këtu bëjnë pjesë edhe obsesionet psikologjike seksuale si dhe televizioni, puna dhe ushqimi. Por a janë këta të gjitha forma të humbjes se lirisë ? Po a e kemi pasur lirinë nga lindja ? Jo. Ajo nuk vjen me lindjen. Ajo mësohet si që mësojmë edhe sjelljet e doket tjera në mesin ku jetojmë. Njeriu lind nga natyra, egërsirë. Ai mëson sjelljen, mirësinë ndjenjën e dashurisë dhe të dhimbjes. Përshtatja dhe largimi nga egërsia, abstenimi nga vrasjet dhe sjelljet të cilësuara të dëmshme bëhen « detyrim » shoqëror, por kjo vartësi nga dorëheqja e pulsioneve të egra a është humbje lirie ? Jo se këto janë vartësi të ndërtuara në mirëkutim të ndërsjelljes midis qenieve dhe ky është rrjet i lidhjeve të lira që nënkupton lirinë për të zgjedhë dhe jo një varshmëri patologjike apo të mbjellë nga raste të ndryshme të jetës dhe nuk përkojnë me forcën e familiarizimit me diçkafin apo pas diçkafit.

Element mjaftë aktual që çon në varshmëri është edhe dëshira e madhe për të njohur të panjohurën dhe animi për kënaqësi të pashtershme dhe ripërtrirëse. Në këtë kontekst hyn edhe vartësia e frigës nga vetmia dhe mungesa e fuqisë për të përballuar mungesat. Nëse përballohen këto ndjenja dhe nëse mësohet pozitivizmi i jetës dhe lidhja e vartësisë ndaj Krijuesit të gjithësive, bën të lumtur të qenurit rob i tij se vetëm atëherë nuk ka vartësi të lindura apo të fituara që pasojnë në jetë. Çdo pasion, çdo dashuri, çdo lojë e argëtim do të jetë i matur, do të ndihet e do të jetë liri dhe jo skllavërim e vartësi që shkakton varë të rënda vetanake, familjare dhe shoqërore.

Vartësitë që na sundojnë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për të thënë që në fillim peshën e robërimit nga gëlltitja e substancave psikoaktive në përmasa të shndërruara në vartësi: ata rijnë të ngulitura në tru për sa jeta. Asnjëherë nuk mund të themi se shpëtuam përgjithmonë. Vartësitë e fituara nga ky lloj substancash në rastin dërmues nuk janë dëshira të tepruara ndaj ahengut apo çdo lloj ahengu tjetër se ata janë prezente edhe pa ndihmën e tyre. Konsumimi është pasojë e dëshirave shtazarake të subjektit. Por të shohim se pse nuk ka mundësi të shkëputjes së sigurt nga këto substanca. Shembulli më i mirë është se edhe pas shum vjetësh abstenimi, mjafton një rikëthim i vetëm për të filluar konsumin. Mjafton që ish alkooliku vetëm ti marr erë pijes "së vet" për t’iu rrekur gotës. Një përjashtim shumë i vogël bën ngadisaherë kokaina për të cilën do të shohim më tutje. Kur të flasim për duhanxhijt, nuk do të shërbehem me asnjë statistikë për të vërtetuar të vërtetuarën nga të gjitha qendrat botërore për shërim dhe statistikë. Unë do të ndalem në rastin konkret të vet bisedave në mes vete kur flasim mbi ata që lan duhanin me muaj e vite. Sa nga ta qëndruan për tërë jetës dhe sa nga ta i u rekën përsëri nikotinit. Disa edhe në mos më shumë herë e lanë dhe prapë e ngjitën duhanin me arsyetimin e llojit : «  Erdhi tezja nga fshati dhe më tregoi se i kishte ngordhur dhija e më ra keq… U mërzita shumë për te dhe e ndoza një cigare, sebep dhija e ngjita përsëri këtë …. » Ky është vetëm një ilustrim mes arsyeve banale kur rimirret duhani e pra, nëse dini dikend me të vertetë t’i ketë rezistuar tentimit, a nuk është ai vallë dikush që i kanoset rreziku i vdekjes së afërt nga duhani...?

