Vdekja më vjen prej syve të tillë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Vdekja më vjen prej syve të tillë
AutorRexhep Qosja
Gjuhashqip
BotoiJeta e Re

Vdekja më vjen prej syve të tillë është roman i autorit Rexhep Qosja, i botuar për herë të parë në vitin 1973 në disa numra të revistës Jeta e Re, ndërsa më 1974 si libër më vete nga shtëpia botuese Rilindja.

Përmbajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Autori rrëfen jetën e banorëve të Vajazanit, në veçanti për Xhezairin Gjikën, rrëfimi mbi të është realizuar prej tre kënde të ndryshme këndvështrimi. Xhezairi duke veçuar disa nga çastet kyçe të jetës së vet, hedh dritë të fuqishme mbi esencën e raporteve ndërnjerëzore dhe ambientit. Rrëfimi bëhet në dy linja: Në përjetimet e drejtpërdrejta të tij dhe nga frymëzimi që merr nga soditjet që I bën ambientit dhe njerëzve.

Përveç në Prishtinë romani "Vdekja më vjen prej syve të tillë" është botuar në vitin 1987 edhe në Tiranë, me inisiativë të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili kishte lexuar botimin e shtëpisë botuese Rilindja të Prishtinës dhe e kishte pëlqyer. Më vonë Kadare e rekomandoi romanin e Qosjes edhe në Francë dhe ai u botua atje,[1][2] në vitin 1994 me parathënie të Kadaresë.[3]

Botimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • "Vdekja më vjen prej syve të tillë", revista letrare Jeta e Re, 1973-1974.
  • "Vdekja më vjen prej syve të tillë", “Rilindja”, 1974.
  • "Vdekja më vjen prej syve të tillë", “Naim Frashëri”, Tiranë, 1987.**

**Përveç në Prishtinë romani "Vdekja më vjen prej syve të tillë" është botuar në vitin 1987 edhe në Tiranë, me iniciativë të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili kishte lexuar botimin e shtëpisë botuese Rilindja të Prishtinës dhe e kishte pëlqyer. Më vonë Kadare e rekomandoi romanin e Qosjes edhe në Francë, ku u botua në vitin 1994,[1][4] me parathënie të Kadaresë.[3]

Kritika letrare e kohës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kritiku letrar Ibrahim Rugova, në një artikull të botuar më 1974 në revistën letrare Jeta e Re thotë: "Qosja aplikon metodën integrale në studimet dhe në romanet e tij, të cilat, në raport me prozën shqipe, duhen parë si një paradigmë, që nuk i ngjajnë askujt".[5] Kritiku Ali Aliu në vitin 1974 e vlerësonte prozën e Rexhep Qosjes si "një fenomen të ri dhe në vete", duke shtuar se ajo bën "trajtimin më të thellë dhe më kompleks deri më sot në prozën tonë".[6]

Në "Le Journal de Seine et Loire" romani vlerësohet si kryevepër.[7] Në parathënien e botimit frëngjisht, Ismail Kadare ,[8] e paraqet romanin "Vdekja më vjen prej syve të tillë" para publikut francez si një vepër "me inspirim kafkian", "roman që prish qetësinë", një vepër që "profetizon apokalipsin".[9]11)(Nga libri "Parabola postmoderne", 2010) [10]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Zija Cela (7 prill 2018). "Si u botua në Tiranë romani i Rexhep Qosjes". Marrë më 24 qershor 2019.
  2. ^ Zija Çela (7 prill 2018). "Zija Çela: Një bashkëpunim me Kadarenë, mbi humbjet e kujtesës". Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2019. Marrë më 24 qershor 2019.
  3. ^ a b Elsie, Robert (2011). Historical Dictionary of Kosovo (në anglisht). The Scarecrow Press. fq. 386.
  4. ^ Zija Çela (7 prill 2018). "Zija Çela: Një bashkëpunim me Kadarenë, mbi humbjet e kujtesës". Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2019. Marrë më 24 qershor 2019.
  5. ^ Ibrahim Rugova, "Interpretime metodologjike e teknike të kritikës letrare", në “Jeta e Re”, 1974, nr. 6, f. 1102.
  6. ^ ) Ali Aliu, "Rrjedha dhe gjenerata në prozën tonë", në “Jeta e Re”, 1974, nr.6, f. 1904.
  7. ^ Nicole Zand, "Le malheur d’être Kosovar", në “Le Monde”, Parisi, 11. II. 1994.
  8. ^ R. Qosja, "La mort me vient de ces yeu-là", në Le journal de Saone & Loire, Paris, 13. II. 1994.
  9. ^ Ismail Kadare në parathënien frëngjisht të romanit "Vdekja më vjen prej syve të tillë". Shih: Rexhep Qosja, "La mort me vient de ces yeu-là". Traduit de l’albanais par Christian Gut. Preface d’Ismail Kadaré. Gallimard, 1994, f. 7.
  10. ^ ^
    1. ) Idem, f. 10. 9) Idem, f. 8.
    2. ) Idem, f. 21. 11) Ismail Kadare, interviste në "Republika", 10, III, 1993

Lidhje tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]