Momentet kritike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë jetës, çdo kush pa përjashtim, kalon, përjeton dhe ndien dobësi në raste të ndryshme si që janë ndarja nga të dashurit, dashuria e humbur, ndjenja e vetmisë, mossuksese shkollore e profesionale e shum të tjera shkaqe të panumërta. Në këto kohë jemi më të ekspozuar kanosjes… Mjafton që njëherë të kërkojmë ikje nga vuajtja nëpërmjet ndonjë mrekullije që na e këthen harenë. Mund të jetë kjo një lojë falas në internet dhe truri haron vuajtjen duke u dhënë pas sensacioneve që sjellë ky aktivitet. Euforia, dopingu, dëshira për të fituar dhe ja, mendimet e lodhshme këthehen dikah tjetër. Shumë mirë në fillim, dhe pasiqë çdokush është i lirë të « shërohet » me lehtësi e pa pasoja eventuale anësore nga ndonjë prodhim farmakologjik, në mënyre naive i nënshtrohet vesit që kalon me furi në vartësi.

Shum më të ekspozuar janë adoleshentët se ata, lojërat i kanë në fillim për argëtim që së shpejti kthehet në katrahurë për ardhërinë e vet si edhe për prindërit që përjetojnë zbarpsjen e fëmisë në shkollim dhe dëshirë për punë. Por, ky grup moshe, është gjithashtu i ekspozuari i parë ndaj drogave të ndryshme që shëndrohen në sëmundje (toksikomania tani konsiderohet sëmundje dhe fatmirsisht kjo tendencë e kaplon gradualisht tërë botën kështuqë kurrimi mer përmasa serioze pa paragjykime fyese) të gjatë dhe të mundimshme për shërim.

Konsumimi i parë kaloi. Pason familjarizimi që vjen menjëherë pas të dytit apo të tretit kontakt dhe tani më flasim për robërim ndaj substancës (apo objektit).

Faktori gjenetik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Duke konsultuar studime të ndryshme gjenetike e psikiatrike, nuk është aspak për të lënë pas dore të dhënat se nuk egziston një gjen i vetmuar i familjarizimit me substancat psikoaktive... Përkundrazi, këto gjene janë në numër të madh. Në këtë kontekst, duhet pasur parasyshe se ata që anojnë gjenetikisht nga një substancë e kur bien në kontakt me të shprehin gatishmëri e anim të lidhen më shpejtë ndaj prodhimit të "njohur" dhe "drita" e gjelbër ndizet menjëherë pasiqë nga e para sekretojnë dopaminë (për një cigare duhan, sekretimi zgjat rreth 20 minuta) kurse ky proces te persona të tjerë zgjat dukshëm më pak. Nëse kësaj dashurie në kontakt të parë ia shtojmë edhe faktorin psikologjik e karakterial, atëherë robërimi është i rrufeshëm.

Faktori ikje nga vuajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Faktori tjetër është ikja (dalja) nga vuajtja. Mungesa e aftësisë për të duruar dhimbjet psikike apo fizike çon subjektin që në çdo mënyrë të kërkoj lehtësues të jashtëm. Shpëtimi, sidomos në kohët më të reja është para dore, në çdo kënd e rrugë...

Faktori senzacion[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në këtë grup më së shumti i gjejmë ata që kërkojnë senzacione në ndërmarrje sportive spektakulare. Nga pamundësia për arritje maksimale ose nga kalimi i moshës (plakja sportive), fillon mungesa e kënaqsive të kërkuara dhe paraqitet shpraztia psikologjike për senzacione. Ky grup, më së shumti i bën thirrje alkoolit dhe drogës…

Faktori shum i rëndësishëm që çon shpesh në greminën e vartësisë nga substancat psikoaktive është gjallëria e tepërt e trurit. Këto personë nuk janë në gjendje të përqëndrojnë mendimet e veta në një rradhitje të rendomtë mbi diçka. Ata mendojnë pa pushim mbi qindra e mija gjëra në të njëjtën kohë. Nuk janë asesi në gjendje të shkëputen nga ku varg i pafund dhe mënyra për ngadalsim të eja-shkove trunore zakonisht kërkohet në kokainë…

Faktorët e lartëpërmendur ndihmuan shum në betejën e disa mjekëve shkencëtarë të mirëfilltë që më në fund, në shum shtete vartësia nga substancat psikoaktive të numërohet sëmundje dhe kjo bën të mundshme përcjelljen më adekuate për ndihmë dhe shërim të personave të prekur nga kjo barrë e rëndë psikofizike që demton rëndë edhe shoqërinë moderne në mbarë botën. Sot njihet shkenca dhe specializimi mjekësor në termin mjek-adiktolog e që mer më së miri për sipër kurrimi nga këto vartësi).

Familjarizimi dhe skllavërimi nga droga

Alkoolizmi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndër vrasësit e ngadalshëm shumë të përhapur është alkooli. Dëmet shëndetësore dhe simptomat e shfaqura nga individët e alkolizuar rradhiten në rangun e drogës. Si edhe duhani, ai vret ngadal dhe shum shpejt. Numri i viktimave është shum më i lartë edhe se nga drogat e quajtura të forta - të ngurta. Përpos rrezikut të pakundërshtueshëm nga vdekja e parakohshme, qëndron edhe sindromi i rëndë i përjashtimit nga jeta shoqërore që akoma më tepër shton oreksin (poqese doni, po them etjen) për të pi gjithënjë më tepër pasiqë personi e ndjenë thellë këtë hedhje anash…

Një shembull tejet i rëndësishëm në botë këtyre viteve të fundit i cili demaskon përfundimisht pirjen me masë : një gotë venë prej dy dcl mjafton për të ngrënë një dënim të madh të qarkullimit rrugor dhe në rast përsëritje tërhjekje të lejes për grahje. Zero presje pesë përmijëshi në gjak është jashtë mase… No comment për ata që pijnë dhe propagandojnë "masën" dhe njëherit le të urdhërojnë e zbulojnë pse ky kufizim rigoroz i përqindjes…

Kur bisedojmë për dëmet e alkoolit, do të përmend faktin se vetëm në Francë evidentohen prej 3 000 gjer më 7 000 lindje me deformime neonatale në vit. Nuk do të merrem më tepër me statistika sepse qëllimi i shkrimit është i tjetër natyre…

Shërimi nga kjo vartësi alkoolike është shum i vështirë, gati i pakapshëm. Gëlltitja e ilaçeve që provokojnë të vjellura nuk ndihmon aspak se ata nuk shërojnë dhe e largojnë nga ditët e para të kurrimit pacientin nga marja e tij. Nuk ndihmojnë më tepër as kontrollet rigoroze nëpër qendrat spitalore të "shpërlarjes" sepse me të dalur nga ky "karantin" subjekti i rreket gotës dhe vartësia qëndron pa ndërprerje. Rastet e largimit nga gota janë shumë të rralla gjë që të gjithë e dijmë nga vet jeta e përditëshme. Mundohuni ti numëroni në gishtat e njërës dorë njerëzit që i njihni si të varur nga alkooli e që kanë arritur të largohen definitivisht nga konsumimi qofshin ata edhe njerëz që thonë për vehte se pijnë me mend.[1]

Mbrojtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Për t’u mbrojtur më së miri nga një robërim eventual, mënyra më e mirë dhe efikase është që tryezën tuaj prindër, ta mbushni me pije freskuese natyrore, minerale dhe lëngje tjera pemësh duke i larguar rreptësisht aperitivët e ndryshme.
  • Nëse vërreni se fëmija i juaj (sidomos në adoleshencë) pin alkool, dijeni se ai tanimë gjindet ne fazën e keqpërdorimit dhe kërkoni ndihmën e specialistit përkatës se si që përmenda, shumë shpejtë bëhet vonë dhe shërimi, tejet i pasigurt.

Kanabis (marihuana, hashishi (hashashi) dhe vaji (është shumë pak i njohur)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tendencat për ta quajtur këtë drogë të butë që nënkupton të parrezikshme, krijon një mundësi më tepër për t’u kapur pas saj. Harohet se këtë "kullosë" e përdorën me shumicë rinia dhe fëmijtë. Them fëmijtë se fillohet aty nga mosha 13 vjeçe dhe kështu shkatërron pa mëshirë ardhmërinë e brezit më të njomë. Kjo drogë përdoret apo nisë të përdorët më me pakicë mbi moshën 30vjeçe kurse nga mosha 50 vjeçare e më lartë ajo nuk gjen përdorim gati fare.

Përndryshe dihet se në botë, vendin në e parë qëndron Zelanda e Re me 75% konsumatorë dhe pas saj vijojnë ShBA etj.

Vartësia nga kjo drogë shkaktohet se ajo liron dopaminë që sjellë ndjenja të kënaqësisë e mu kjo është karakteristika kryesore e të gjitha substancave që mbjellin këtë veti. Në rastin konkret, kalimi nga përdorues i herpërhershëm në kronik bëhet nga ai moment kur subjekti konstaton apo ka ndjenjën se kjo i ndihmon të jetoj më mirë. Që nga ky moment, flasim për vartësi të vërtetë. Rreziku tjetër qëndron edhe aty se muajtë e parë kjo drogë nuk shkakton një vartësi. Vetëm pas muajëve të parë personi fillon të mos mundet pa të. Tani shpresat se një ditë jeta do të vaj mbarë dhe se më nuk do të ketë nevojë për këtë substancë e do të shkëputet vetëm me një të thënë "ndal" ose me një kurrim të thjeshtë është një utopi e mbjellë në tru si përgjigje shpresës se një ditë do të largohemi nga kjo vartësi…

Kokaina[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo drogë njihet me famën se të çmend. Eh po. Ajo të bën zot të botës dhe të qiejve... Kënaqsia më e madhe qëndron se zbritja nga qielli nuk është e shpejtë si me substantcat tjera psikoaktive. Zbritja në fer vjen vetëm pas 3-5 ditësh. Ja pra pse disa mendojnë se kokaina nuk na skllavëron. Por nuk duhet haruar se me të vërtetë në fillim konsumohet vetëm në fund të javës. Ani mirë pra, e nëse këtu nuk shofim një vartësi atëherë pse nevoja e pakalueshme që të konsumojmë përsëri në fund të javës tjetër? Kur zbritja fillon, e ajo është ramje e lirë nga lartësia, shumica e kokainomanëve përdor parashutën për ngadalsim, parashutën alkool. Megjithatë, çdo gjë ngatërohet : puna e zemrës, shtypja, fëlçijtë nguren e dhëmbët kërcëllojnë edhe pse personi nuk e dëshiron këtë, muskujtë iritohen e nuk lënë të qetë. Kulminacioni i ferrit : dëshira e dhetëfishtë për dashuri shëndrohet në hî. Çfarë debakli i paparë ! Po paranoja ? Çka t’i bëjmë asaj ? Friga nga vdekja, frika nga përcjellja e agjentëve të ndryshëm ?! Krejtë këto uragane shpirtërore çojnë drejtë vetëvrasjes.

Është e njohur se kokaina shëndron personin në megaloman dhe çdo zbritje në dinamikën e jetës reale bëhet fer. Duhet përsëri produkti që liron dopaminë për tu ngritur në lartësi mbretërore të botërave...

Përpos kësaj, si kulminacion, kokaina e ka një veti tjetër shumë të keqe : rëzon shpejtë. Shpesh brenda disa muajve, por e ka një, më lejoni ta quaj, të mirë ndaj drogave tjera. Ajo pas një kurrimi korekt disa mujorë, ka gjasa shumë më të mira mbi të gjitha prodhimet tjera psikoaktive, të harohet përgjithmonë. Më një fjalë, mjekimi nga vartësia me kokainë është më i suksesshëm...

Heroina[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo substancë ka famën të jetë prind, shok besnik që na mbron… Ditën na e bënë të bukur, natën na e bënë të bukur.

Por kur mungon ? Por para se të mungoj ?[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Para se të mungoj dashurohet aq shumë sa që shpesh e konsumohet me tepricëfatale, vdekjeprurëse. Nuk ka aspak ironi es as humor të zi dhe as që është qëllimi të arrij një efekt të tillë. Shprehem në këtë mënyrë vetëm për të vënë në pah sa më dukshëm rrezikun që bartë me vehte ky prodhim morfik e që ofron një rehati shpirtërore, eufori dhe ekstazë. Ndikon në formë të anksiolitikut dhe antidepresor. Mirëpo kjo nuk zgjat vetëm disa muaj të vegjël dhe pastaj fillon koha e nevojës së pashtershme (craving). Këto kohë shpesh fillon epopeja e shtimit të dozës. Mungesa që paraqitet përcillet me djersitje, dridhje të trupit, pagjumësi, vjellje dhe shtrembërim psikik. Për më tepër, kjo drogë në sytë e masës është një nga më të këqijat. Ajo simbolizon stërngarkimin dhe vdekjen. Mos të flasim për vitet AIDS kur përdoruesit e heroinës ishin grupi më i kanosur se huazonin gjilpërat nga njëri tjetri kështu përhapnin epideminë. Dhe ky rrezik nuk është çrrënjosur akoma, sidomos në vendet ekonomikisht të dobta ku mundësitë për preventivë janë mizerje e vërtetë.

Ecstasy[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo sintezë daton prej kohës së para Luftës së Parë botërore dhe dallon krykëput nga ditët e sotshme. U zbulua në Gjermani dhe përdorej në rradhët e ushtrisë për të mposhtur lodhjen, frikën, urinë… Në vitet e shtatëdhjeta paraqitet përsëri në mjeksi (ShBA) me qëllime terapeutike por u përjashtua shpejtësish nga autoritetet dhe u shti në grupin e narkotikëve të ndaluar nga ana OKB.

Ajo që nuk gjeti aplikim në psikiatri, gjeti vend në gjeneratat më të reja poashtu viteve të shtatëdhjeta në Kanadë e më vonë në Evropë dhe vende tjera të botës.

Nga përdorimi i parë, përmenda më lartë, sot nuk ka mbetur asgjë se tani kjo substancë që duhej ngritur efikasitetin e luftarëve, u shëndrua në "pilulë të dashurisë". Sot kjo substancë në hapat e para edhe nuk është aq tërheqëse se sjellë ankth dhe tharrje të gojës (kanoset një rrezik i madh nga dezitraimi, është mjaftë me rendësi që konsumatori të mar shpesh ajr të paster jashtë lokalit dhe të pij me shumicë langje (shih edhe më poshtë!) dhe ngren presionin arterik, mirëpo, këto efekte kalojnë shpejtë dhe fillon faza e hapjes ndaj botës, ndjenja e mirë shpirtërore dhe e lirisë. Dëshira për atmosferë të mrekullueshme dhe prekjet trupore të afërta janë vetia dhe efekti i dëshiruar dhe i korrur në këto momente. Ja pse ecstasy bëhet pilulë e diskotekave dhe mbrëmjeve muzikore (sidomos tekno).

Efektet zgjasin 4-6 orë pas konsumimit e në raste të dozës së shtuar edhe gjer me 10 orë. Mirëpo pas kësaj kohe paraqiten orët e zbehjes që mund të zgjat gjer më tri ditë e që mund lehtësisht të provokoj depresionin psikik.

Është me rëndësi të përmendet se në fillim kjo substance provokon gjithashtu mungesë të langjeve, ngren temperaturën trupore dhe vështirson pas masë muskujtë dhe veshkët. Kjo sjellë pas vehte epilepsi e në raste më të rralla paraqitet të verdhit (hepatiti) akut dhe helmues që sjelle vdekje të shpejtë.

Është shumë e rëndësishme që përdoruesit e kësaj substance që së paku të kenë kujdes të madh gjatë konsumimit sepse në këtë grup prodhimi bëhen spekulime të mëdha e duke u zëvendësuar përbërja me elemente mjaftë të rrekikshme si që janë psikotropet e llojit të amfetaminëve, barbiturikët analgjesikët dhe të tjera produkte që këtë pilulë e bëjnë akoma më të kanosëse.

Si përfundim them se duhet ndoshta pritur edhe 3-5 vjet për të mundur të flasim më mirë e më qarët për pasojat dhe dëmet e kësaj droge relativisht të re. Sa prej konsumuesve do të paraqiten me deficite të ndryshme në kuptimin relacionel, emotiv dhe sindromë të parkinsonit?

Para se të mbyllë punimin, këshilloj të gjithë që konsumojnë qoftë dhe vetëm në raste të ralla këtë pilulë të konsideruar si më e parrezikshmja, të ju drejtohen specialistëve adekuatë për konsultime dhe ndihmë që zvoglon reziqet që janë përpara…

Duhani[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbi pakot e duhanit në shumë vende të botës tani shkruan se duhani shkakton vdekjen. Simbolikisht shprehur, cowboy-i i Marlboro-s "vdiq". Po pra duhani sjell vdekjen e parakohshme. Ai vret dhe vret me një "ngadalë" të shpejtë, por me mundime të gjata. Vrasje mizore… Sëmundje e mushkërive, eshtrave, mëlçisë, trurit. Këtë e them duke u bazuar në rezultatet dhe parashikimet mjaftë serioze të realizuara nga qendra të specializuara si dhe nga Qendra Botërore për Shëndetësi (OBSh) që vlerëson se më vitin 2020 shkaku kryesor për vdekje të parakohsme do të jetë duhani.

Për të kuptuar këtë edhe nuk duhet shumë filozofi sepse mjafton të shofim moshën e atyre që fillojnë duhanin dhe do të shohim se thithjet e para të drejtpërdrejta bëhen nga mosha 11-12vj. Të mos flasim për fëmijtë e ekspozuar tymit (së pari të prindërve) që nga fetusi e poqese doni edhe para, pasiqë prindërit kanë të rrasura qelizat e tyre me nikotinë. Në vend që vehten e sidomos foshnjen të ushqehet me frute e bylmet, prindërit duhanxhi, i japin të gëlltis katran…

Të këthehem rishtazi te mosha e parapërmendur dhe të them se tanimë në botë, dihet se nikotini edhe nuk është dëmi i parë dhe shkaktues kyq i vartësisë ! Fabrikantët e cigareve me mjeshtri shtuan amoniakun dhe përbërje tjera që ndihmojnë në përmirësimin e shijes së tymit e sidomos rrisin vartësinë. Amoniaku vet rit shpejtësinë e lirimit të nikotinit kështuqë ai arrin në qendrat trunore shumë më shpejtë se duhani i dikurshëm i tharë në mure dhe i thurrur me dorë. Ata përdorën (dhe përdorin) metoda të rafinuara reklamuese me llojet e tyre "light" dhe "superlight" që ishin të dedikuara tregut femëror. Suksesi qe i rrufeshëm. Femra nuk u barazua ndoshta me mashkullin por iu afrua dhe tani qëndron vetëm një hap të shkurtër pas në këtë vartësi.

Duhani bëhet edhe psiqikisht i dëmshëm që nga momenti kur paraqitet frika e ngeljes pa të. Sa herë duhanxhiu i thot së pari vehtes : "Ah jo, nuk mund të hyj në shtrat pa cigare rezerve se nuk më mer gjumi pa to. Nëse natën zgjohem e nuk mund të flej përsësi çdo të bëj pa cigare ???" Por kjo është vetëm fillimi i psikozave. E keqja më e madhe vjen në momentin kur duhanxhiut i paraqitet dëshira për ta lënë cigaren. Me ditën që abstenon nga tymi, fillon depresioni, nervoza, pagjumsia, trashja, vetjaksia (egoizmi) dhe irritime të rrufeshme për çdo imtësi e nga çdo imtësinë. Edhe ndërprerjet më të shkurta krijojnë terrorizëm në tru dhe terorozohen edhe ata që jetojnë në bashkësi. Shembulli i besimtarit mysliman gjatë muajit të shejtë të agjërimit është më se i qartë... Megjithëse agjërimi është sublim, lumturi për këtë jetë dhë për jetën tjetër, duhanxhiu pak çan kokën. Ai është nervoz në atë masë sa që e tërë familja e lusin të ndërpresë agjërimin se ju nxinë jetën. Ai tani i shndërruar në monstër, arsyetohet se nuk mund të agjëroj për shkak të duhanit se nuk mund të rij pa të dhe bënë dy gabime të tjera në besim dhe në shoqëri.

Vartësia nga duhani është sëmundje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fëmijtë, adoleshentët dhe ata të moshave më të shkuara është mirë të kenë njohuri të qarta mbi kohëzgjatjen e ahengut të duhanit. Kjo zgjatë disa javë dhe pastaj më kalon në vartësi kryeneçe jetësore. Përfundimi im është se duhani është vartësi fizike, psikologjike, e sjelljes dhe e gjesteve. Ani të shohim edhe pse duhani është dashuri e pasion i përjetshëm. Dashuri se nuk mund të shkëputemi nga vartësia e tij lehtë dhe pasion pasiqë për çdo cigare të ditës (nuk jam duke bërë ironi, vetëm ju përkujtoj senzacionet që rrjedhin nga ky pasion) e njohim me emrin e vet përkdhelës, ledhatues, hyjnor…Duhet të them se mes këtyre momentve të dashurisë me cigaren vetëm ajo që e quajmë « cigare esull » tingëllon pak ftoftë e krejtë çka vijon pastaj është « një me kafe – çaj », « cigarja e pritjes së autobuzit », « para se ta ndez veturën », «  e pushimit », « e drekës », « e pas ëmbëlsisë » e kështu me rradhë deri te ajo e « pas dashurisë » (pyete partnerin (partneren) tënd(e) që nuk e pi duhanin si e quan këtë cigare !).

Krejtë këto emra e sjellje a harrohen lehtë ? Ish duhanxhiu a guxon më ti afrohet cigares, ta ndezë vetëm për një rast dasme apo tubimi mes shokësh. Ai më nëse don me te të vertëtë të rezistoj vartësisë nuk guxon as në një zi më të madhe të thithë tymin... Duhet të ndalemi në psenë e kësaj që po them ?

Të këthehem edhe një moment tek prindët duhanxhi dhe fëmijtë e tyre. Krahas rrezikut për shëndetin e vet subjekti ndikon shumë negativisht tek fëmijtë e vet se dihet nga gjithherë se ata identifikohen në radhë të parë me prindët dhe... me mësusesin. O fatkeqësi për atë fëmi që njëri nga prindët e pin duhanin! O mjerim mbi mjerime për atë fëmi që të dy prindët e pijnë duhanin dhe mësuesi ia vëndon kapakun krejtë këtij çulli që ia përgatisim fëmisë duke qenë plotësisht koshientë se bëjmë krim. Adiktologët arrijtën të tregojnë se vartësitë nga drogat, pra dhe duhani janë sëmundje. Fatmirsisht trajtimi i personave të prekur nga këto vartësi bëhet në mënyrë më adekuate por kjo njëherit na bën të ditur se na me pirjen e duhanit e sëmujmë fëmiun tonë... Ja pse duhanxhiu është egoist… Gruaja që ndërpret duhanin gjatë shtatzënisë por i kthehet tymit ditën e lindjes së fëmisë është kulmi i të gjithë egoizmave… Nuk flas për shtatzanën që gjakun e vet e ka të lidhur nëpërmjet kërthizës së foshnjes dhe në vend të ushqimit të shëndoshë, i dhuron për ushqim: duhan, alkool...

  1. ^ "Alcohol Detox: Withdrawal, Symptoms & Treatment". luxury.rehabs.com (në anglisht). Marrë më 2021-03-04.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)